Lidhu me ne

Kryesore

Berisha denoncon planin grek për detin: Rama po u fal zonat e gazit dhe naftës me vlerë 1 trilion €

Sali Berisha presion Lulzim Bashës, i kërkon të nxjerrë mësim nga tubimi i  2 marsit, thirrje për revolta e kaos si në Bolivi e Armeni - Politike

Në intervistë, ish-kryeministri komentoi edhe prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit nga mazhoranca, duke pohuar se Rama mbylli me këtë akt primitiv dyert për hapjen e negociatave të Shqipërise me BE.

Gjithashtu, Berisha dha një koment për gazetën Standard edhe lidhur me marrëveshjen e firmosur mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ku e  vlerësoi si një arritje historike.
Greqia po kërkon zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në Detin Jon. Ndërkohë pala shqiptare deri më tani e ka cilësuar këtë si një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare, duke theksuar se aty ku e lejon gjeografia, Greqia gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e detit të saj. Ndërkaq kur ishte në opozitë, PS kundërshtoi me forcë marrëveshjen me palën greke ku zgjerimi ishte vetëm me 6 milje. Si e gjykoni këtë qëndrim dhe sa rrezik ka që Greqia të përfitojë në kurriz të territoreve shqiptare me zgjerimin e saj nëse lejohet nga pala shqiptare?
SALI BERISHA – Kemi të bëjmë me një ndryshim dramatik të qeverisë greke, dyfishimin e gjerësisë së ujrave të veta territoriale me implikacione të mëdha serioze e madje vende vende edhe ngushtim proporcional të gjerësisë së ujërave tona territoriale, shelfit dhe zonës ekonomike dhe hapësirës ajrore të Shqipërisë. Me këtë vendim zonat e depozitave të presupozuara gjigande,të gazit dhe naftës me vlere sipas ekspertëve edhe 1 trilion euro, zhvendosen në territorin e ujërave te saj. Ky është një vendim i njëanshem i qeverisë së Greqisë i bazuar në nenin 3 të Konventës Ndërkombëtare të Detit te Montego Bay, i cili u njeh të drejtën vendeve të zgjerojnë ujërat e veta territoriale deri në 12 milje.

Por vendimi i qeverise greke vetëm në aparencë përputhet me ligjin ndërkombetar të Detit. Në realitet ai bie ndesh me nenin 15 të konventës, i cili përcakton kushtet në të cilat vendet mund të zbatojnë nenin 3 të saj, kushte të cilat në rastin e kufizimit të Greqisë me Shqipërinë nuk ekzistojnë.

Problemi i përcaktimit të kufirit detar, shelfit dhe zonës ekonomike në detin Jon u komplikua me rrëzimin nga Edvin Zografi Bis me Gjykatën Kushtetuese të marrveshjes së Detit të vitit 2009, e cila ishte një marrëveshje shumë e mirë, një histori e vërtet ëin-ëin. Marrëveshja u rrëzua për llogari të një pale të tretë duke perdorur harta te provuara tashmë të fallsifikuara, në të cilat ngushtohej territori shqiptar nga 38 ne 22 km etj etj..

Pas rrëzimit të marrëveshjes, pala greke fillimisht kërkoi rinegocimin e saj por ne refuzuam pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcaktonte metodë tjetër për ndarjen e detit, me të cilën nuk ishte dakord asnjëra pale. Ne propozuam që të dy palet, pasi dështoi marreveshja, ti drejtoheshim Gjykatës Nderkombëtare të Detit. Ky propozim u pranua nga qeveria e Pasokut dhe më pas edhe nga qeveria e Neodemokracisë. Pra ne do te çonim në gjykatë ndërkombetare marrëveshjen dhe palët do paraqiteshin me statuskuonë e 6 miljeve Greqia dhe 12 milje Shqipëria.

Në bindjen time ky vendim përbën ndryshim të regullave në mes të lojës pasi të dy vendet janë angazhuar për arritjen e një marreveshje Deti midis tyre.

Por pas ardhjes në pushtet të Zografit Bis ky acaroi, siç ka pohuar vet, me qëllim marrëdhënniet me Greqinë. Më vonë ai pranoi dhe hapi negociatat për marrëveshje te re Deti me Greqinë, madje njoftuan dhe përfundimin e saj. Mirëpo Zografi Bis, në një akt antikombetar kishte negociuar dhe përfunduar një marrëveshje të re duke përdorur hartat e spiunit të detit dhe shkelur nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky qëndrim kapitullant antikushtetues i Zografit Bis detyroi presidentin e republikës të bllokojë marrëveshjen dhe të kërkoj që në negocimin e saj të të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të riformatohet grupi negociator. Pasi pala greke u njoh me këto qendrime bëri të qartë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është për palën shqiptare dhe jo atë greke.

Pas kesaj, qeveria Cipras u shpreh për zgjerimin e ujerave territoriale nga 6 në 12 milje dhe ditet e fundit këtë vendim shpalli në parlament e Greqisë kryeministri Micotaqis. Pa dyshim ky vendim i disfavorshëm për Shqipërinë është marrë nga qeveria greke. Por nuk ka pikë dyshimi gjithashtu se qendrimi i Zografit Bis ndaj marrëveshjes së vitit 2009, refuzimi i tij i ujdisë së arritur për të dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Detit, acarimi me qëllim siç e pohoi vetë ai të marrëdhënieve me Greqinë, pranimi për të negociuar marrëveshje të re duke shkelur nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deklarimi i tij se zgjerimi nga 6 në 12 milje i ujërave territoriale nga Greqia nuk prek Shqiperinë dhe nuk ka lidhje me marrëveshjen e Detit, janë një dhunim flagrant i interesit kombëtar dhe mbartin në vehte aktin e tradhëtisë së lartë kombëtare.

Zografi bis gjeti gati çdo gjë për të zgjidhur çështjen me Gjykatën Ndërkombetare të Detit dhe në rast se do vazhdonte me ujdinë e arritur për të dërguar çështjen në gjykatë, problemi do të kishte marrë prej kohësh zgjidhjen më të mirë dhe nuk do te kishim sot një situatë krejt tjetër.

Pandemia e koronavirusit ka sjellë një realitet të ri në botë, ku ndryshimet e jetës së përditshme dhe pasojat e krizës janë ndjerë fort edhe në Shqipëri. Cili është mendimi juaj për mënyrën se si shteti e ka përballuar këtë pandemi, si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ajo ekonomike?
SALI BERISHA – Trajtimi dhe menaxhimi i pandemisë në Shqipëri ka qenë dhe është xhahil dhe i papërgjegjshëm i bazuar mbi mashtrimin, manipulimin, terrorin psikologjik, pseudoanketimin epidemiologjik.

Si rezultat i këtij menaxhimi, sot Shqipëria është vendi i vetëm mbi tokë që tremujori i dytë i pandemisë ka dhjetfishim të rasteve të infekuara dhe të vdekjeve nga covid 19 krahasuar me tremujorin e parë. Sot Shqipëria është i vetmi vend që efekti i karantinës ishte shkatërrimtar për ekonominë dhe zero për parandalimin apo kufizimimin e përhapjes se pandemisë.

Janë dy fenomenet kryesore që kanë pësuar një rritje galopante gjatë këtyre viteve. Si e gjykoni rritjen e borxhit publik, si edhe emigrimin masiv të shqiptarëve?
SALI BERISHA – Rritja e borxhit publik është një ndëshkim i rëndë për çdo shqiptar nga Edvin Rama dhe narkoqeveria e tij, është një barrë e rëndë mbi të ardhmen e tyre. Kjo rritje është rezultat direkt i korrupsionit gjigand, kriminalizimit të ekonomisë dhe shkatërrimit të klimës së biznesit, largimit të investitoreve vendas dhe të huaj nga Shqipëria.

Kurse emigracioni masiv është zbatimi me përpikmëri nga Zografi Bis i platformës së Vaso Çubrilloviçit të spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Praktikat që përdor Zografi bis për spastrimin e shqiptarëve nga vendi i tyre janë të njejta me ato që rekomandon Çubrilloviçi për debimin e tyre.

Me votimin në 30 korrik, mazhoranca dhe opozita parlamentare duket se i dhanë një goditje të fortë marrëveshjes së 5 Qershorit. A besoni se rikthimi i palëve në Këshillin Politik do të arrijë të rikthejë konsensusin për koalicionet parazgjedhore? Dhe së dyti si e shihni gjendjen e opozitës së bashkuar përballë mazhorancës socialiste, në kuadër të garës elektorale që pritet të zhvillohet pas 7 muajsh?
SALI BERISHA – Nuk e di se çfarë do të bëjnë palet por di se Edvin Kristaq Rama nuk njeh ligj as dhe moral, ai shkelmoi me pabesi marrëveshjen e 5 qershorit dhe mbylli me këtë akt primitiv dyert për hapjen e negociatave të Shqipërise me BE.

Edvini Kristaq Rama është i pashpresë. Urrejtja për të personalisht është mbarëpopullore, ai do arkivohet në analet e zeza të historisë njëlloj si etërit e tij.

Cili është komenti juaj mbi marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë?
SALI BERISHA  – Marrëveshja qe u firmos ne Washington në Shtëpine e Bardhë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë mendoj se është një arritje historike për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ajo është një sukses i padiskutueshëm i diplomacisë së SHBA dhe personalisht e Presidentit Donald Trump dhe përfaqesuesve të tij. Marrëveshja shënon një kthesë të madhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë por do kete ndikim të rëndësishëm edhe ne bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.

Prandaj me kete rast shpreh urimet e mia më të perzemerta për Kryeministrin Hoti, qeverinë dhe popullin e Kosovës për këtë arritje historike si dhe mirenjohjen time më të thellë SHBA dhe presidentit Trump për rolin e tyre përcaktues në arritjen e kësaj marreveshje.

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar15 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore15 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix15 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix15 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar15 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix15 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix16 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix16 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook