Lidhu me ne

Kioske

5 këshilla për të përballuar stresin e provimeve

Stresi i provimit prek shumicën e studentëve në mënyra të ndryshme. Është e rëndësishme që ata ta menaxhojnë këtë stres dhe të gjejnë mënyra të vogla për t’i ndihmuar të jenë të përqendruar për të performuar mirë.

Për disa studentë, provimet mund të jenë shumë të thjeshta; studimi dhe përsëritja e leksioneve vijnë natyrshëm tek ata ndaj edhe shpeshherë mund ta japin një provim “me sy mbyllur”. Por për disa të tjerë provimet mund të jenë një përvojë aspak e këndshme që provokon ankth dhe nervozizëm. Për këta studentë, të ulen dhe të përsërisin përpara provimit, është detyra më e vështirë. Por kjo situatë nuk ka përse të rezultojë gjithnjë në negative, pasi secili mund të krijojë strategjinë e tij për ta përballuar stresin, në bazë të disa këshillave të thjeshta me anë të së cilave mund të kalohet lehtësisht nëpër sezonin e provimit.

1. Pushimi i rregullt gjatë kohës së studimit


Edhe një axhendë intensive me provime të vështira, të lejon të gjesh pak kohë për pushim nga studimi. Kjo mund të përfshijë pushime të shkurtra 20-minutëshe gjatë ditës së studimit, si dhe planifikimin e aktiviteteve interesante dhe argëtuese, të cilat të mbajnë të motivuar për ta përfunduar me sukses ditën. Këto aktivitete mund të përfshijnë një darkë jashtë me miqtë, një film në kinema, një koncert, apo gjithçka të tjetër që preferohet të bëhet gjatë kohës së lirë, që mund të heqë mendjen nga provimet. Të shpenzosh pak kohë larg librave nuk është diçka negative, përkundrazi lejon që të ndihesh i rifreskuar dhe i relaksuar herën tjetër që rifillon studimi.

2. Ushtrimet fizike dhe shëtitja në natyrë

Një nga gjërat më acaruese gjatë sezonit të provimeve është se shpeshherë zhvillohet, teksa jashtë është një mot i bukur ku ndriçon dielli. Kjo duhet përdorur në avantazh dhe duhet shfrytëzuar për të dalë një shëtitje, për pak kohë në palestër apo pishinë. Krahas kontributit për një fizik të shëndoshë, stërvitja njihet për efektet e saj pozitive në përmirësimin e humorit, nxitjen e produktivitetit dhe rritjen e përqendrimit.

3. Mos i dëgjoni (gjithmonë) të tjerët

Teksa është e dobishme të diskutosh tema të ndryshme me miqtë e universitetit apo të studioni së bashku, krahasimi me punën e tyre nuk duhet të ndodhë. Shanset janë që ju po ia dilni mbanë mjaft mirë, por nëse dëgjoni njerëzit e tjerë të flasin për ato çfarë kanë bërë deri në atë moment, vetëm do të stresoheni dhe do të ndiheni sikur nuk keni arritur aq progres sa ata. Për më tepër, nëse ata vetë janë të stresuar, mund t’ju ndikojnë edhe ju dhe stresi i të tjerëve është gjëja e fundit që ju nevojitet.

4. Bisedoni me dikë

Nëse stresi shkon në një pikë ku është thuajse i papërballueshëm dhe ndikon në mënyrë të dukshme në jetën e përditshme, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëhet është të bisedohet me dikë për të. Universitetet ofrojnë thuajse gjithnjë shërbimin e këshillimit, studentët mund të bisedojnë me dikë rreth shqetësimeve të tyre dhe të marrim këshilla mbi mënyrën se si mund ta menaxhojnë atë. Nëse kjo nuk është një zgjidhje e përshtatshme, mundet gjithnjë të bisedohet fillimisht me një anëtar të familjes, apo një mik të mirë, për presionin që ndieni. Do të habiteni kur të kuptoni se nuk jeni të vetmit që keni një ndjesi të tillë në sezonin e provimeve.


5. Shmangni mediat sociale

Kjo është shpeshherë e vështirë për shumë studentë, por nëse ia dilni mbanë të qëndroni larg “Instagram”-it apo “Facebook”-ut për disa ditë, do të shihni një panoramë krejt ndryshe të stresit në jetën tuaj. Kontrolli i vazhdueshëm i rrjeteve sociale gjatë periudhës së studimit, është mënyra më e keqe për të shpenzuar kohën. Përveç kësaj shumë nga miqtë tuaj do të jenë në të njëjtën situatë, ku u duhet të mësojnë për provimet që vijnë, ndaj edhe informacionet në rrjetet sociale do të kenë të bëjnë me provimet dhe kjo ka të ngjarë t’ju stresojë ose të ndikojë në kohën e shpenzuar për studim.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix6 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix6 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix6 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix6 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix6 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix6 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix6 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix6 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix6 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook