Lidhu me ne

Kioske

Këto 10 veprime ju harxhojnë baterinë e telefonit pa e kuptuar

flat,800x800,075,f

Smartphone-t janë një zgjidhje e mirë komunikimi, informimi dhe argëtimi, por kanë një të keqe, u bie bateria shumë shpesh dhe ti duhet pothuajse gjithmonë të lëvizësh me fishin ushqyes me vete.

Po çfarë ua harxhon kaq shpejt baterinë? Mund të jenë disa aplikacione apo opsione që thithin gjithë energjinë e telefonit.

Ja disa nga ato gjëra që ti as mund t’i dish:

1 – E ke ndriçimin ekranit shumë të lartë

Sa më shumë dritë emeton telefoni, aq më shumë jetë i merr baterisë. Ul ndriçimin te settings ose aktivizo “Auto-Brightness” nëse telefoni ka të tillë. Ajo do e rregullojë ndriçimin e telefonit automatikisht në varësi të mjedisit.

 2 – Aplikacionet e zgjedhura

Mund të mos e kuptosh, por disa aplikacione e harxhojnë baterinë më shpejt sesa të tjerat. Shko te përdorimi i baterisë, battery usage settings, për të gjetur cilët janë fajtorët më të mëdhenj dhe mbylli ato që nuk i përdor.

3 – Merr çdo lloj njoftimi

Është ditëlinjda e Shiu-t gri. Soho Loho pëlqeu postimin tënd në Instagram. Fik notifications që nuk të duhet t’i lexosh domosdoshmërisht çdo pesë minuta, ose të paktën fik settings që lajmërojnë, që telefoni mos të dridhet ose ndriçojë për çdo njoftim.

 4 – E mban telefonin me dridhje

Sado e pabesueshme të duket, nëse telefoni dridhet për çdo mesazh, thirrje, ose njoftim, harxhon shumë më tepër bateri sesa kur është pa zë ose me zë. Fike dridhjen nëse do t’i zgjasësh jetën baterisë.

 5 – Nuk e fik WiFi

Të gjithë harrojnë ta fikin WiFi, por çdo sekondë që ai është i ndezur, telefoni kërkon në mënyrë konstante për një rrjet të kapshëm WiFi. Kjo e harxhon baterinë shumë shpejt, kështu që kujtohu ta fikësh ose përdor një aplikacion “If This Then That” për ta ndezur dhe fikur WiFi automatikisht kur hyn në vende të caktuara (shtëpi, punë, barin e kafes së mëngjesit).

 6 – Nuk përdor airplane mode

Nëse nuk do e përdorësh telefonin për ca kohë… ke një provim, ke një mbledhje, ose do shkosh diku ku nuk ka sinjal, kaloje telefonin në airplane mode që fik gjithë llogaritë, gjithë aplikacionet kështu që bateria do rri në atë nivel që ishte para se të ndizje airplane mode.

 7 – Ke vendosur që aplikacionet të update-ohen automatikisht

Të gjithë ata me smartphone e dinë që pothuajse nuk ka ditë kur telefoni nuk kërkon update. Nëse zgjedh opsionin manual në vend të atij virtual, do jesh në kontroll të plotë të harxhimit të baterisë nga update.

 8 – Nuk i bën kurrë update telefonit

Një update i plotë mund të harxhojë baterinë në kohë të shkurtër, por kjo nuk mund të jetë arsye për ta anashkaluar. Shpesh update-imet përfshijnë rregullime të problemeve që mund të harxhojnë baterinë, kështu që të interson të jesh gjithmonë me një telefon up to date.

 9 – E ke opsionin e vendndodhjes të ndezur gjithë kohën

Je pak skllav i Google Maps? Do habiteshe po të dije sa shumë aplikacione të tjera mbledhin të dhënat e vendndodhjes tënde dhe fuqinë e baterisë. Fike ose zgjidh opsionin e duhur në në iPhone Settings, >Privacy, >Location Services. Ose në Android, shko te Location te settings dhe fik ose zgjidh një opsion tjetër.

 10 – Nuk ke shkarkuar apilkacionin e kursimit të baterisë, battery saving app.

Magjistarët e zgjuar të teknologjisë kanë projektuar shumë aplikacione për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë, si duke larguar apliakcionet e papërdorura ose duke e pastruar automatikisht telefonin që të punojë më shpejt. Mund të zgedhësh aplikacionin e njohur Battery Doctor, ose mund të kërkosh “battery” në app store-n e telefonit tënd për të gjetur aplikacione të tjera të këshilluara.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“Baby Reindeer”: ‘Martha e vërtetë’ hedh në gjyq Netflix

Fiona Harvey, gruaja që pretendon se është “Martha e vërtetë”, e cila përndjek komedianin Richard Gadd, ka hedhur në gjyq...

Mix23 orë më herët

Julia Fox: Kanye West, një bekim në jetën time

Julia Fox e ka përshkruar ish të dashurin e saj Kanye West si një “bekim”, pavarësisht se lidhja e tyre...

Mix3 ditë më herët

Shenja që tregojnë se pini më shumë kafe seç duhet

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në...

Mix3 ditë më herët

Lojërat digjitale – Të dëmshme apo jo për mirëqënien e fëmijëve?

A e keni menduar ndonjëherë ndikimin që ka teknologjia apo lojërat digjitale tek fëmijët tanë? Shumë nga ne, mendojnë që...

Sport3 ditë më herët

Mourinho në Fenerbahçe, trajneri më i paguar në botë

KAP (bursa e Stambollit) raporton se Mourinho do të fitojë 10.5 milionë euro në vit te Fenerbahçe. Fenerbahçe bëri të ditur,...

Mix3 ditë më herët

Miley Cyrus tregon arsyet pse nuk është e sigurt nëse dëshiron ketë fëmijë

Miley Cyrus nuk është plotësisht e sigurt nëse dëshiron të bëhet nënë. Në një intervistë me “W Magazine”, këngëtarja 31-vjeçare...

Mix3 ditë më herët

Si të rritni fëmijë të lumtur?

Të gjithë do të donim që fëmijët tanë të jenë gjithmonë të gëzuar, me humor të mirë, jo kapriçioz dhe...

Mix3 ditë më herët

Ndikimi i televizionit tek fëmijët: 12 efekte pozitive dhe negative

Televizioni është bërë një pjesë integrale e përditshmërisë sonë, duke magjepsur si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Me rritjen...

Mix3 ditë më herët

Pse fustani i nusërisë është i rëndësishëm?

Fustani i nusërisë është një pjesë thelbësore e dasmës, dhe për shumë nuse, zgjedhja e tij është një proces i...

Mix3 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Facebook