Lidhu me ne

Radar

Laboratori italian nxjerr ajrin e Tiranës në nivele të larta ndotësish toksikë


Ka shumë vite që niveli i ndotjes së ajrit është një nga problematikat më serioze të Tiranës. Testimet kanë qenë të pakta, por nëse do të flitet për matje serioze të bëra publike, e fundit i përket vitit 2022 kur Instituti për Zhvillimin e Habitatit CO-Plan, monitoroi katër qytete, përfshi edhe Tiranën.

Ndotja, ashtu siç pritej, rezultoi të ishte përtej normës së lejuar nga Bashkimi Europian, me përqendrim prej rreth dy herë mbi normën të dioksidit te karbonit. Faktorë kryesorë të ndotjes, sipas studimit ishin mjetet motorike dhe sektori i ndërtimit.

Nisur nga këta tregues aspak normal të vitit të kaluar, emisioni ‘Piranjat’ ka kontaktuar laboratorin e specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, dhe i ka kërkuar bashkëpunim për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.

Ekspertët italianë erdhën në Shqipëri (Tiranë) dhe instaluan aparaturat e matjes në 20 pika të ndryshme të shpërndara në të gjithë Tiranën. Përkatësisht në ‘Unazën e Re’, pas 15 katëshit, tek ish stacioni i trenit, tek ura e Drejtorisë së Policisë, tek Brryli, pranë ‘Gardës së Republikës’, tek rruga ‘Don Bosco’, tek rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës, Kopshti Botanik, Tregu Industrial ‘5 maji’, Astir, 9 katëshet, Kombinat, Katedralja Katolike.

Pajisjet ‘Radielo’ që u përdorën, ishin të teknologjisë së lartë, me filtra të ndjeshme dhe me saktësi të madhe. 20 te tilla u lanë në ambient të hapur për 8 ditë nga data 28 mars 2023 deri më 5 Prill 2023.

Ekspertet italianë, pas verifikimeve dhe analizave, kanë shpjeguar për ‘Piranjat’ se rezultati është ALARMUES! Raporti i detajuar i laboratorit italian, tregon për një përqendrim në vlera të larta e të paktën dy komponentëve, Dioksidi i Azotit dhe benzeni.

Dioksidi i azotit kap vlerën e 53.3 mikrogram për metër kub, nga 40 mikrogram për metër kub. Ndërkohë shumë shqetësuese është situata e përqendrimit të benzenit që vlera mesatare është 21.3 mikrogram për metër kub, nga mesatarja europiane prej 5 mikrogram për meter kub. Pra, jemi me katërfishin e vlerës mesatare europiane.

Zonat me ndotjen më të lartë nga benzeni, rezultojnë rruga Arkitekt Kasemi, te Brryli me 101 mikrogram për metër kub, nga 5 mikrogram që është mesatarja europiane dhe rruga Gjergj Legisi – Blloku Gintash, me një përqendrim prej 84.1 mikrogram për metër kub nga 5 mesatarja europiane.

Në raportin përfundimtar të ekspertëve italianë të laboratorit ‘Neotes’, bëhet edhe një panoramim i efekteve toksike të benzenit, ku citohet se kjo lëndë është me përqendrim të lartë toksine, dhe efektet toksike të saj varen nga përqendrimi i vlerave dhe nga kohëzgjatja e ekspozimit. Vlerat më të ulëta mund të shkaktojnë përgjumje, marrje mendsh, takikardi, dhimbje koke, dridhje, situatë konfuzioni apo humbje të vetëdijes. Në raport gjithashtu sqarohet se edhe në rast vlerash të ulëta, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj benzenit, mund të paraqesë rrezikshmëri. Në fakt, kjo substancë, është përfshirë në listën e Agjencisë Botërore për Kërkimin mbi Kancerin (IARC), mes substancave që kanë mjaftueshmëri të kancerogjenitetit tek njerëzit.

Efekti kryesor i një ekspozimi kronik ndaj benzenit është dëmtimi i indeve kockore dhe pakësimit të qelizave të palcës kockore. Çfarë mund të çojë në ulje të ndjeshme te rruazave të kuqe të gjakut, deri në Leucemi.

 Piranjat – Syri TV

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook