Letersi
Sa mirë që çdo gjë është relative…
Hebreu i parë i mençur tha, se krejt e keqja, e keqja më e madhe e njerëzve qëndron mun këtu (duke goditur kaplloqen në tëmtha). Ky ishte Moisiu.
Hebreu i dytë i mençur tha, se njerëzit ndjehen menjëmend shumë keq, ngase atyre u dhemb mu këtu (dhe tregoi me gisht zemrën). Ky ishte Krishti.
Hebreu i tretë i mençur tha, se njerëzit ndjehen keq, ngase keq sa s’ka ku shkon më e ndjejnë vetën këtu (dhe futi dorën në xhepin e zbrazët). Ky ishte Marksi.
Hebreu i katërt i mençur tha, se njeriu të keqen e pashmangshme e ka bash këtu (dhe tregoi vendin pak poshtë rripit të mesit). Ky ishte Zigë Frojdi.
Ndërsa hebreu i pestë i mençur tha, se njerëzit nuk janë në gjendje dhe aq të keqe, sepse, tha ai, gjithçka është relative. Ky ishte Anjshtajni.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu