Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj shpik konflikt mes makinave e biçikletave për të justifikuar trafikun në Tiranë

Veliaj shpik konflikt mes makinave e biçikletave për të justifikuar trafikun në Tiranë

Kryebashkiaku Veliaj kritikoi, të dielën, të gjitha ata qytetarë, politikanë e media që kanë kritikuar nismat e Veliajt për të ngushtuar rrugët e Tiranës për qarkullimin e makinave dhe shtimin e korsive të biçikletave.

Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj e quajti ‘kanibalizëm urban’ të vësh kundër shoferët e makinave me ata që ngasin biçikletën:

“Njerëzit, për politikë, shfrytëzojnë situata të ndryshme, por të shfrytëzosh korsitë e biçikletave për të venë kundër shoferët e makinave është kanibalizëm urban.

Nëse ata që mendojnë se biçikletat shtojnë trafikun, imagjino nëse ata që kanë biçikleta të kishin të gjithë makina.”

Në të vërtetë, muajt e fundit qytetarët dhe mediat kanë vënë në dukje problemet e shumta me trafikun në Tiranë.

Ndryshe nga sa pretendon Veliaj, qytetarët që përdorin makinën në përditshmëri nuk i janë vënë kundër atyre që ngasin biçikletën, por kanë kritikuar ‘zgjidhjet urbanistike’ të Bashkisë Tiranë për të ndryshuar funksionin e rrugëve kryesore, të tilla si Rruga e Durrësit dhe Mine Peza, apo për të bllokuar dhjetra rrugë njëkohësisht për muaj të tërë, si pasojë e rikonstruksioneve, shpesh herë dhe të përsëritura për shkak të punimeve të dobta dhe jocilësore.

Këto ndërhyrje janë në vazhdën e disa investimeve të kryera nga Bashkia që vështirësojnë trafikun në Tiranë. Publikisht zyrtarët e Bashkisë shprehen se duan të dekurajojnë përdorimin e tepërt të makinave në qytet, por ndërkohë nuk kanë ofruar asnjë alternativë të vërtetë për të lehtësuar lëvizjet.

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Ndërkohë, siç kemi shpjeguar më parë në Exit News, argumenti për mbi-përdorim të makinave nuk mbështetet nga statistikat. Shqipëria ka një nga normat më të ulëta të makinave për frymë dhe të konsumit të naftës për frymë në Evropë, krahasuar edhe me vendet model për përdorimin e biçikletave dhe transportit publik.

Mbi të gjitha, teksa bashkia vazhdon të promovojë publikisht përdorimin e transportit publik dhe biçikletave në qytet, ajo ka vazhduar të lejojë ndërtime masive pranë qendrës së qytetit, të cilat vetëm shtojnë trafikun dhe lëvizjet drejt saj. / Exit.al

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix12 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix12 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix12 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix12 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix12 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook