Lidhu me ne

Gatime

12 ushqimet që përshpejtojnë tretjen

Është fakt i mirënjohur tashmë se për të ulur kilet e tepërta apo për të mbajtur peshën në kontroll nuk është e nevojshme të konsumohen vetëm ushqime të lehta dhe dietike, por vendosja në pjatë e ushqimeve të duhura dhe që ndihmojnë të harxhosh më shumë energji, për rrjedhim edhe kalori

 

Jo vetëm ananasi dhe xhenxhefili, por edhe salmoni, kakao, hudhra dhe shumë produkte të tjera ushqimore janë në top listën e ushqimeve që të djegin yndyrat e trupit, të ndihmojnë të ruash format dhe të mos shtosh peshë. Me konsumimin e këtyre ushqimeve trupi ynë është në gjendje të përshpejtojë metabolizmin dhe përmirësojë tretjen. Është fakt i mirënjohur tashmë, për të ulur kilet e tepërta apo për të mbajtur peshën në kontroll nuk është e nevojshme të konsumohen vetëm ushqime të lehta dhe dietike, por vendosja në pjatë e ushqimeve të duhura dhe që ndihmojnë të harxhosh më shumë energji, për rrjedhim edhe kalori. Për këtë hyjnë në punë ushqimet që ndihmojnë metabolizimin, mekanizmi kryesor i cili në rast se funksionon mirë ndihmon në djegien e kalorive dhe mosshtimin e peshës.

Alga deti

Konsiderohen aleati kryesor i metabolizmit. Algat përmbajnë një pigment të quajtur “fucoxanthin”, e cila redukton nivelin e yndyrave në gjak, përveç kësaj substance, tek algat e detit gjejmë shumë acide yndyrore të pangopura dhe fibra dietike, të cilat ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe rregullojnë punën e zorrëve, duke përmirësuar sistemin tretës.

Ananas

Ananasi përmban bromelinë, një enzimë, e cila në rast se konsumohet në mes të vaktit, favorizon tretjen e proteinave. Por në rast se konsumohet esëll, parandalon mbajtjen e ujit duke ndikuar pozitivisht në kontrollin e celulitit. Konsumimi i këtij fruti ndihmon sistemin tretës dhe parandalon kapsllëkun.

Hudhër

Është e pasur me minerale, aminoacide dhe vitamina, por e varfër në kalori. Hudhra është shumë e dobishme për të riaktivizuar metabolizmin, pasi arrin të kontrollojë më së miri nivelet e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, duke fuqizuar kështu sistemin imunitar. Për të rritur përfitimet e hudhrës këshillohet të konsumohet e gjallë.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë stimulon organizmin për të përdorur yndyrat e depozituara, teksa mëlçia i përpunon yndyrat që merren gjatë ngrënies, veçanërisht ato që rrjedhin nga karbohidratet komplekse dhe nga sheqernat e rafinuar. Nga ana tjetër ushtron kontroll mbi urinë sepse stimulon leptinën, një hormon i prodhuar nga indi dhjamor që rregullon ndjesinë e ngopjes.

Salmon

Është burimi kryesor i Omega-3, të ashtuquajturat yndyra të mira, këto substanca veprojnë mbi leptinën, hormoni që përcakton shpejtësinë me të cilën “magazinohen” dhe digjen kaloritë. Salmoni konsiderohet si një prej burimeve më të mira të proteinave të mira, vitamina dhe minerale, duke përfshirë potasium, selenium dhe vitaminë B12.

Tërshëra

Metabolizmi ka nevojë për të djegur yndyrën dhe për të ushqyer muskujt dhe një ditë e mirë dhe e shëndetshme duhet të nisë me një mëngjes të shëndetshëm, prandaj tërshëra është e njohur si një ushqim që ka pak kalori dhe yndyra. Prandaj, edhe veten do ta ndiesh më të lehtë nëse çdo ditë e nis me tërshërë.

Molla

Molla përmban pektinë, e cila është e njohur që ndihmon të ndiheni të plotë, dhe kjo ndjenjë ngopjeje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Pektina në mollë ul LDL, kolesterolin e “keq”. Njerëzit që hanë dy mollë në ditë mund të ulin kolesterolin e tyre më shumë se 16% në ditë. Kërkime të tjera treguan se pektina në mollë ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në mbajtjen e një trakti të shëndetshëm në tretjen e ushqimit.

Avokado

Duke konsumuar avokado do të arrini të përmirësoni formën fizike, pasi studime të shumta kanë treguar efektet pozitive në dietën ushqimore, duke e bërë atë më të ekuilibruar. Ky frutë shton në organizmin e vet 36 për qind më shumë fibra dhe vitaminë E. Në të njëjtën kohë merr edhe një sasi prej 16 për qind magnezium shtesë mesatares, 16 për qind potasium, dhe 48 për qind vitaminë K.

Kakao e hidhur

Përveçse përmirëson metabolizmin duke e stimuluar, kakao pluhur reagon mbi zonat që japin ndjesinë e urisë duke dhënë ndjesinë e ngopjes. Përmban teobromina, një substancë e cila kryen funksionin e stimuluesit në krahasim me metabolizmin, po kështu ndihmon në djegien e yndyrave.

Kanellë

Ajo është një erëz e cila mund të parandalojë sëmundje sezonale dhe gripin, falë vlerave antibakteriale dhe anti-inflamatore, është një tretës shumë i mirë dhe lehtëson shqetësime si diarreja. Kanella është një antiseptik shumë i fuqishëm por edhe antioksidues. Gjithashtu, kanella është një kurë efikase ndaj urisë nervore dhe ndihmon ato që ndjekin një regjim ushqimor hipokalorik, sepse parandalon ndjenjën e urisë.

Qitro

Ky frutë përmban një tjetër vitaminë shumë të rëndësishme, vitaminën A, po kështu fibra dhe minerale. Me konsumimin e këtij fruti përveçse furnizohemi me vitaminat A dhe C, gjithashtu ndihmojmë në lehtësimin e personave që vuajnë nga artriti, mbajtjen e lëkurës së shëndetshme në mbrojtjen e imunitetit.

Spinaq

Spinaqi dhe përgjithësisht perimet jeshile janë burim i fibrave, vitaminave, ujit dhe antioksidantëve, substanca që kanë efekt të favorshëm në metabolizmin dhe në ndjesinë e urisë. Në të vërtetë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kalimin e ushqimit në aparatin tretës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook