Lidhu me ne

Radar

Çfarë është koronavirusi dhe çfarë simptomash ka?

9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit

Nga Exit News

9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit

Foto ilustruese.

Mungesa e informacioneve të sakta ka ndikuar që shumëkush të frikësohet edhe pse nuk ka ende një rast të pikasur.

Exit News sjell më poshtë përgjigjiet për 9 pyetjet më të zakonshme rreth koronavirusit, përshtatur nga organizata Botërore e Shëndetësise.

1. Çfarë është koronavirusi dhe çfarë simptomash ka?

Koronaviruset janë familje e madhe virusesh që shkaktojnë infeksion të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti i zakonshëm deri te gjendje më të rënda. Lloji i ri i koronavirusit u përhap në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019.

Simptomat e zakonshme janë temperatura, lodhja dhe kolli i thatë. Disa mund të kenë edhe dhimbje koke dhe fyti, rrufë, apo heqje barku (diarre). Simptomat zakonisht fillojnë të buta. Disa mund të infektohen dhe të mos shfaqin shenja apo të mos sëmuren.

Shumica (80 për qind) shërohen pa nevojë për trajtim të veçantë. Nga të prekurit me koronavirusin e ri, rreth 1 në 6 prej tyre pësojnë vështirësi në frymëmarrje.

Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, tensioni, apo diabeti. Deri më tani rreth 2 për qind e të prekurve ka humbur jetën.

2. Si përhapet koronavirusi?

Koronavirusi mund të përhapet nga një person i infektuar përmes kontaktit me spërklat e rrufës, tështitjes apo kollitjes së tij, të cilat mund të mbeten në objekte, apo në duar.

Kontakti dhe prekja dhe më pas me duar të palara e syve, hundës apo gojës mund të sjellë infektimin. Mendohet se virusi transmetohet më tepër përmes kontaktit se sa nga ajri, por këshillohet të qëndrohet të paktën 1 metër larg një personi që është i sëmurë.

3- Çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur nga koronavirusi?

Informohuni nga burime zyrtare dhe të konfirmuara rreth përhapjes dhe zhvillimeve të virusit. Lani shpesh dhe rregullisht duart me sapun ose preparate me bazë alkoholi. Qëndrojini rreth 1 metër larg dikujt që paraqet simptoma të ngjashme me gripin. Shmang prekjen e syve, hundës dhe gojës. Qëndro në shtëpi nëse nuk ndihesh mirë.

4. A duhet të mbaj maskë?

Ata që nuk kanë simptoma, si kollitja, nuk kanë nevojë për maskë. Këshillohet që maskën ta mbajnë ata që kanë simptoma dhe sidomos punonjësit e shëndetësisë të cilët mund të kenë kontakte me shumë njerëz. Për mënyrat e mbrojtjes ndiq këshillat e mësipërme.

5. Sa shanse kam të prekem nga koronavirusi?

Rreziku varet nga kontakti me personat të cilët mund të vijnë nga zonat e infektuara. Aktualisht 99 për qind e rasteve që janë pikasur kanë qenë në Kinë.

6- Çfarë është inkubacioni i virusit dhe sa zgjat ai?

Periudhë e inkubacionit është koha e prekjes dhe shfaqjes së simptomave të virusit. Periudha e përgjithshme e inkubacionit të koronavirusit është nga një ditë deri në 2 javë (14 ditë), por që zakonisht kjo varjon te 5 ditëshi.

7- A mund të marr koronavirusin prej kafshëve shtëpiake?

Jo, nuk ka asnjë rast që lidh infektimin me kafshët shtëpiake, si mace apo qentë.

8- A kanë efekt antibiotikët në parandalimin apo trajtimin e koronavirusit?

Jo, antibiotikët nuk bëjnë punë kundër viruseve, ato janë të efektshëm vetëm për infeksionet që shkaktohen nga bakteret. Sëmundja e COVID-19 shkaktohet nga virus, prandaj antibiotikët nuk bëjnë. Ato mund të përdoren vetëm nën udhëzimin direkt të një mjeku specialist.

9- A ka vaksinë, ilaç apo trajtim për koronavirusin?

Ende nuk ka vaksinë dhe ilaç “antiviral” për ta parandaluar apo trajtuar koronavirusin. Organizata të ndryshme të shëndetësisë po punojnë për të zhvilluar sa më parë preparate të tilla. Megjithatë të prekurit mund të trajtohen për të lehtësuar simptomat, ndërsa ata me gjendje më të rëndë duhet medoemos të shkojnë në spital.

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është parandalimi, për të cilin ndiq këshillat më lart.


Burimi i informacionit Organizata Botërore të Shëndetësisë (WHO).

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook