Lidhu me ne

Letersi

15 libra klasikë, që duhet t’i lexoni të paktën njëherë


Library-920x518

Janë libra të njohur të letërsisë amerikane, shumica e të cilave janë të botuar edhe në shqip

Në listën e leximeve më të reja dhe ‘të nxehta’, mund të jetë e lehtë të harrojmë herë pas here çfarë është vërtet me vlerë dhe të lemë mënjanë ata çfarë i quajmë libra klasikë, që nuk njohin kohë apo ‘modë’. Por, janë pikërisht këta libra në të cilët ia vlen të zhytemi dhe ‘të harrohemi’.

Numri i librave të tillë është i pafundmë, por ne do të sjellim disa sugjerime tonat…

Library-920x518

1.“Mbulesa e qelqtë” (The Bell Jar) nga Sylvia Plath (1961)

 Esther, protagonistja e këtij romani përballet me një sërë përvojash ndryshimesh në jetën e saj, shumica e të cilave duhet t’i sillnin kënaqësi dhe eksitim. Por ndërsa Esther zhytet më tej në udhëtimin e vet jetësor, ajo zbret më thellë në çmenduri. Ky libër ofron një vështrim të thellë në shëndetin mendor dhe në pritshmëritë konvencionale të vendosura ndaj grave në atë periudhë. Vetëm një paralajmërim: Mos e merrni këtë libër me vete në plazh.

2. “Bashkë me Erën” (Gone with the Wind) nga Margaret Mitchell (1936)

Një nga librat më të preferuar të të gjithë kohëve. Ndërsa futeni në botën e Scarlett O’Hara do të bini në dashuri me Jugun e Amerikës. Një novelë historike, me një heroinë të vërtetë. Ndërsa e lexoni, mund të kuptoni se mund të ketë pak Scarlett O’Hara tek të gjithë ne.

Margaret Mitchell, duke mbajtur ne dore nje kopje te librit te saj

Margaret Mitchell, duke mbajtur në dorë një kopje nga libri i saj “Bashkë me Erën”

3. “Damka e turpit” (The Scarlet Letter) nga Nathaniel Hawthorne (1850)

“Damka e turpit”, libri që udhëhoqi revolucionin e romantizmit të errët vjen si një histori e vërtetë pasioni për moralin dhe shoqërinë. Ngjarjet e Salemit të dikurshëm, ku forca e mentalitetit të pazhvilluar të shoqërisë ndryshuan tërësisht jetën e një gruaje, vijon të japë leksione edhe në shekullin XXI. E shkruar plot stil nga Nathaniel Hawthorne, “Damka e turpit” është një libër që të bën ta duash që në rreshtat e parë. Edhe pse nuk është një histori e zakonshme dashurie, ai është një rrëfim për rolin e femrës në shoqëri dhe njohjen e të drejtave të kësaj gjinie.

4. “1984” nga George Orwell (1949)

E shkruar 35 vjet më parë se sa daton në titull, “1984” është një parashikim i asaj se çfarë do të përmbajë e ardhmja: shumë tirani, censurë, kontroll të mendjes, mbikqyrje publike (Big Brother) dhe luftë. Romani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston.

5.“Roje në thekërishten buzë greminës” (The Catcher in the Rye) nga J.D Salinger (1951)

16 vjeçari Holden Kolfild, bëhet prototipi i adoleshentit rebel e konfuz në kërkim të së vërtetës dhe së pafajshmes, jashtë botës artificiale së të rriturve. Romani u botua më 1951, fillimisht për të rriturit, e më tej u bë pjesë e librave të këshilluar për shkollat e larta dhe kolegjet në të gjithë botën anglishtfolëse; gjithashtu është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës, me një shitje të përgjithshme prej më shumë se 65 milionë kopjesh.

6.“Ferma e kafshëve” nga George Orwell (1949)

Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Një pjesë e rëndësishme e letërsisë historike, ky libër ishte një kritikë për Revolucionin Rus dhe simbolizon më së miri rregullon e diktatorit në shtetin e tyre. Është mirë që, kur të lexoni këtë libër, të lini mënjanë bindjen tuaj personale politike, për të kuptuar më mirë ideologjinë që libri prezanton për lirinë dhe barazinë.

7. “Lartësitë e stuhishme” (Wuthering Heights) nga Emily Bronte (1847)

Romani është një rrëfim dashurie dhe urrejtjeje, i së mirës dhe i së keqes, vendosur në shekullin XIX. Është një himn dashurie, që nuk u prit mirë nga kritika e kohës për mënyrën e rrëfimit, por pikërisht për të njëjtën arsye, ky roman mbeti në listën e romaneve klasikë dhe Brontë, përfaqësuese e denjë e romantizmit anglez.

“Lartësitë e stuhishme” është një histori e egër dhe pasionante dashurie mes Kethit dhe Hithklifit, i adoptuar nga babai i Kethit. Pas vdekjes së babait, Hithklif ngacmohet dhe poshtërohet nga vëllai i Kethit. Duke besuar gabimisht se dashuria që ndjen për Kethin është e njëanshme, ai largohet nga Lartësitë e stuhishme, për t’u rikthyer më vonë si një burrë tashmë i pasur dhe i etur për hakmarrje.

8. “Gratë e vogla” (Little Women) nga Louisa May Alcott (1868)

“Gratë e vogla” mbetet vepra më e mirënjohur e Louisa May Alcott. Sharmi dhe pafajësia vijon të tërheqë lexuesit, pavarësisht faktit se realiteti shoqëror dhe familjar i përshkruar në roman është shumë shumë i ndryshëm nga jeta familjare e ditëve tona. Sipas standardeve të shoqërisë së kohës së autores, vajzat e familjes March janë të brishta. Autorja tentoi t’i jepte personazheve të veta një dozë egoizmi, vaniteti, inati dhe turpi, cilësi që nuk qenë parë kurrë më herët në personazhe të tilla për fëmijë. Në fakt, shumë djem ndjehen mirë kur e lexojnë librin po aq sa edhe vajzat. Libri flet për jetën dhe dashuritë e katër motrave, që u rritën gjatë luftës Civile Amerikane. Romani u bazua në eksperiencën e vetë autores, e cila e kaloi fëmijërinë në Germantown të Pensilvanisë me tre motrat e saj, Anna, May dhe Elizabeth.

9. “Njerëz dhe minj” (Of Mice and Men) nga John Steinbeck (1937)

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për një vend që ta quanin “të vetin”.

10. “Të vrasësh zogun përqeshës” (To Kill A Mockingbird) nga Harper Lee (1960)

Fitues i çmimit Pulitzer, ky libër është historia e Atticus Finch dhe fëmijëve të tij Jem dhe Scout që rriten në një qytet të vogël në Alabama dhe është bazuar në jetën e vetë autorit. Një nga rrëfimet më të dashura të të gjitha kohërave. “Të vrasësh zogun përqeshës” është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës.

11. “Zemra e errësirës” (Heart of Darkness) nga Joseph Conrad (1899)

Edhe ky është një libër, jo për t’u marrë në pushime. Karakteri kryesor i librit, Charles Marlow, transporton fildish poshtë lumit Kongo në Afrikën Qendrore. Gjatë një prej udhëtimeve të tij ai takon Kurtz, një burrë shumë i njohur për vendasit me të cilin ai zhvillon një marrëdhënie të sëmurë. Ky libër është një eksplorim i kolonializmit, brutalitetit dhe racizmit, që është i nevojshëm për të ruajtur pushtetin.

12, “Tesi i D’Erbervilëve” (Tess of the d’Urbervilles) nga Thomas Hardy (1891)

“Tesi i D’Erbervilëve” është libri më i vlerësuar dhe më i famshëm i shkrimtarit anglez Tomas Hardi. Personazhet udhëhiqen nga forca e temperamentit të tyre, paguajnë gabimet që kanë bërë dhe fati i mposht ata.

13. “Getsbi i madh” (The Great Gatsby) nga F. Scott Fitzgerald (1925)

Vepra që shënoi pikën kulmore në krijimtarinë e F. Scott Fitzgerald. Kjo është historia e Jay Gatsby, një i ri i pashëm dhe i pasur dhe dashurisë së tij për bukuroshen Daisy. Një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, siç e përshkruan “The New York Times”, “xhini ishte pija kombëtare dhe seksi obsesioni i përgjithshëm”.

14. “Perëndia e mizave” (Lord of the Flies) nga William Golding (1954)

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani “Perëndia e mizave” u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. “Perëndia e mizave” përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

15. “Kështjella e qelqtë” (The Glass Castle) nga Jeanette Walls (2005)

I shkruar në vitin 2005, ky libër nuk është një “klasik”, por është një nga ata libra që ia vlen të lexohet. Ky libër është një është një biografi dhe një rrëfim shokues që tregon se ç’do të thotë të rritesh në Amerikën rurale. Çdo herë që ju mendoni se gjërat nuk mund të shkojnë më keq, do të shikoni se ka edhe më keq se aq. Pasi të lexoni këtë libër, sigurisht që fëmijëria juaj do t’iu duket si një përrallë e trëndafiltë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore9 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook