Lidhu me ne

Letersi

100 thënie nga Benxhamin Frenklin (Benjamin Franklin)

Përgatiti, përktheu & përshtati: Skender Mustafi

Benjamin Franklin (17 Janar, 1706 – 17 Prill, 1790) ishte zbulues, zhurnalistë, botues, diplomat dhe politikan amerikan.

  1. Investimi në dituri paguan interesin më të mirë.
  2. Pragu drejt tempullit të mençurisë është njohja e injorancës sonë.
  3. Fshatari mes dy avokatëve është sikur peshku mes dy macesh.
  4. Një perandori e madhe, si një torte e madhe, më së lehti dobësohet qosheve.
  5. Shtëpia nuk është vendbanim përveç nëse ka ushqim dhe ngrohtësi për mendjen edhe për trupin.
  6. Një kokëtrashë i edukuar është një kokëtrashë më i madh se sa një injorant.
  7. Jeta e një përtaci dhe një jetë përtacie janë dy gjëra. Do të ketë mjaftë gjumë në varr.
  8. Një njeri i mbyllur në vete formon një pako shumë të vogël.
  9. Një lek i kursyer është një lek i fituar.
  10. Një vend për gjithçka, gjithçka në vend të vetë.
  11. Admirimi është djali i (origjinal: vajza e) injorancës.
  12. I gjithë njerëzimi ndahet në tri klasa: të pa lëvizshmit, të lëvizshmit, ata që lëvizin.
  13. Të gjitha luftërat janë budallallëk, shumë të shtrenjta dhe shumë djallëzore.
  14. Zemërimi asnjëherë nuk është pa arsye, por rrallë me një të mirë.
  15. Duartrokitjet presin suksesin.
  16. Në moshën njëzet vjeçare mbretëron vullneti; në moshën tridhjetëvjeçare, zgjuarsia; dhe në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, gjykimi.
  17. Të jesh i ngadalshëm në përzgjedhjen e shokëve, edhe më i ngadalshëm në ndërrimin e tyre.
  18. Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.
  19. Të jesh injorant nuk është turp aq i madh, sa të mos duash të mësosh.
  20. Bëhu i vëmendshëm ndaj shpenzimeve të vogla. Plasaritja e vogël e fundos anijen.
  21. Ki kujdes nga punë qejfi që ha.
  22. Duke dështuar së përgatituri, je duke u përgatitur të dështosh.
  23. Kënaqësia e bën njeriun e varfër të pasur; pakënaqësia e bën njeriun e pasur të varfër.
  24. Kredituesit mbajnë mend më mirë se debituesit.
  25. Zelli është nëna e fatit të mirë.
  26. Dyshimi dhe kujdesi janë prindërit e sigurisë.
  27. U bëj mirë shokëve që t’i mbash, armiqve që t’i fitosh.
  28. Mos iu friko gabimeve. Do ta njohësh humbjen. Vazhdo të përparosh.
  29. Ose shkruaj diç me vlerë për tu lexuar, ose bëj diç me vlerë për tu shkruar.
  30. Vullneti dhe këmbëngulja mposhtin të gjitha gjërat.
  31. Madje dhe paqja mund të blihet me çmim shumë të lartë.
  32. Lodhja është jastëku më i mirë.
  33. Lojërat vajosin trupin dhe mendjen.
  34. Gjeniu pa edukim është sikur argjendi në minierë.
  35. Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.
  36. Mysafirët, si peshqit, fillon tu vije era pas tri ditësh.
  37. Gjysmë e vërteta shpesh është një gënjeshtër e madhe.
  38. Të jesh i varfër nuk është turp, por të turpërohesh për atë, është.
  39. Ai nuk posedon pasuri, ajo posedon atë.
  40. Ai i cili mund të durojë mund të posedojë gjithçka.
  41. Ai i cili faqos veten është më i mençur se ai i cili faqos një libër.
  42. Ai i cili i ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik të i huazohen që të dyja.
  43. Ai i cili është i mirë për arsyetime, rrallë është i mirë për ndonjë gjë tjetër.
  44. Ai i cili është i mendimit se paraja mund të bëj gjithçka mund të dyshohet që bën gjithçka për para.
  45. Ai i cili jeton nga shpresa do të vdesë nga uria.
  46. Ai i cili ngrihet vonë, duhet të ecë shpejtë gjithë ditën.
  47. Ai i cili fletë shumë, gabon shumë.
  48. Ai i cili pret nga fati, asnjëherë nuk është i sigurt për darkën.
  49. Ai i cili nuk do të jetë i këshilluar nuk mund të ndihmohet.
  50. Ai i cili është i siguruar nuk është në siguri.
  51. Ai i cili dashurohet në veten e tij nuk do të ketë asnjë rival.
  52. Dëgjo arsyen, ose ajo do të të bëj të e ndjesh.
  53. Mos i fsheh talentet. Ato janë bërë për përdorim. Çfarë është një orë diellore nën hije?
  54. Sinqeriteti është politika më e mirë.
  55. Unë nuk rashë nga testi, unë vetëm gjeta 100 mënyra të e bëj gabim.
  56. Mendoj se nuk më pengon se jam plak, se sa të jem plak dhe trashaman dhe i vjetër.
  57. Pash disa që vdiqën nga uria; nga të ngrënit, njëqindmijë.
  58. Ngrihem çdo mëngjes ora nëntë dhe marr gazetën e mëngjesit. Shoh tek faqja e homazheve. Nëse emri im nuk është në të, ngrihem.
  59. Nëse njeriu do të mund të kishte gjysmën e dëshirave të tij, do t’i dyfishonte problemet.
  60. Nëse njeriu zbraz kuletën në kokë, askush nuk mund t’ia marrë.
  61. Nëse nuk rrimë bashkë, patjetër duhet të rrimë të ndarë.
  62. Nëse dëshiron shumë gjëra, shumë gjëra do të duken pakë.
  63. Nëse dëshiron të jesh i dashur, duaj dhe bëhu i dashur.
  64. Nëse nuk dëshiron të harrohesh së shpejti pasi të kesh vdekur, ose shkruaj diç me vlerë për tu lexuar ose bëj diç me vlerë për tu shkruar.
  65. Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe tatimeve.
  66. Industria nuk ka nevojë për dëshira.
  67. Njeriu punëtor është njeriu i lumtur. Njeriu përtac është njeriu i mjerë.
  68. Duhen shumë vepra të mira për të bërë famë dhe vetëm një e keqe për ta humbur atë.
  69. Mbaji sytë tërësisht të hapur para martese, gjysma të hapur më pas.
  70. Tragjedia e jetës është se plakemi shpejtë dhe të mençur shumë vonë.
  71. Koha e humbur nuk është gjetur asnjëherë përsëri.
  72. Shumë njerëz mendojnë se po blejnë kënaqësinë, kur ata vërtetë i shesin veten asaj.
  73. Shumë dhelpra rriten gri, por vetëm disa rriten mirë.
  74. Shumë njerëz vdesin 25 vjeç dhe nuk varrosen deri t’i bëjnë 75.
  75. Martesa është gjendja më natyrore e njeriut, dhe… gjendja në të cilën do të gjeni kënaqësi të plotë.
  76. E imja është më e mirë se e jotja.
  77. Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, nuk ka asgjë në natyrën e saj që prodhon lumturi. Sa më shumë njeri ka aq më shumë dëshiron.
  78. Asnjëherë mos ngatërro lëvizjen me veprimin.
  79. Asnjëherë mos e le për nesër atë që mund të e bësh sot.
  80. Asnjë komb nuk është shkatërruar ndonjëherë nga tregtia.
  81. Vrojto të gjithë njerëzit, veten më së shumti.
  82. Një sot është më me vlerë se dy nesër.
  83. Nevojat tona asnjëherë nuk përputhen me dëshirat tona.
  84. Më mirë shko në gjumë pa darkë se sa të ngrihesh me dyshime.
  85. Rebelimi ndaj tiranëve është bindje ndaj Zotit.
  86. Mbaje mend se krediti është para.
  87. I quajmë kursime sepse kanë kuptim të ndryshëm për ne.
  88. Qeshet për gjithçka që thua. Pse? Sepse ka dhëmbë të mirë.
  89. Meqë nuk je i sigurt për një minutë, mos e hedh poshtë një orë.
  90. Mos fol keq për asnjë njeri, por i thuaj të gjitha të mirat që i di, për të gjithë.
  91. Më trego dhe harroj. Më mëso dhe e mbaj mend. Më përfshijë dhe mësoj.
  92. Ata që mungojnë asnjëherë nuk janë pa faj, as të pranishmit pa arsye.
  93. Dyer e mençurisë asnjëherë nuk janë të mbyllura.
  94. Syri i mjeshtrit do të bëj më shumë punë se sa të dy duart e tij.
  95. Gabimi i parë në biznesin shoqërorë është hyrja në të.
  96. Përdorimi i parasë është e vetmja përparësi e të pasurit atë.
  97. Janë tre shokë të besueshëm – një grua e vjetër, një qen i vjetur, dhe paraja e gatshme.
  98. Janë tri gjëra shumë të forta: hekuri, diamanti, dhe njohja e vetes.
  99. Nuk ka pasur asnjëherë luftë të mirë ose paqe të keqe.
  100. Kurrë nuk ishte një njeri me të vërtetë i madh e që nuk ishte në të njëjtën kohë me të vërtetë i virtytshëm.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook