Lidhu me ne

Mix

Shenjat e trafikut qe duhet t’i dijë çdo shofer

SINJALIZIMI VERTIKAL

Shenjat e trafikut tërheqin vëmendjen për rrezikun, i cili kanoset në rrugën e caktuar, ose pjesën e rrugës, vëjnë në dijeni kufizimet, ndalesat dhe obligimet, të cilave duhet t’u përmbahen pjesëmarrësit, dhe japin njoftime të duhura për një zhvillim të sigurtë dhe pa pengesa në trafik.
– shenjat e rrezikut,
– shenjat e urdhërave të prera,
– shenjat e lajmërimit,
– tabelat plotësuese,
– shenjat ndriçuese të trafikut.

Me ligjin mbi bazat e sigurisë së trafikut në rrugë, është caktuar se pjesëmarrësit në trafik janë të detyruar t’u përmbahen kufizimeve, ndalesave dhe detyrimeve, të shprehura me ndihmën e shenjave të trafikut, që janë paraparë me Rregullorën mbi shenjat e trafikut dhe shenjat që i jepin personat e autorizuar pjesëmarrësve në trafik.

Shenjat e rrezikut

Shenjat e rrezikut shërbejnë për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në trafikun rrugor për rrezikun që u kanoset në ndonjë vend të caktuar, përkatësisht në një pjesë të rrugës, si dhe të njoftohen për natyrën e këtij rreziku. Kanë formë trëkëndëshi barabrinjësh, (përjashtim bëjnë: Kryqi i Andreut, afrimi kalimit të rrugës mbi binarë hekurudhorë me mbrojtës ose gjysmëmbrojtës, respektivisht pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës). Ngjyra elementare e këtyre shenjave është ngjyra e bardhë, ndërsa skajet e trekëndshit, janë me ngjyrë të kuqe. Simbolet janë të ngjyrës së zezë (prej tyre, dallon shenja – afërsia e sinjaleve ndriçuese). Skaji i kuq i shenjës, është me gjërësi të caktuar, e simboli duhet të jetë proporcional me madhësinë e shënjës, dhe i vizatuar asisoj sa që njihet lehtë. Tërheqin vëmendjen për rrezikun, që kërcënon në vendin e caktuar, respektivisht në pjesën e rrugës dhe i lajmërojnë pjesëmarrësit në trafik për karakterin e atij rreziku. Ato vendosen sipas rregullës, prej 150 deri 250 m para vendit të rrezikshëm, në rrugë jashtë vendbanimit, ndërsa në vendbanim, mund të vendosen edhe në largësi më të vogël se 150 m. Nëse kërkojnë arsyet e sigurisë, shenja e rrezikut mund të vihet edhe në largësi më të madhe se 250 m. Nëse shenja e rrezikut është vënë në largësi më të madhe se 250 m, ose më të vogël se 150 m, me shenjën duhet të vehet shenja plotësuese, në të cilën është shënuar distanca nga vendi i rrezikshëm, shkaku i të cilit, është vënë shenja....

Kthesë në të djathtë

Shënon afërsinë e kthesës....

Kthesë në të majtë

Shënon afërsinë e kthesës....

Kthesë e dyfishtë nga e cila e para djathtas

...

Kthesë e dyfishtë nga e cila e para majtas

...

Kthesë e rrezikshme

...

Teposhtëze e rrezikshme

...

Përpjetëze e rrezikshme

...

Ngushtim rruge

...

Ngushtim rruge nga ana e majtë

...

Ngushtim rruge nga ana e djathtë

...

Afërsi breg deti

Shënon afërsinë te vendi ku rruga del në breg det....

Urë lëvizëse

Shënon afërsinë te vendi ku në rrugë gjendet ura lëvizëse....

Gunga e gropa të rrezikshme në rrugë

...

Gropa në rrugë

...

Afërsi e qafës së rrezikshme të rrugës ose gungës së madhe

...

Rrugë e rrëshqitshme

Shënon afërsinë e pjesës së rrugës ku rruga në kushte të caktuara atmosferike dhe rrethana të ngjajshme është e rrëshqitshme....

Gurë të shkapërderdhur

Shënon afërsinë e pjesës së rrezikshme të rrugës ku mund të gjenden gurë të thyer ose të shkapërderdhur....

Shembje gurësh nga ana e majtë

...

Shembje gurësh nga ana e djathtë

...

Vendkalim i shënuar për këmbësor

Shënon afërsinë e vendit në rrugë ku gjendet vendkalimi i shënuar për këmbësor....

Fëmijë në rrugë

Shënon afërsinë e vendit në rrugë ku fëmijët lëvizin shpesh....

Biçiklistët në rrugë

Shënon afërsinë e vendit ku biçiklistët shpesh hyjnë në rrugë nga rrugë anësore ose shtegu i biçiklistëve....

Kafshë në rrugë

Shënon vendin ku kafshët shtëpiake kalojnë përtej ose përgjatë rrugës nën mbikqyrje....

Egërsira në rrugë

Shënon veqanërisht vendet e rrezikshme ku egërsirat shpesh kalojnë përtej rrugës....

Afërsi e pistës së aeroplanëve

Shënon pjesën e rrugës mbi të cilën aeroplanët fluturojë ulët me rastin e zbritjes ose ngritjes....

Arritje te shenjat e trafikut me drita

Shënojnë afërsin e kryqëzimit ku trafiku rregullohet me anën e shenjave ndriquese....

Arritje te shenjat e trafikut me drita

Shënojnë afërsin e kryqëzimit ku trafiku rregullohet me anën e shenjave ndriquese....

Trafiku në të dy kahjet

Shënon vendin prej nga trafiku fillon të qarkullojë në të dy kahjet....

Era anësore nga ana e majtë

...

Era anësore nga ana e djathtë

...

Rrezik në rrugë

Shënon afersinë e pjesës së rrugës ku pjesëmarrësve në trafik u kërcënohet ndonjë rrezik për të cilin nuk është paraparë shenjë e veçantë....

Tuneli

Shënon afërsinë e tunelit në rrugë....

Kryqëzim rruge me rëndësi të njëjtë

Shënon afërsinë e kryqëzimit të rrugëve prej të cilave asnjëra nuk është rrugë me përparsi kalimi....

Punime në rrugë

Shënon vendin ku zhvillohen punimet....

Rrugë tramvaji

Shënon afërsinë e vendit ku rruga kalon përtej rrugës së tramvajit në nivel....

Kryqëzim me rrjedhë të rrumbullakët të trafikut

Shënon afërsinë e kryqëzimit ku zhvillohet trafiku në rrjedhë të rrumbullakët....

Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë me kënd të drejtë

...

Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë nga ana e majtë

...

Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë nga ana e djathtë

...

Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë në kënd të ngushtë nga ana e majtë

...

Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë në kënd të ngushtë nga ana e djathtë

...

Kalimi i rrugës përtej hekurudhës me mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse

...

Kalimi i rrugës përtej hekurudhës pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse

...

Kryqi i Andreut

Shënon vendin ku rruga kalon përtej hekurudhës në nivel, pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse me një pale binarë....

Afrimi i kalimit të rrugës përtej hekurudhës me mbrojtëse ose gjysmëmbrojtës

...

Kryqi i Andreut

Shënon vendin ku rruga kalon përtej hekurudhës në nivel, pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse me dy ose më shumë binarë....

Afrimi i kalimit të rrugës përtej hekurudhës pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtës

Çdo shirit i pjerrtë shënon largësinë nga hekurudha për 80m, 2 shirita të pjerrtë = 160m, 3 shirita të pjerrtë = 240m....

Aksident me fatalitet

Shënon afërsinë e vendit ku ka pasur aksidente me fatalitet....

Rrugë e dëmtuar

Rrezik në pjesën e rrugës ku është e dëmtuar....

Rrezik zjarri

Paralajmëron kalimin në një zonë veçanërisht të rrezikshme nga ndezja e papritur e zjarrit....

Rrezik nga kolona e ndalur e mjeteve në rrugë.

Tregon pjesën e rrugës ku ekziston rreziku nga kolona e ndalur e mjeteve në rrugë.


Shenjat e lajmërimit

Shenjat e lajmërimit u japin pjesëmarrësve në trafik njoftime të nevojshme për rrugën nëpër të cilën lëvizin dhe njoftime të tjera të cilat mund të jenë të dobishme. Shenjat e lajmërimit kanë formë katrori, të këndit të drejtë, ose të rrethit. Ngjyra elementare është e bardhë, kurse simbolet dhe mbishkrimet janë të ngjyrës së zezë, respektivisht ngjyra elementare është e kaltër me simbole dhe mbishkrime të ngjyrës së bardhë dhe të zezë (prej tyre dallon një numër shenjash). Në shenjat e lajmërimit, ngjyra e zezë, është përdorur në raste të veçanta, dhe nuk mund të dominojë. Madhësia e shenjave të rrezikut,të urdhërave të prera dhe të lajmërimit varet prej kategorisë së rrugës në të cilat duhet të vendosen. U ofrojnë pjesëmarrësve në trafikun informatat e nevojshme për rrugën nëpër të cilën lëvizin, emërtimet e vendeve, nëpër të cilat kapërcen rruga dhe largësinë nga ato vende, për ndërprerjen e vlerëshmërisë së shenjave të urdhërave të prera, si dhe informatat e tjera, që janë të dobishme. Vendosen asisoj që të emërtojnë objektin, terrenet, ose pjesët e rrugës, të cilave u referohen. Nëse objekti, ose terreni, me të cilin ka të bëjë shenja e lajmërimit, nuk gjendet në rrugën, në të cilën është vënë shenja,lajmërimi i nevojshëm, ndodhet ose në tabelën plotësuese, ose në vetë shenjën. Me shenjat e lajmërimeve, ofrohen, po ashtu informacione paraprake, informata për radhitjen, kthimet dhe informata për kahjen e lëvizjes....

Përparësi kalimi në krahasim me mjetet nga kahu i kundërt

...

Rrugë me qarkullim njëkahësh

...

Rrugë me qarkullim njëkahësh

...

Rrugë pa dalje (qorre)

...

Rrugë me përparësi kalimi

...

Mbarim i rrugës me përparësi kalimi

...

Shtrirje apo zgjatje e rrugës me përparsi kalimi

...

Vendkalimi i shënuar për këmbësorë

...

Nën kalimi ose mbi kalimi i shënuar për këmbësorë

...

Kahje e lëvizjes së mjeteve që kanë për qëllim të kthehen majtas në kryqëzim ku është i ndaluar kthimi majtas

...

Kryqëzim

...

Rreshtim i mjeteve me emërtim të vendbanimeve

...

Rreshtim mjetesh

...

Rrugëtregues

...

Autoudhë (autostradë)

...

Mbarim autoudhe (autostrade)

...

Tabelë rrugëtreguese

Shënon drejtimet e rrugës për vendet e shënuara në shenjë....

Motoudhë

...

Mbarim i motoudhës.

...

Rrugëtregues për aeroport

...

Rrugë ndërkombëtare

...

Emër vendbanimi

...

Numër rruge

...

Kilometrazhë rruge

...

Mbarim i vendbanimit

...

Mbarim ndalimi i tejkalimit të të gjitha mjeteve motorike përpos motoçikletës pa rimorkio

...

Mbarim ndalimi i tejkalimit për kamionë

...

Mbarim kufizimi i shpejtësisë 50 km/h

...

Mbarim i të gjitha ndalesave

...

Mbarim i shpejtësisë më të vogël të lejuar

...

Mbarim obligimi i mbajtjes së zinxhirëve për borë

...

Mbarim i shtegut për këmbësorë

...

Mbarim i shtegut për çiklistë

...

Mbarim i shtegut për kalorës

...

Zonë ku është e kufizuar koha e zgjatjes së parkimit

...

Dalje nga zona ku është e kufizuar koha e zgjatjes së parkimit

...

Restorant

...

Vendparkim

...

Stacioni i ndihmës së parë

...

Kafene

...

Kufizim kohor i parkimit

...

Pikë karburanti

...

Hotel ose motel

...

Spitali

...

Punëtori për ndreqjen e mjetit

...

Telefon

...

Informata

...

Teren për kampim me çadra e me shtëpiza lëvizëse

...

Vendndalim autobusi

...

Stacion tramvaji

...

Aeroport

Shënon afërsinë e aeroportit ose vendin e aeroportit....

Port detar

...

Mjet ndihme në rrugë

...

Kalueshmëri rruge

Shënon se kalimi i rrugës përtej majës është i hapur ose i mbyllur....

Lumi

...

Numër kthese

...

Stacion policor

...

Emërtim rruge

...

Shpejtësi që rekomandohet

...

Qafë malore

...

Vërtetim drejtimi

Shënon vërtetimin e drejtimit të lëvizjes, emërtimin e drejtimit dhe largësinë deri te vendi i shënuar....

Tabelë orientimi

Shënon vendin e kthesës së ngushtë, majtas ose djathtas....

Pararrugëtregues

...

Rrugëtregues përmbi rrugës në portal

...

Rrugëtregues përmbi rrugës në portal

Shënon drejtimin e lëvizjes, në autoudhë dhe rrugë me kryqëzime në shumë nivele, deri te vendbanimet e shkruara me shenjë....

Dalje nga autoudha (autostrada)

...

Fëmijë në rrugë

...

Rrugëtregues rreshtimi përmbi shiritat rrugor-në portal

...

Shirit i komunikacionit për mjetet e transportit publik të udhëtarëve

...

Mbarim shiriti i komunikacionit për mjetet e transportit publik të udhëtarëve

...

Shirit komunikacioni për mjete të ngadalshme

...

Kufizim i përgjithshëm i shpejtësisë më të madhe të lejuar të shtetit, sipas llojit të rrugës

...

Mbarim shiriti i komunikacionit për mjete të ngadalshme

...

Parkim me pagesë

Tregon zonë parkimi me pagesë....

Rregullim i pushimit të mjeteve në qendrat e banuara

Paraqet një rregullim të pushimit të mjeteve....

SOS

Tregon një vend të lajmërimit rrugor për ndihmë....

Fillimi i zonës së trafikut të qetë.

Paraqet fillimin e zonës së trafikut të qetë....

Mbarim i zonës së trafikut të qetë.

Paraqet mbarimin e zonës së trafikut të qetë.


Shenjat e obligimit

Ngjyra elementare e shenjave të obligimit është e kaltër. Simbolet janë të ngjyrës së bardhë. I bëjnë me dije pjesëmarrësit në trafik për ndalesat, kufizimet dhe obligimet, të cilave duhet t’u përmbahen. Ato vlejnë prej vendit ku janë të vendosura. Në qoftë se është e nevojshme që pjesëmarrësit në trafik të lajmërohen më parë për urdhërin e prerë, qoftë për hir të pamjes së dobët të rrugës, qoftë për arsye të tjera të sigurisë, shenja vendoset para vendit, prej nga vlen urdhëri, në një largësi të caktuar e në tabelen plotësuese, është theksuar largësia e vendit, prej nga vlen urdhëri....

Shpejtësia më e vogël e lejuar

...

Zingjirë për bore

...

Shteg për biçikleta

...

Shteg për këmbësor

...

Shteg për kalorës

...

Zonë për këmbësor dhe biçikleta

...

Kahje e obliguar

...

Kahje e obliguar

...

Kahje e obliguar

...

Kahje e obliguar

...

Kahje e obliguar

...

Kahje të lejuara

...

Kahje të lejuara

...

Kahje të lejuara

...

Anashkalim i obliguar nga ana e majtë ose e djathtë

...

Anashkalim i obliguar nga ana e majtë

...

Anashkalim i obliguar nga ana e djathtë

...

Kryqëzim me rrjedhë të rrumbullakët të komunikacionit


Shenjat e ndalimit

Shenjat ndalimit janë një grup shenjash të cilat kanë formë rrethi dhe të cilat gjithnjë urdhërojnë ndonjë ndalesë ose japin ndonjë përparësi në trafik....

Ndalje e detyruar

Shënon vendin para hyrjes në kryqëzim ku shoferi është i detyruar të ndal mjetin....

Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi

Shënon vendin para hyrjes në kryqëzim ku shoferi duhet t’u japë përparësi kalimi të gjitha mjeteve që lëvizin në rrugë....

Ndalim qarkullim në të dy kahjet

Shënon rrugën-pjesën e rrugës ku është i ndaluar trafiku i të gjitha mjeteve në të dy kahjet....

Ndalim qarkullimi në një kah

Shënon rrugën-pjesën e rrugës ku është i ndaluar trafiku i të gjitha mjeteve nga kjo kahje....

Ndalim komunikacioni për të gjitha mjetet me veprim motorik, perpos motoçikletes pa rimorkio

...

Ndalim komunikacioni për autobusë

...

Ndalim komunikacioni për mjetet transportuese (kamion)

...

Ndalim komunikacioni për cistern

...

Ndalim komunikacioni për mjetet që transportojnë përtej sasisë së caktuar eksploziv ose ndonjë materie që ndizet lehtë

...

Ndalim komunikacioni për mjetet që transportojnë përtej sasisë së caktuar materje të rrezikshme

...

Ndalim komunikacioni për mjetet me fuqi motorike që tërheqin rimorkio përpos gjysmë-rimorkios

...

Ndalim komunikacioni për mjetet me fuqi motorike që tërheqin rimorkio ose gjysmë-rimorkio

...

Ndalim komunikacioni për traktor

...

Ndalim komunikacioni për biçikleta

...

Ndalim komunikacioni për çiklomotor

...

Ndalim komunikacioni për karroca dore

...

Ndalim komunikacioni për motoçikleta

...

Ndalim komunikacioni për qerre

...

Ndalim komunikacioni për të gjitha mjetet me veprim motorik

...

Ndalim komunikacioni për të gjitha mjetet me veprim motorik dhe qerret

...

Ndalim komunikacioni për këmbësor

...

Ndalim komunikacioni për mjetet gjerësia e përgjithshme e të cilave kalon gjersinë e caktuar

...

Ndalim komunikacioni për mjetet lartësia e përgjithshme e të cilave kalon lartësinë e caktuar

...

Ndalim komunikacioni për mjetet masa e përgjithshme e të cilave kalon masën e caktuar

...

Ndalim komunikacioni për mjetet që e kalojnë shtypjen e caktuar boshtore

...

Ndalim komunikacioni për mjetet që e kalojnë gjatësinë e caktuar

...

Distanca më e vogël ndërmjet mjeteve

...

Ndalim kthimi gjysëmërrethor

...

Ndalim kthimi majtas

...

Ndalim kthimi djathtas

...

Ndalim tejkalimi i të gjitha mjeteve me fuqi motorike, përpos motoçikletave pa rimorkio

...

Ndalim tejkalimi për kamion

...

Kufizim shpejtësie

...

Ndalim i dhënjes së shenjave të zërit

...

Dogana

Ndalim kalimi pa u ndalur....

Policia

Ndalim kalimi pa u ndalur....

Taksa rrugore

Ndalim kalimi pa u ndalur....

Përparësi kalimi për mjetet e kahjes së kundërt

...

Ndalim ndaljeje e parkimi

...

Ndalim parkimi

...

Parkim i njëpasnjëshëm(alternative)

Shënon pjesën e rrugës në të cilën ndalohet parkimi në ditët tek....

Parkim i njëpasnjëshëm(alternative)

Shënon pjesën e rrugës në të cilën ndalohet parkimi në ditët çift....

Ndalim fotografimi

Shënon vendin ku ndalohet fotografimi.


Tabelat plotësuese

Tabela plotësuese është pjesë përbërëse e shenjës së trafikut e cila më saktë përcakton kuptimin e shenjës së trafikut, shenjave ndriçuese, shenjat në rrugë, trotuaret e të ngjashme. Në tabelen plotësuese, shënohet largesia nga vendi i rrezikshëm për të cilin është vendosur shenja, ose vendin prej të cilit vlen urdhëri i prerë, apo është dhënë lajm plotësues në shenjën e lajmërimit. Përveç kësaj në tabelën plotësuese mund të lajmërohet largësia e pjesës së rrugës në të cilën kanoset rreziku ose vlen urdhëri i prerë, apo plotësim tjetër me të cilin më saktë përcaktohet kuptimi i shenjës së trafikut. Ngjyra e tabelës plotësuese është e njejtë si ngjyra bazë e shenjës nën të cilën është vendosur, e mbishkrimet dhe simbolet janë të ngjyrës së njëjtë me mbishkrimet dhe simbolet në shenjë....

Tabela plotësuese me shigjeta dhe numër shënon gjatësinë e pjesës së rrugës nga shenja ku ekziston kufizimi i shpejtësisë së lëvizjes në gjatësi prej 2km

...

Tabela plotësuese pa shigjeta ku është dhënë vetëm largësia shënon lagësinë pas 100m nga shenja fillon të vlejë kufizimi i shpejtësisë prej 50km/h

...

Kur në shtyllë janë të vendosura dy shenja, tabela plotësuese ka të bëjë me shenjën nën të cilën është vendosur, në rastin konkret ndalon komunikacionin për autobus ndërurban duke filluar nga shenja

...

Tabela plotësuese saktëson periudhën kohore gjatë së cilën mjetet motorike përpos motoçikletës duhet të kenë paisje dimërore (pneumatikë M+S ose zinxhirë për borë)

...

Tabela plotësuese saktëson kohën gjatë së cilës vlen urdhëresa e prerë e ndalimit të komunikacionit në të dy kahjet për të gjitha mjetet prej orës 20 – 24h

...

Tabela plotësuese saktëson kahjen në të cilën duhet të lëvizin kamionët

...

Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen në rrugën pas shenjës

...

Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen deri tek shenja

...

Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen pas dhe deri tek shenja

...

Distanca

Tregon distancën nga sinjali i rrezikut (poshtë të cilit është vendosur) deri të vendi ku fillon rreziku....

Shtrirja

Tregon gjatësinë e një pjese rruge në të cilën zbatohet sinjali që e shoqëron....

Tabelë orari

Vendosur poshte sinjalit “ndalim pushimi”, tregon kohëzgjatjen për të cilën është në fuqi sinjali....

Tabelë orari për ditët e festave

Saktëson se vlera e snjalit është kufizuar vetëm për ditët festive dhe në oraret e treguara....

Tabelë orari për ditët e punës

Vendosur poshtë sinjalit “ndalim qarkullimi” tregon që sinjali është i vlefshem në ditët e punës....

Kufizim

I vendosur posht sinjalit “parkim” tregon vendin e caktuar për parkimin e mjeteve të treguara në tabelë....

Përjashtim

I vendosur poshtë sinjalit “ndalim qarkullimi” lejon qarkullimin vetëm për kategoritë e mejteve të treguara në panel....

Fillimi

I vendosur poshtë sinjalit “materiale të paqëndrushme mbi rrugë”, tregon vendin ku fillon rreziku....

Vazhdimi

I vendosur poshtë sinjalit “ndalim parakalimi” sinjalizon vazhdimësinë e tij....

Fundi

I vendosur poshtë sinjalit “ndalim qëndrimi”, tregon vendin ku mbaron vlefshmërina e këtij sinjali....

Sinjale horizontale në ripunim

Tregon një pjesë rruge ku po vizatohet sinjale horizontale....

Aksident

Tregon që ka mjete të aksidentuara në rrugë....

Kalimi mbi minar

Poshtë sinjalit “rreziqe të tjera”, tregon kalimin mbi shinat e manovrës....

Pastrues bore

Tregon praninë e makinave pastruese të borës në rrugë....

Zonë që përmbytet

Reagon një rrugë e cila për shkak të shiut të dendur, mund të përmbytet nga uji....

Varg mjetesh

Tregon se mund të gjendemi në një trafik me mjete të ndaluara në kolonë....

Mjete pune në veprim

Tregon mundësinë e pranisë së mjeteve punuese në rrugë ose dalje të tyre nga kantieri....

Rrugë e rrëshqitshme nga akulli ose bora

Mund të ndeshet në pjesë rruge që nuk i kapin rrezet e diellit, gjatë stinës së dimrit....

Rrugë e rrëshqitshme nga shiu

Kërkon që në rast shiu, distanca e sigurisë të mbahet më e madhe se zakonisht....

Kamionë në ngadalësim

Tregon një ndryshim të pjerrësisë së rrugës, gjë e cila i detyron kamionët të ngadalsojnë shpejtësinë e lëvizjes....

Zonë e largimit të detyrueshëm

Vendoset në një zonë ku pushimi i mjetit përbën rrezik për qarkullim....

Sinjal korsie

Tregon korsinë që i referohet sinjali i mësipërm....

Numri i kthesave

Tregon numrin e kthesës së rrezikshme në një rrugë me shumë kthesa....

Vijimi i rrugës kryesore

Tregojnë skemën e ndërthurjes së rrugëve....

Ndalimi i përkohshëm i pushimit

Ndalon pushimin e mjeteve në periudhën e kohës kur kryhen pastrime të rrugëve....

Drejtimi i detyruar për mjete të transportit të lendeve të rrezikshme

Tregon se mjetet e përshkruara në të nuk mund të lëvizin në drejtim të ndryshëm nga ai i treguar në sinjal....

Paralajmerimin e një kalimi të detyrushëm

Paralajmëron se për kamionët me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë, në kryqëzim është e ndaluar të vazhdojnë lëvizjen drejt....

Ndalim qarkullimi për kategori të caktuara mjetesh

Tregon që mund të qarkullojnë të gjitha kategoritë e mjeteve me motor, përveq atyre të treguara në sinjal....

Kufizues normal anësor të kufirit të rrugëve me një korsi të vetëm (unike) lëvizjeje

Përdoren si kufizues normalë të anës së rrugëve me një korsi qarkullimi....

Kufizues normal anësor të kufirit të rrugëve me dy korsi lëvizjeje

Përdoren si kufizues normalë të anës së rrugëve me dy korsi qarkullimi....

Kufizues për tunelet me një sens lëvizjeje

Janë sinjale plotësuse të vendosur në hyrje dhe në vazhdimësi të tuneleve me një sens levizje....

Kufizues për rrugët malore

Vendoset në kufijtë anësore të rrugëve të cilat mund të mbulohen shpesh nga bora....

Kufizues anesor për kthesat e forta

Vendoset në rrugët interurbane për të sinjalizuar vazhdimësinë e kthesave të forta dhe të padukshme....

Kufizues për kryqëzime në formë T-je

Tregon që lejohet kthimi majtas ose djathtas....

Kufizuesit e kthesave normale

Vendoset njëri pas tjetrit për të vënë në dukje krahun e jashtëm të kthesave të rruges....

Kufizues të hyrjes

Përcakton anët e hyrjes në rrugët dytësore të pa paralajmeruara më parë....

Paralajmërimi për një sistem semaforik të përkohshëm

Paralajmëron një (impiant) sistem fenerësh semaforik në prani të një kantieri rrugor....

Sinjal drejtimi

Është sinjal i shmangies së itinerarit të lëvizjes majtas përkohësisht....

Kufizues i veçantë i pengesave

Është tregues i veçantë i pengesave, përbëhet nga një panel reflektues dhe sinjali përkatës....

Tabela e policit të trafikut

Përfaqeson tabelën që përodret nga polici i trafikut rrugor për ndalimin e mjeteve ose për të rregulluar trafikun....

Shpejtësi maksimale e lejueshme

Vendosen në pjesën e prapme të disa lloje automjetesh, tregojnë shpejtësinë maksimale të lejuar për atë mjet për rrugët jashtë qytetit....

Panel për ngarkesat qe dalin jashte mjetit

Vendoset në fund të çdo ngarkese që del jashtë në pjesën e pasme të mjetit....

Transport i mallrave të rrezikshme

Vendoset në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit që transporton mallra të rrezikshme....

Panel prapareflektues

Vendoset në pjesën e mbrapme të mjeteve për transport mallrash që kanë peshë të përgjithshme mbi 3,5 ton....

Panel prapareflektues

Vendoset në pjesën e mbrapme të rimorkiove për transport mallrash që kanë peshë të përgjithshme mbi 3,5 ton....

Qendra e një qyteti ose qendër banimi

Sinjalizon “Qendër” e një qyteti ose qendër banimi.


Shenjat ndriquese

Shenjat ndriçuese të trafikut janë: – shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut të dedikuar vetëm për këmbësorë, – shenjat ndriçuese për tramvajë, – shenjat ndriçuese për shënimin e kalimeve në rrugë nëpër binarë hekurudhorë, – shenjat ndriçuese për shënimin e punimeve në rrugë, pengesave të tjera dhe dëmtimeve të rrugës automobilistike, që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Drita e përdorur si shenjë ndriçuese e trafikut, mund të jetë e pandërprerë ose vezulluese. Shenjat ndriçuese janë: kahje-treguesit me xhama reflektues, ose me materie reflektuese, elementet metalike të pajisura me materie reflektuese, shtyllat ndriçuese etj. Për rregullimin e trafikut, shenjat ndriçuese jepen me drita të ngjyrës së kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Dritat janë vendosur në boshtin vertikal, njëra nën tjetrën: e kuqja lart, e verdha në mes, e gjelbra poshtë. Drita e gjelbër, mund të ketë formë rrethi dhe formë të shigjetës të vënë në rreth. Nëse drita e gjelbër ka formë të shigjetës, mjeti mund të lëvizë vetëm në drejtimin, që e tregon kjo shigjetë....

Drita e gjelbërt

Kalim i lirë....

Drita e verdhë

Ndalim kalimi për të gjithë mejtet, përveç për ato që në çastin e ndezjes së dritës së verdhë gjenden në atë largësi nga kryqëzimi sa që nuk mund të ndalen në mënyrë të sigurt, e të mos e kalojnë këtë shenjë....

Drita e kuqe

Ndalim kalimi....

Drita e kuqe dhe e verdhë

Paralajmërojnë pjesëmarrësit në trafik se së shpejti pushon ndalimi i kalimit dhe ndizet drita e gjelbër, përgaditja për nisje....

Drita e gjelbër vezulluese

Paralajmëron shoferët se së shpejti do të pushojë kalimi i lirë dhe do të ndizet drita e verdhë e pandërprerë, pas së cilës ndizet drita e kuqe....

Drita e verdhë vezulluese

Lëvizje e lirë por me kujdes të shtuar. Ka rëndësi të veçantë për pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin në kryqëzim. Kjo dritë ka domethënie tjetër nga drita e verdhë e pandërprerë....

Shenja plotësuese

Në formë të shigjetës së gjelbërt lejon kalimin me kujdes, në drejtim të shigjetës dhe deri sa është e ndezur drita e kuqe, duke iu dhënë përparësi kalimi të gjitha mjeteve dhe këmbësorëve që gjenden në kryqëzim....

Rregullimi i trafikut me shenja ndriçuese të vendosur mbi shiritat rrugor, shërben për rregullimin e ndryshueshëm të kahjes së lëvizjes së mjeteve

Drita e kuqe në formë X do të thotë ndalim qarkulimi përgjatë shiritit të trafikut, kurse drita e gjelbërt në formë të shigjetës do të thotë kalim i lirë përgjatë shiritit të trafikut....

Shenja ndriçuese për rregullimin e trafikut të këmbësorëve

Shërbejnë për rregullimin e trafikut të këmbësorëve, janë me drita dyngjyrëshe, nga të cilat njëra është e kuqe(ndalim kalimi), kurse tjetra e gjelbër(kalim i lirë)....

Drita e gjelbër mund të rregullohet edhe ashtu që para se të fiket, të bëhet dritë e gjelbër vezulluese(me ndërprerje), për ti palajmëruar këmbësorët se së shpejti do të ndizet drita e kuqe. Këta semaforë mund të jenë të pajisur edhe me shenja akustike(që më së shumti u shërbejnë personave të verbër)

...

Shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut të biçiklistëve

Shenjat ndriçuese të trafikut rrugor për biçiklistë shërbejnë për rregullimin e trafikut në vendkalimet e shtegut të biçiklistëve nëpër rrugë. Renditja e dritave dhe domethënia e tyre është e njejtë sikurse te shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut për mjete tjera....

Shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut të tramvajit

Për rregullimin e trafikut të tramvajit mund të përdorën aparatet e veçanta për dhënjen e dritave njëngjyrëshe dritave të bardha. Dritat e bardha mund të jenë në formën e vijave horizontale,vertikale dhe të tërthortë. – vija horizontale nënkupton ndalimin e qarkullimit të tramvajit, – vija vertika dhe e tërthortë kalim i lirë per tramvajin në drejtimin përkatës: drejt, majtas, djathtas....

Shenjat ndriçuese për shënimin e vendkalimeve të rrugëve mbi hekurudhë në nivel

Paralajmëron ardhjen e trenit, e cila e detyron shoferin që të ndalë mjetin e vet para vendkalimit hekurudhor. Me këtë shenjë lajmërohet edhe lëshimi i mbroijtësve ose gjysmëmbrojtësve, apo mbrojtëset ose gjysmëmbrojtëset janë të lëshuar....

Kalimi mbi hekurudhë është i hapur kur dritat nuk janë të ndezura dhe mbrojtësit apo gjysmëmbrojtësit nuk janë të lëshuara

...

Mbrojtësit dhe gjysmëmbrojtësit janë të shënuar me materie të kuqe reflektuese ose me vendosjen e dritës vezulluese që ndizen në pozitën e mbyllur të këtyre stabilimenteve dhe vendosen në fund dhe në mes të mbrojtësit, mbi mesin e rrugës, kurse te gjysmëmbrojtësi në fund të gjysmëmbrojtësit mbi mesin e rrugës

...

Shenjat ndriçuese të trafikut për shënimin e punimeve në rrugë, dhe pengesave të tjera

Dritat vezulluese ngjyrë portokalli në mbrojtëse vendosen: [a] kur pengesa është nga njëri skaj i rrugës drita vendoset nga mesi i rrugës [b] kur pengesa është në mes të rrugës dhe rruga është e lirë nga të dy anët e rrugës, dritat vendosen në të dy skajet e mbrojtëses [c] kur me mbrojtëse mbyllet trafiku nëpër tërë gjerësinë e rrugës, në mbrojtëse duhet të vendosen tre drita.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook