Lidhu me ne

Kryesore

Erdogan, mesazh të fortë Macron: Do kesh shumë probleme me mua

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”.

Në fjalën e tij, Erdoğan vuri në dukje se një kujdestar (delegues) mund të jetë efektiv vetëm me ngushtimin e hapësirës së vullnetit të popullit.

Duke rikujtuar se siç e ka thënë edhe në natën e grushtit të shtetit më 15 korrik gjatë një fjalimi në televizion se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”, Erdoğan shtoi se “Populli turk i cili ishte pothuajse i përkulur nën humbje të rënda të përjetuara në 200 vitet e fundit, më 15 korrik mbrojti edhe njëherë pavarësinë dhe të ardhmen e atdheut të tij, mbi të cilin ngriti shtetin e tij që shpëtoi nën kushte të vështira”, raporton Anadolu Agency.

Ai tha se Turqia me Parlamentin e saj, presidencën, gjyqësorin, ministritë, institucionet dhe kryesisht ushtrinë dhe diplomacinë e saj zbaton planet e saj dhe ka filluar të përparojë në mënyrë më të shpejtë drejt objektivave të saj.

Ja shikoni tani çfarë bën Greqia. Në çfarë beson që i bën këto? U beson disave që i premtojnë se do ta mbështesin dhe vazhdon të shëtisë përreth ishujve me korveta. Po bëni gjënë e gabuar, mos merrni këto rrugë, do të mbeteni plotësisht vetëm. Kur vjen koha, rasti thua ‘fqinj, fqinj, fqinj‘. Atëherë jepi të drejtën që meriton fqinjësia. Mos hyni në rrugë të gabuara. Fatmirësisht ne vendimet tona i marrim vetë dhe i zbatojmë këto me aftësi. Tashmë ka një Turqi e cila mund të hyjë në çdo lloj përpjekjeje nëse është e nevojshme”, tha Erdoğan.

Më tej Erdoğan tha: “Siç e dini po bëhen përpjekje për formimin e një shteti terrorist. Ku? në Siri. Ndërsa në anën tjetër shikoni që përballë nesh qëndron Haftari në Libi dhe fatkeqësisht ka forcat e tij të armatosura, mercenarët Wagner që mbështeten nga qeveria e Abu Dabit. Bashkë me këto shikoni që pranë tyre është vazhdimisht Franca. Nuk dua të jap emra, por jam i detyruar sepse ai merret shumë me personalitetin tim. Ai thotë se ‘Kemi problem me Erdoğanin dhe jo me popullin turk‘. I nderuar Macron, t’i do të kesh edhe shumë probleme me mua personalisht. Këtë ta kam thënë shumë herë personalisht por nuk dëgjon. Të kam thënë që ‘shiko t’i nuk ke as njohuri për historinë‘. Ti nuk di as historinë e Francës. Fillimisht mos u merr me popullin turk, me Turqinë”.

“Historia e Afrikës është pothuajse historia e Francës. Jeni ju ata që vratë 1 milion njerëz në Algjeri. Jeni ju që vratë 800 mijë njerëz në Ruanda. Fillimisht duhet të mësosh se ju nuk mund të ja jepni mësime humanizmi. Këto unë ia kam thënë personalisht atij. ‘Shiko, t’i nuk ke njohuri për historinë. Fillimisht duhet të mësosh këto”, tha presidenti Erdoğan./AA

Me teper

Kryesore3 orë më herët

“Kukulla e kunatit dhe pengu i Ramës”/ Jozefina Topalli i nxjerr bojën Bashës

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli , ishte e ftuar në Klan news ku është shprehur për Bashën se është kukulla e kunatit...

Radar3 orë më herët

Elhaida Dani: Nuk më lanë të hyja në Itali se nuk kisha lekë

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ishte pjesë e “Ftesë në 5”, nga ku zbuloi për herë të parë detaje nga...

Radar4 orë më herët

Zv/kryeministri Ahmetaj tallet me Erjon Braçen: Zyrën ma la të pastër!

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj në daljen e parë televizive, ka folur për detyrën e re dhe se çfarë pritshmëri ka për...

Aktualitet4 orë më herët

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Është i përballueshëm

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mendon se rritja e çmimit të bukës është i përballueshëm për qytetarët shqiptarë. Sipas tij rritja është...

Stil4 orë më herët

Vishej me të gjëra që mos ta “objektivizonin”, tani Billie Eilish akuzohet se tenton të duket ‘sexy’

Këngëtarja e njohur Billie Eilish është veshur gjithmonë me të gjëra dhe madje në një intervistë dis akohë më parë...

Kioske4 orë më herët

Luli ka kry punë

Nga Ylli Manjani Ato pak anëtarë forumesh në PD, nëse duan të jenë të sinqertë me veten, duhet të pranojnë...

Stil4 orë më herët

Përse Britney Spears është kundra transmetimit të dokumentarit të saj?

Page Six bën me dije se Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri të Netflix, “Britney vs Spears”. “Ky...

Radar4 orë më herët

83% e votuesve të PS mendojnë se qeverisja është shumë e korruptuar

Korrupsioni në qeverisje është një pikë ku bashkohen shumica e qytetarëve shqiptarë pasi pavarësisht preferencave politike, mendojnë se shteti është...

Radar4 orë më herët

Vdekja e Ilia Karelit | Gazetari Shpetim Zinxhiria zbulon të vërtetën

Gazetari Shpetim Zinxhiria: Mashtron gazeta “ProtoThema” për denimin e gardianëve, por ne realitet asnjë nuk është dënuar.Vdekja e Ilia Karelit,...

Radar4 orë më herët

Rama fotot me “babën” e tij, George Soros. Mungon Basha…

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ku edhe ka marrë pjesë në Asamblenë e 76-të të OKB-së,...

Facebook