Lidhu me ne

Letersi

Poezi nga Dritëro Agolli

KALI DHE GOMARI

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para ,pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.

 Dijetari dhe gomari

Vështrimet racionale dijetarit
I shkaun tek një bajgë sipër trarit.

Përpiqej në mendime, bëhej copë:
Si mund të kishte hipur lart një lopë

T’ia bënte bajgën trarit të plevicës
Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!

Tek fantazonte mënçëm dijetari,
U ndodh praktiku tokësor gomari

Dhe tha: “Ky Tra një vit e ca më parë
Oborrit ishte hedhur për t’u tharë.

Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
Një lopë e bëri bajgën më të mirë;

Me bajgën trarin në tavan e vunë,
Që dijetarëve t’u hapnin punë,

Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
Si hipi lopa lart të bënte bajgë…”

U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari.

Njeriu në garë me gomarë

Një ditëz të diel
Njeriu me gomarë
u futën në garë:

Gomari në diell
Filloi të pëllasë,
Njeriu të bërtasë.

Gjykonte juria:
Kush bënte më shumë
Potere dhe zhurmë.

Dhe tha Perëndia:
“Njeriu nga kjo garë
Fiton mbi gomarë.”

GOMARI DHE QENI

Një herë na u “lajthit” një gomar:
-Që sot e tutje tha s’do ha më bar.

Pse ç’kanë ujku, qeni…më shumë,
Si ata mish e kocka do ha dhe unë!

Përpara na i doli një goxha kockë,
Donte ta hante, po s’e përtypte dot.

I tha qeni: – Ç’bën kështu o gomar,
Dhëmbët e tua janë vetëm për bar!

NJEREZIA DHE KANDARI

Eshtë një trastë plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?

Nja tri kile do të ketë.
Jo , jo! Katër e përpjetë.

Njëri: Pesë.
Gjashtë, tjetri.

Fjalën merr dhe më i vjetri:
Jo kështu s’bëhet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari…

Nepotizem

Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar

Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister

C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!

Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…

Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka

Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!

Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…

Dy majmunet dhe derrkuci

Ishin c’ishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
“Sh, sh, sh” sharronin drune

Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, c’djerse paska ky!

Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!…

Njeriu-mine dhe mina me sahat

Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr

Hasi minen me sahat
“Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.

Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
-Shpejt te iki, se pas pak…

Porse mina ia kthen paq:
Une nje here bej “bum” dhe aq…

Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):

Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast…

SYRI,MENDJA,HUNDA

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!

LIRIA

(gomari, i zoti dhe mushka)

U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:

Boll më, tha ,me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!

Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.

I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!

KETRI DHE IRIQI

Foli ketri dhëmbëbrisk:
“Do të bëhem okulist,
t’i fitoj paratë me thasë!…”

Një iriq seç u gajas:
“Ç’do të bëhesh okulist?
S’ka më mirë se dentist.

Kafshët kanë dy sy, o t-rap,
kurse dhëmbët pa hesap…”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore5 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook