Lidhu me ne

Letersi

“Dhuroji të dashurve të tu një fjalë të shkruar me dorë!”

Sa kohë keni që nuk shkruani me dorë? Pa parë radhët e një fletoreje që mbushen me bojën blu që lëshon stilolapsi? Shumëkush do të përgjigjej, që në kohën e Fakultetit. Kompjuterët i hapën rrugën një zhvillimi, por me koston se likujdimit të disa “zakoneve” që janë të vyera. Një nga këta është edhe shkrimi i dorës, i cili në ndryshim nga prodhimi unik I tastierës, ofron identifikim të dyfishtë: mënyra e të shprehurit në kombinim me kaligrafinë.

Në Itali, revista “Scrittura”, botim i Institutit Ndërkombëtar Grafologjik e cilëson shkrimin me dorë një pasuri të njerëzimit, një të drejtë që duhet mbrojtur, kultivuar. Grafologu Claudio Garibaldi jep disa këshilla për këtë temë, kaq e afërt për të gjithë ne, e që na sjell në mendje gjëra të thjeshta, por kaq të dashura dhe të braktisura në rrëmbimin e së përditshmes: Pena e parë, shishja e bojës, veshja e fletoreve, mësimi i shkronjave, përpjekja për Bukurshkrimin etj..

Garibaldi thotë në intervistën për “Avvenire” se nisma e ndërmarrë për të drejtën e shkrimit me dorë, koordinator i së cilës ai është, synon në finale që të imponojë njohjen nga UNESCO si pasuri e njerëzimit. “Secili prej nesh mund të japë një kontribut”, thotë ai që shpjegon se si filloi kjo nismë e cila ka gjetur jo pak mbështetës. Në Facebook është hapur një faqe e posaçme dhe në një nga videot promovuese thuhet: Dhuroju të dashurve të tu një fjalë të shkruar me dorë!

 

Përtej mbështetjes që nuk ka munguar edhe nga institucione apo zyrtarë të lartë, mbetet fakt që “shkruhet pak me dorë dhe lexohet pak”. Nuk mungojnë edhe kritikat për nostalgji dhe anakronizëm nisur nga fakti se zhvillimi thuhet se është i pakthyeshëm.

Por pse ka vlerë shkrimi me dorë?

Të shkruash me dorë është një nga sjelljet më komplekse dhe edukimi i tij do të thotë të promovosh një formim harmonic. Indiferenca që ka zënë vend ndaj shkrimit me dorë bazohet pikërisht në konsiderimin e tij thjesht si mjet komunikimi duke neglizhuar domethënien antropologjike bazë: sjellje që përkthen në gjurmë grafike sinergjinë e dinamizmit psikolgjik, intelektual – operativ, relacional dhe biologjik të personit që e kryen. Është një gabim interpretimi që mund të ketë pasoja të rënda në përkufizimin dhe efikasitetin e proceseve pedagogjike”, thotë ndër të tjera Garibaldi. Një pohim me shumë vlerë, mjafton të kemi parasysh se shkrimi me dorë e bën shumë “të shtrenjtë” gabimin dhe korigjimin e tij, që shoqërohet me deformim estetik të së tërës, ndërkohë që në kohën dixhitale, gabimi drejtshkrimor thuajse nuk ekziston. Ai nuk e prek integritetin e tekstit për shkak se teknologjia mundëson zerimin e tyre pa lënë gjurmë.

Rëndësinë e shkrimit me dorë po e kuptojnë edhe kompani të prodhimit të celularëve që kanë përfshirë apkikime të penave dixhitale. Por asgjë nuk e zëvendëson shkrimin me dorë, atë të vërtetin që nuk mund të kuptohet pa një material që po del përherë e më shumë nga përdorimi: Letrën.

https://www.avvenire.it/agora/pagine/calligrafia?utm_content=buffer7189e…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore10 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook