Lidhu me ne

Mix

20 shtëpitë më të pazakonta në botë (FOTO)

20 shtëpitë më të pazakonta në botë (FOTO)

1.Shtëpia Nautilus 

A jo u projektua nga arkitekti maksikan Javier Senosiain dhe gjendet në periferi të Meksikës. Shtëpia Nautilus është një shembull i madh i Bio-Arkitekturës.

2.Shtëpia fuçi

Ajo ndodhet në Grand Marais, Miçigan. Kjo shtëpi është bërë nga dy fuçi: ajo shtatlarta ka dy kate, një shërben si dhome ndenjeje, kurse tjetëra si dhomë gjumi. Kurse fuçia e vogël shërben si kuzhinë.

3.Shtëpia e shtrembër e Windsor

Në fillim ajo u ndërtua në vitin 1592, por për shkak se mori anim u rindërtua në 1718, duke përdorur dru te gjelbërt të pastazhinuar. Sot shërben si një shtëpi çaji.

4.Shtëpia Tardigrade

Ajo u  ndërtua nga arkitekti Sam Tsui dhe ndodhet në Berkeley, Kaliforni. Shtëpia Tsui është mbrojtur nga krijuesi i saj si një nga shtëpitë më të sigurta në botë.

5. Shtëpia këpucë

Fillimisht u ndërtua nga një shitës i këpucëve në vitin 1948. Ajo ndodhet në Bellam, Pensilvani.

6.Shtëpia shkretëtirë

Kjo shtëpi ndodhet në mes të shkretëtirës, në Joshua Tree Park Kombëtar, Kaliforni. Ajo ka një dizanj unik dhe nga larg duket si një masiv shkëmbor.

7. Shtëpia Boeing 727

Boeing 727 është mjaft popullor si një avion pasagjerësh dhe një avion privat. Një njeri në Oregon ka blerë një Boeing 727 dhe e ktheu atë në një shtëpi.

8.Shtëpia kërpudhë

Ajo ndodhet në një zonë të pyllëzuar rreth qytetit Perinton, në Nju Jork. Kjo shtëpi është 4.2 deri në 6 metër e lartë.

9. Shtëpia Klein 

Ajo ndodhet në juglindje të Melburnit, Australi.

10. Shtëpia flluskë

Ajo u krijua nga arkitekti Antti Lovag. Shtëpia flluskë është e vendosur në bregdetin jugperëndimor të Francës. Brenda këtij kompleksi ka ujëvara dhe palma duke e bërë atë të jetë edhe më shumë ne harmoni me natyrën.

11. Shtëpia prej guri

Nga jashtë, ajo duket një shkëmb vërtet i madh me një çati të vendosur në krye dhe disa dritare të gdhendura në të. Por në fakt kjo është një shtëpi e vërtetë, me të gjitha gjërat e nevojshme për ta bërë të banueshme.

12.Shtëpi kubike

Kompleksi me shtëpi kubike ndodhen në qytetet holandeze të Roterdamit dhe Helmodit. Secila shtëpi ka formën e një kubi të anuar 45 gradë.

13. Shtëpia e Dik Klark

Dick Clark njihet si “adoleshenti më i vjetër në botë”, kështu që nuk është çudi që në pronësi ka një shtëpi të tillë. Ajo është e rehatshme, ka dy banjo dhe gjithashtu ofron pamje befasuese të  Oqeanit Paqësor.

14.Shtëpia tualet

Kjo shtëpi në formë tualeti mund të duket një shaka, por jo, ajo është e vërtetë dhe ndodhet në Korenë e Jugut. Ajo u ndëërtua nga ish-kryetari i bashkisë Suwon Sim Jae-Duck.

15.Piramida e artë

Nese jetoni në një piramidë nuk do të  ishte e mjaftueshme, por e mrekullueshme sidomos kur ajo përbëhet nga ar  24-karat? U ndërtua nga Jim dhe Linda Onanit dhe ndodhet në Ëadsëorth, Illinois.

16.Shtëpia e patës

Në qytetin e vogël Hazard, ndodhet një nga shtëpitë më interesante në Amerikë: Shtëpia e Nënës Patë. U ndërtua në gjysmën e dytë të vitit 1930, shtëpia mban si çati një një kokë pate, por ka edhe  tre dhoma gjumi, një kuzhinë ,një banjë dhe dhomë ngrënie.

17.Shtëpia e lëvizshme

Ajo ndodhet në Suffolk. Kjo shtëpi është e ndërtuar nga murre qelqi, të cilët janë të dobishëm veçanërisht gjatë një ditë të bukur vere.

18.Shtëpia ngjyrë e purpurt

Ajo u ndërtua nga nga arkitekti gjerman Rolf DISCH në Freiburg, qytetin e tij të lindjes. Ajo përmban një gamë të tërë të sistemesh për ta bërë sa më efikase në përdorimin e energjisë diellore.

19.Shtëpia prej çeliku

Ajo u projektua dhe u ndërtua skulptori Robert Bruno, kjo strukturë e veçantë çeliku është një shtëpi dhe gjithashtu një vepër arti. Për ndërtimin e saj u deshën 23 vjet dhe u përdor 110 ton çelik.

20.Shtëpia misterioze Winchester 

Kjo rezidencë e mahnitshme është ndërtuar nga Sarah Ëinchester, trashëgimtare të fatit pushkë Ëinchester. Ajo është një shtëpi labirint me karakteristika si korridoret e gjata, pasazhe të fshehtë, ose dyert që hapen në mure. Ndërtimi vazhdoi pa ndërprerje nga 1884 deri 1922, kur Sara Winchester vdiq.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix19 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix19 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar19 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar19 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix19 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook