Lidhu me ne

Kioske

Të famshmit shqiptarë pranojnë publikisht birësimin e fëmijës!

“Kur ai erdhi në shtëpinë tonë, na dukej sikur kishte qenë aty që ditën e parë.”

Fjodora Fjora
Moderatorja e njohur Fjodora Fjora kërkoi të birësonte një fmëijë në muajin maj të vitit 2014. Por, lajmin e bëri publik vetëm në shtator. Fjodora adoptoi Alteon kur ai ishte 1 vjeç dhe që prej atij momenti ka treguar që po e shijon shumë eskperiëncën e të qenit nënë.
Arben Ristani
Tomasi ishte djali i vogël që i ndryshoi jetën çiftit Arben Ristani-Alketa. “Ishte një proces i natyrshëm”,- ka thënë Ristani për gazetën “Panorama”. “Edhe pse i vogël, ai u mësua shumë shpejt me ne. Tani që e kujtoj, çdo gjë ndodhi kaq lehtë e natyrshëm. E pranuam njëri-tjetrin shumë shpejt, dhe kur Tomasi erdhi në shtëpinë tonë, na dukej sikur kishte qenë aty që ditën e parë të jetës”,- është shprehur ai. Deputeti demokrat e mori këtë vendim, pavarësisht që ai tashmë kishte një vajzë 20-vjeçare.
Fatos Nano
Klajdi është djali i Xhoana Nanos nga martesa e saj e parë, të cilin ish-kryeministri Fatos Nano ka zgjedhur ta birësojë. Në këtë rast, procesi ka ndodhur kur Klajdi ishte në një moshë të madhe, gjë që nuk e ka penguar aspak z.Nano të marrë një vendim të tillë.
Besnik Mustafaj
Sëbashku me bashkëshorten Donika, shkrimtari dhe ish-ministri Besnik Mustafaj kanë shprehur se e ndjenin mungesën e një fëmije. Meqënëse janë prindër të dy djemve të rritur, por edhe gjyshër të dy djemve. Pas nisjes së procedurave për birësim, ata vendosën t’i largoheshin jetës së zhurmshme të kryeqytetit për të jetuar në Priskë.
Eduard Ndocaj
Një formë tjetër birësimi është dhe përkudjesja në distancë. Këtë gjë e ka zgjedhur ta bëjë deputeti socialist Eduard Ndocaj. Lajmi është bërë public nga vetë deputeti në faqen e tij në Facebook. ““Rrugës drejt Neë York, këta djem dhe vajza më ndaluan për një mision fisnik. Për të adoptuar një fëmijë në distancë. Dhe e bëra me shumë kënaqësi, edhe pse atë fëmije nuk e njoh. Por e di se janë me miliona fëmijë që kanë nevojë për një kontribut shumë të vogël nga ne por një mrekulli për ata. Pra një kafe në ditë më pak për t’ia dedikuar një fëmijë të pafat” ka deklaruar Ndocaj.

Tashmë birësimi nuk është diçka e pazakontë në vendin tonë. Pavarësisht ngurrimit fillestar, në pamundësi për të patur një fëmijë, shumë çifte vendosin të zgjedhin këtë alternativë. Sepse të birësosh një fëmijë është diçka fisnike, e bukur, por edhe shumë e vëshirë në të gjitha rastet.

Në këtë mënyrë ata të cilët nuk patën mundësi të njohin prindërit e tyre biologjikë, pranohen në gjirin e një familjeje të vërtetë. Është edhe një zgjidhje për çiftet apo prindërit beqarë që për arsye të ndryshme nuk kanë patur mundësinë të kenë një fëmijë biologjikë. Ndonëse birësimi nuk është më një tabu, kjo gjë ka nisur të aplikohet vetëm vitet e fundit. Ekziston ende një lloj skepticizmi! Kështu që kur këtë gjë vendosin ta bëjnë personazhe të njohur, nuk kalojnë pa u vënë re. Nuk janë të paktë VIP-at që kanë zgjedhur këtë alternativë, madje shumë prej tyre edhe e kanë bërë publik vendimin që kanë marrë.

Është diçka për t’u përgëzuar, pasi përmirëson jo vetëm jetën e fëmijës, por frymëzon dhe nxit edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe ajo çfarë ne kemi nevojë më shumë, është pikërisht dikush që të na tregojë se birësimi është jo vetëm një zgjedhje, por një zgjidhje. /Anabel

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix1 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix1 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix1 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar2 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook