Lidhu me ne

Mix

Pse është Donald Trump i pasur dhe ju s’jeni?

be22a39292ed46fb385c17d00b4933b1

Ai ishte një fenomen, ne të gjithë e njihnim, por tani që shanset e tij për t’u bërë president i SHBA-ve u rritën, duam të dimë akoma më shumë. Dhe nëse ka një gjë që e karakterizon Donald Trump, është pasuria e tij.

Në një shkrim të publikuar në internet për portalin ekonomik Market Ëatch, eksperti Brett Arends shpjegon pse Trump është shumë, shumë i pasur dhe ne nuk jemi. Jo nuk ka të bëjë me të qenit më i zgjuar, më i shkolluar apo më i informuar. “Trump di një sekret që ne nuk e dimë: Përdor paratë e të tjerëve. Sigurisht që në mënyrë të ligjshme! Mënyra më e sigurt dhe me më pak risk është të “fusësh duart” në paratë e të tjerëve dhe t’i përdorësh ato në investime që ti i konsideron fitimiprurëse” thotë Arends.

Në fillimet e tij, Donald mori hua para dhe ngriti Kullën Trump dhe kazinonë Taj Mahal. Deri në vitin 1990 ai kishte fituar 9 bilionë dollarë! Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai shpallte falimentin dhe në këtë mënyrë detyrimet e tij ndaj bankave ishin zero. Në librat që ka botuar, Donald thotë që e ka bërë këtë gjë disa herë. “Nuk ka asgjë të gabuar përsa kohë që është e ligjshme” ka thënë ai.

Nëse të gjithë amerikanët kanë marrë një kredi për të paguar studimet, sigurisht që Trump s’do bënte të njëjtën gjë. Ose do ta bëntë dhe sërish do shpallte falimentin. Një taktikë tjetër që ai ka ndjekur është “Merr hua dhe investo në tregun e letrave me vlerë”. Mjafton të dish ku, si dhe sa. Për shkak të mungess së informacionit, shpeshherë në Shqipëri kurismet nuk shfrytëzohen ashtu si do duhej të bëhej. Njerëzit ose nuk kanë informacion ose nuk kanë guxim! E dini sa mundësi investimi ofrojnë bankat e nivelit të dytë? Shumë mundësi, por të paktë janë ata që i shfrytëzojnë. Duke filluar nga fondet e pensionit, bonot e thesarit ( ku ju investoni paratë dhe interesin e merrni që në fillim),  fondet e investimit europiane dhe shqiptare dhe depozitat. Vërtet ne nuk kemi një treg të mirëfilltë financiar, por nëse kërkoni do gjeni, do krahasoni dhe në fund, me pak nuhatje financiare si Donald Trump do fitoni!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet7 orë më herët

“Zgjedhjet ishin një farsë”, Berisha: U shkel hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta dhe kodi zgjedhor

Sali Berisha i quan farsë zgjedhjet e 11 majit dhe flet për ligjet ndërkombëtare e dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet...

Radar7 orë më herët

“Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, janë duke pranuar që Berisha ka ngordhur”

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia...

Kryesore8 orë më herët

“Samiti në Tiranë: Kryeministri Rama dhe Përfaqësimi Dinjitoz i Shqipërisë përpara Europës”

Samiti në Tiranë ishte një ngjarje madhore, një moment që i dha Shqipërisë mundësinë për të shfaqur fuqinë e saj...

Mix8 orë më herët

Sa hapa në ditë duhen për shëndet dhe humbje peshe?

Në një botë ku teknologjia na mban shpesh ulur, një veprim sa i thjeshtë aq edhe i fuqishëm si ecja...

Mix9 orë më herët

Eiza González zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Eiza González dhe Grigor Dimitrov kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre në Instagram. Të shtunën, më 17 maj, González...

Mix9 orë më herët

Publikohen mesazhet eksplicite të Diddy dhe Cassie

Gjatë procesit gjyqësor federal ndaj Sean “Diddy” Combs për akuzat e trafikimit seksuale, janë publikuar mesazhe private dhe eksplicite mes...

Mix9 orë më herët

Tom Cruise shpreh admirimin për Ana de Armas: E jashtëzakonshme

Në mesin e shumë paraqitjeve publike së bashku gjatë muajve të fundit, aktori Tom Cruise ka folur hapur për respektin...

Mix9 orë më herët

ADHD: Çrregullimi që prek mijëra fëmijë dhe të rritur

ADHD është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në përqendrim, vetëkontroll dhe sjellje, duke prekur miliona fëmijë dhe të rritur në...

Sport9 orë më herët

Lamine Yamal thyen rekord!

Fenomeni i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, po lë gjurmë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në...

Radar10 orë më herët

Nisin sulmet ndaj Jorida Tabakut: Ia bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën

Jorida Tabaku dhe ilir Alimehmeti, pavarësisht se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Sali Berisha, arritën një rezultat spektakolar...

Facebook