Lidhu me ne

Letersi

E kështu ik jeta

DinMehmeti21-191x300

Këndo ose vdis pa klithmë

Bëhu i blertë si unë
Më tha bari një natë
Këndo derisa të vallëzojnë yjet
Rreth diellit
Si fëmijët rreth zjarrit në tokë
E pastaj dëgjo oshëtimën
Pa fjalë nëpër botë
Lart do të mbesin kodrat duarthatë
E gurët breg rrugëve në mendime çarë

 

Këndo derisa të pëlcasësh
Si kripa në flakë vajto po të duash
Kosave të egra s’do të mund t’iu ikësh kurrë
Kur çmenden kohërat në furtunë…
Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
-Majat më të larta e hëngrën qiellin e zjarrtë
E shtegu i rrezeve e kërkon veten në breg…
I bukur është vetëm zogu në fluturim
Që me puhinë e krahëve të rreshk
Këndo ose vdis pa klithmë…

1978

 

 Të të pyes diçka

 

Ndalu bre Din
të të pyes diçka…

 

po ç’dreq paska ndodhur me ty
që vetëm gjysmën e dorës ma jep
e s’më shikon në sy
që dashuri pikojnë për ty ?

 

në këngët e mbrëmjeve
emrin ta rris
në ligjërimet e fyellit
gazin ta ruaj
që mos të bëhemi të huaj

 

ndalu
rrugën të ma t’fillosh
se tym i zi më ka hyrë në fjalë
se shi i zi në mendime m’pikon
e një re kuçedre
eshtrat e të parëve m’i shpon
e mbi kullë më tall
në agim e muzg

 

prandaj misrin e lash pa vadë
barin pa kosë
tufën duke blegëruar në vathë
e erdha të të pyes ç’kam bërë
se edhe qeni im në mua po leh
e nisem dikund
e s’arrij kurrkund
ndalu bre Din…

 

1984

 

Zogëza e Dukagjinit

 

I

Bukuria jote i djeg kufinjtë

E urrejtjeve të moteve,

Bukuria jote i kurorëzon agimet

E kuqrremta gjatë lindjeve,

Bukuria jote i bleron rrudhat e tokës

Së gjyshërve me shpresa të pavdekura

Sepse ke lindur në dasmën e madhe të punës

 

II

Ëndërrat e fshatit i ruan në çerdhet

E lejlekëve që shkruajnë emrin e kullave,

Lumenjtë e humbasin oshëtirën

Nëpër shtigjet e zemrës sate të pafund,

Këngët për ty janë fjalë që digjen në rrezet e tua

Sepse ke lindur për t’i zgjuar horizontet

E lindjeve tona të vona

 

III

Bukuria jote gjendet në thjeshtësinë

E lëvizjeve të shfrenuara rreth diellit,

Bukuria jote gjendet në harenë

E syve të rreshkurndër rreze,

Bukuria jote gjendet në turret

E përjetimeve të përditshme,

Sepse ke lindur të qëndisësh

Zemrat e plasura prej flakës.

 

IV

Prej syve të tu përvidhet rrezja

Që hap buzët e luleve të pranverës,

Prej duarve të tua përvidhet

Lindja e vdekja ime e nesërme,

Prej gjuhës sate përvidhet kënga

Që ruan porositë e tokës sime,

Sepse ke lindur të na rreshkësh

Në flakën e rrufeve.

 

 

V

Për ty djali i fshatit tim

Plagët e veta i ka quajtur lule,

Për ty janë kallë shtatë fshatra

E janë hapur shumë varre,

Për ty gjithmonë na ka rrudhur terri

E na ka shkrumuar dielli me lot për faqe

Sepse ke lindur për të zgjatur jetën

Mbi mordjet e paemra!…

 

1969

 

 

Kur rrjedh ti

 

Kur rrjedh ti

Përflaken kremtet e shpirtit

 

Një zog bart emrin tim në qiell

 

Kur rrjedh ti

Yjet heqin valle të pavdekësisë

 

Një zog ndërton çerdhe pa frikë në plisin tim

 

Kur rrjedh ti

Ylberët bashkojnë kodrat e përdjegura nga malli

 

Një zog shkruan në shuplakën time

Lavdinë e ujit dhe zjarrit

 

2001

 

Unë e vetmia

 

Drita e agimit të njohu se je ti

Vetmia ime në fund të territ

 

Ta njohu zërin e stërkequr

Brigjeve të djegura nga malli

 

E u zverdh

E u bë akull

 

Tani erdhi koha të dalësh nga unë

Ku i kafshoje shpresat tua

Vetmia ime krahdjegur

 

Po tha vetmia

Duke i shikuar retë e korbëta

Erdhi koha

Po ç’t’u bëj plagëve të thella

Që rrjedhnin gjak përbrenda?…

 

 

Koha më paska dashur jashtë vetes

 

Të jetosh do të thotë

të përzjarresh,

të përujesh

gjersa të bëhesh i bukur nga vuajtja

për t’i pranuar toka eshtrat

 

Athua çka do të bëhet me dimrat tanë

çka me pranverat?

Si më lart,

Si më poshtë,

Koha më paska dashur jashtë vetes-

Koha e nxjerrë nga gjaku.

 

1972

 

 Mjegull është

 

Semaforët symacash nervoze

Rrugëve të shlyera

Si shiritat e filmave mesjetarë

 

Asgjë nuk shihet

 

Athua ç’bëjnë, majat e plepave atje lart?

Plepave të mbetur pa qiell pa tokë?

 

Mjegull është

Dhe s’është çudi

Që njerëzit nuk njihen më

Sipas dritave të syve

Sipas fytyrave

 

Njerëzit koka pa trupa

Trupa pa këmbë

Trotuareve të pëlcitur nga mërzia

 

S’është çudi që të vdekurit

Kërkojnë ndihmë nga të vdekurit

E të gjallët nga të vdekurit

Për t’i ndërruar emrat

Kohët idealet

 

E  kështu ik jeta

Si një frymë degëve të thara nga rrufeja…

 

 

 

Mos vdis kur vdiset

 

Mos vdis kur vdiset

I shtrirë në shtrat

Nga dhimbjet

Din Mehmeti

 

Nuk të ka hije

Kur të burrëron dashuria

Kur të bën tufan zemërimi

 

Kur qesh nga gëzimi i befasishëm

Kur të këndon qan shpirti

 

Kur të njollosin

Kur të gjuajnë me gurë

Kur pas teje qentë lehin

 

Kur të stërkeqet drita terri

Kur të pëlcet durimi

 

Mos vdis

Kur ndërton rrënon

Kur shpirtëzon natyrën

Të egrën të pamëshirshmen

 

Kur lufton

Kur të zihesh rob

 

Kur sprovohen mbi ty

Të gjitha trupet

 

Mos vdis kur vdiset

Kur jetohet

Din Mehmeti

 

Vdis duke ecur nëpër furtunë

Për ta arritur atë dritë të largët

 

Vdis në këmbë

Të të gjejnë agimet

Të ngrirë në të bardhë

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Rukola përmban nivele të larta të acidit folik

Përfitimet shëndetësore të rukolës Përfitimet shëndetësore të rukolës përfshijnë rënien nga pesha, ulje të riskut për shfaqjen e sëmundjeve tumorale...

Mix8 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Kjo është koha e duhur për të mësuar më shumë dhe për të zhvilluar aftësi të reja pasi çdo...

Mix9 orë më herët

iPhone 16 tashmë zyrtar: gjithçka rreth iPhone të ri

Është dita e iPhone 16: prezantimi zyrtar gjatë eventit It’s Glowtime organizuar nga Apple, specifikimet dhe çmimet e gamës. Siç...

Mix11 orë më herët

Selena Gomez ndan dhimbjen: Nuk mund të bëhem nënë…!

Selena Gomez në një intervistë për “Vanity Fair” ka dhënë lajmin e trishtë, duke thënë se nuk mund të bartë...

Aktualitet11 orë më herët

Për kë të votoj më 2025-n?

Më gjej se kë të votoj vitin e ardhshëm! Ja pyetja apo kërkesa e një të njohuri që në një...

Mix11 orë më herët

VIDEO/ Kate Middleton përfundon kimioterapinë, mesazhi prekës i saj

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka njoftuar tashmë se ka kaluar sfidën e saj me kancerin, pasi ka përfunduar trajtimin...

Sport1 ditë më herët

Jannik Sinner fiton US Open. I pari italian në histori që “pushton” Amerikën

Jannik Sinner shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit italian: numri 1 i botës fitoi US Open (tenisti i...

Letersi1 ditë më herët

Dritëro Agolli: Shqiptarët nuk i rrëzojnë udhëheqësit e tyre kur janë të gjallë, por kur janë të vdekur

Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai...

Kryesore2 ditë më herët

Nga drejtuesit politik të fushatës te ironia me kundërshtarët e premtimet, gjithçka tha Rama në Asamblenë e PS-së

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë e Përgjithshme ku caktoi emrat e drejtuesve politikë. Në fjalën e tij kryetari Edi Rama u...

Mix2 ditë më herët

Alice Walton, gruaja më e pasur në botë

Trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, ka marrë sërish titullin e gruas më të pasur në botë. Sipas Forbes , Walton...

Facebook