Lidhu me ne

Mix

8 urat më të bukura të ndërtuara ndonjëherë

FOTO/ Këto janë 8 urat më të bukura të ndërtuara ndonjëherë

1. Millau Viaduct

E njohur ndryshe edhe si Ura Millau, ajo nuk është vetëm një nga urat më mbresëlënëse në botë, por edhe një nga më të lartat, duke arritur në 343 metër.

2. Ura Golden Gate

Kjo ndoshta është një nga urat më të famshme, jo se ka një dizanj të veçantë, por sepse për kohën kur u ndërtua solli mjaft risi. Ajo ndodhet në Kaliforni, është e lartë 227 metër dhe ka një gjatësi rreth 2,737 metër.

3. Ura Harbour, Sidnej

Kjo është padyshim një kryevepër e bukur arkitektonike, por kjo nuk është arsyeja e vetme pse Ura Harbour në Sidnei është në këtë listë. Ndërsa shumica e urave kanë vetëm një korsi, kjo në fakt është një autostradë. Ajo është e pajisur me tetë korsi për makina, dy për tramvaje, një korsi për biçikletat dhe një vendkalim për këmbësorët. Ajo është e gjerë 40 metër dhe ka një gjatësi rreth 1,149 metër.

4. Ura Helix

Me një arkitekturë krejtësisht ndryshme nga ajo që ju mund të prisni nga një urë, Ura Helix impresionon me bukurinë e saj unike. Struktura e saj është e përbërë nga mijëra shufra metalike, të rregulluara në mënyrë të tillë që krijojnë një spirale të gjatë. Natën ajo bëhet më e bukur më anë të shumë dritave, të cilat janë vendosur në të gjithë strukturën e saj dhe nxjerrin në pah spiralen Helix. Ajo ndodhet në Singapor dhe ka një gjatësi prej 280 metër.

5. Ura Langkawi Sky

Kjo urë ndodhet në Malajzi. Ajo është 100 metra mbi tokë dhe ofron një pamje shumë të bukur të arkipelagut Langwaki.

6. Ura Infinity

Kjo urë dallohet për arkitekturën e saj moderne, e cila kur pasqyrohet në ujë jep imazhin e simpolit të pafundësisë. Ajo është e lartë 40 metër dhe ka një gjatësi 240 metër.

7. Ura Kullë (Tower Bridge), Londër

U inaugurua në vitin 1894  dhe padyshim ajo është një nga urat më të famshmë në botë si edhe një nga atraksionet kryesore turistike në Londër. Me dy kulla të stilit mesjetar ura është një pjesë e rëndësishme e sistemit të transportit në Londrë, pasi lidh dy anët e Lumit Thames.

8. Ura Khaju

Ura Khaju ndodhet në provincën e Isfahan në Iran. Ajo u ndërtua nga mbreti i Persisë Shah Abbas II rreth vitit 1650, mbi themelet e një ure të vjetër. Gjatësia  e saj është rreth 133 metër. Ajo është e formuar nga 23 harqe prej guri dhe gjithashtu funksionon edhe si një digë, e cila rregullon rrjedhjen e lumit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook