Lidhu me ne

Mix

Pesë këshilla për ju që bëni palestër

Pesë këshilla për ju që bëni palestër
Nëse dëshironi që të keni një trup të tonifikuar, doni të bini nga pesha apo të largoni stresin, atëherë zgjidhja më e mirë është stërvitja.
Kujdesuni për trupin tuaj, pasi kështu i bëni mirë shëndetit fizik dhe mendor.
Instruktori i fitnessit Geof Bagshaw, ju jep disa këshilla që duhet të kini parasysh para dhe pas palestrës.
Qëndroni të hidratuar
Hidratimi prek nivelet e energjisë tuaj dhe ka rol thelbësor në performancën tuaj gjatë stërvitjes.
E dini përse? Ka rol me rëndësi, pasi rregullon temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës. Në një orë stërvitje, mund të humbisni më shumë se një litër ujë, në varësi të intensitetit të ushtrimit dhe temperaturës së ajrit. Pa ujë të mjaftueshëm, trupi ftohet dhe do të jeni të dehidratuar, që do të thotë se do humbisni energji dhe muskujt tuaj mund të bllokohen. Këshillohet që të konsumohet një gotë ujë (250 ml) nga 20 deri në 30 minuta para se të filloni stërvitjen. Për çdo 15 minuta ndërsa ushtrohuni, pini një gotë ujë, pasi trupi ka nevojë për shumë lëngje.
Hani para dhe pas stërvitjes
Mendoni për trupin tuaj, duhet të kujdeseni që të keni një metabolizëm të fortë gjatë gjithë kohës. Para stërvitjes, hani proteina dhe karbohidrate që digjen ngadalë. Duhet të hani dy orë para stërvitjes. Fillimisht është mirë të pini një gotë lëng, mos shkoni asnjëherë me stomakun bosh. 30 minuta pas stërvitjes duhet që të ushqeni stomakun tuaj me karbohidrate dhe proteina për të nxitur rritjen e muskujve.
Kujdesuni për zemrën tuaj
Mos harroni që të bëni trajnime kardio tre deri në pesë herë në javë për 30-60 minuta. Vrapi ju ndihmon që të rregulloni edhe ritmin e zemrës tuaj dhe të digjni më shumë kalori.
Mos hiqni dorë nga të ushtruarit
Nëse keni vendosur që të bini në peshë apo të bonifikoni trupin, kur ju t’a arrini atë që kërkoni pas disa muajsh palestër, mos hiqni dorë. Vazhdoni programin siç ju mundeni dhe dëshironi, por mos hiqni dorë nga të ushtruarit. Pasi, stërvitja ka një rol vërtetë me rëndësi dhe shumë pozitiv në jetën tuaj.
Relaksohuni pas stërvitjes
Është mirë që të relaksoheni, të qetësoni trupin tuaj pas stërvitjes. Kjo do t’ju ndihmojë që të përmirësoni fleksibilitetin dhe qarkullimin e gjakut, gjithashtu ndihmon në parandalimin e lëndimeve dhe ndihmon në lehtësimin e stresit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook