Lidhu me ne

Radar

Rama kopjon Luizin: Jo votë për Salike non-gratën, ju hëngsha zemrën!

Rama në Tepelenë: Jo votë për Salike non-gratën, ju hëngsha zemrën!

Rama në Tepelenë: Jo votë për Salike non-gratën, ju

Kryeministri Edi Rama vijoi ditën e sotme fushatën në Tepelenë ku garon për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie në 14 Maj Tërmet Peçi. Ai ka huazuar shprehjen e shumëpërdorur të labërisë “të hëngsha zemrën”, e cila është dhe pjesë e tekstit të këngës së kolonës zanore të fushatës së socialistëve, për të kërkuar sërish votën për PS në këto zgjedhje lokale.

“Janë 90% e rrugëve sot të ndërtuara. Ishin lënë komplet lluca, pluhur. Tepelena vuante për ujë. Këlcyra e Përmeti deri para disa vitesh s’kishin ujë. Sot gjithë zona ka ujë 24 orë. 15 mijë turistë vjet, 150 mijë do i bëjmë turistët. Po si do i bëjmë turistët? Do vijnë turistët e do presin autobusët e non gratave që nisen me dy gishta pas berihait. Nuk bëhen ashtu. Atyre iu duhen bërë kënde në qytet që të vijnë turistët e t’i shohin me dy gishta. Ashtu po. Me biletë, po jo me votë. Jo me votë ju hëngsha zemrën!” – u shpreh Rama.

Teksa mbante edhe një flamur kuqezi Rama tha se si kurrë më parë Shqipëria po korr sot sukses e respekt ndërkombëtar.

Rama në Tepelenë: Jo votë për Salike non-gratën, ju

“Të shkosh të votosh për “Salike Non-gratën” do të thotë të votosh për një damkë me të cilën ky flamur nuk ka asnjë lidhje. Të votosh për individë për të cilët ata që ne na mbështesin, na votojnë na dhanë mundësi ta ngremë këtë flamur më lart se asnjëherë tjetër e kanë të shkruar e zeza mbi të bardhë Janë të padëshiruar, çfarë jemi ne? Çfarë është Shqipëria? Çfarë është politika shqiptare? Strehë për të padëshiruarit e aleatëve tanë? Çfarë janë zgjedhjet në Shqipëri? Një mundësi për tu dhënë oksigjen atyre që aleatët tanë i konsiderojnë problematikë në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e shqiptarëve. Si mund të votohet për ata!” vijoi Rama.

Rama në Tepelenë: Jo votë për Salike non-gratën, ju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix13 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix13 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix13 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix13 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix13 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix13 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix19 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix19 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook