Lidhu me ne

Aktualitet

Shtypi shqiptar / Lajmet shkurtimisht

LAJMI I FUNDIT: Koronavirusi arrin edhe në Skënderaj - Lajmet e fundit -  Zëri

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor në kryeqytet.

■ Dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës, më pak pjesëmarrje, por e qetë dhe pa incidente. Policia arreston 4 persona, procedim penal për 46 të tjerë.

Të lidhura: Protestat për Klodian Rashën, Delegacioni i BE-së: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias; Mbështeti në FB protestat për Klodianin, thirret në polici Desada Metaj: Provokim qesharak që s’më tremb.

VKM/ U vra nga polici i ‘Shqiponjave’, Rama i lidh pension familjes së Klodian Rashës: Humbi jetën aksidentalisht; Babai i Klodian Rashës: Vrasje e dytë për ne.

Avokati i Popullit ka nxjerrë një tjetër raport për protesën e një dite më parë. Në njoftim thuhet se gjatë protesës së datës 13 janë shoqëruar gjithsej 51 persona, mes tyre të mitur dhe vajza. AP thotë se nga personat e shoqëruar pati një numër të kufizuar pretendimesh për ushtrim të dhunës.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 24 të ndaluar në protestën për vrasjen e Klodian Rashës. Për 11 persona është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ku për 6 prej tyre është dhënë me afat deri më 24 dhjetor ndërsa për 5 personat e tjerë, është dhënë pa afat.

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 7 protesutes, mes tyre dhe 3 të mitur. Ata ishin shoqëruar gjatë protestës që u zhvillua në këtë qytet për vrasjen e Klodian Rashës. Gjatë ditëve të protestës për 25-vjeçarin, Policia ka arrestuar mbi 300 persona, ku prej tyre rreth 117 janë të mitur. 

■ Gjashtë punonjës së Policisë së Vlorës janë proceduar, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën, duke lejuar kultivim narkotikësh. Ndaj dy prej efektivëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj të tjerëve përveç shkarkimit nga detyra është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. 

■ Në 24 orët e fundit situata me Covid-19 ka regjistruar një përmirësim të lehtë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 13 persona kanë humbur jetën. Sipas MSH, mosha e viktimave varion nga 38-82 vjeç. Gjithashtu njofton se nga 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë. 

■ Zëri i Amerikës publikon raportin: Shqipëri, kultivimi i cannabisit në rritje për të dytin vit radhazi; Presidenti Meta: Traditë para zgjedhjeve; Meta: Me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë 

■ Partia Demokratike ka paditur në SPAK, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Në padi theksohet se, me urdhër të Ardi Veliut, është ushtruar dhunë barbare ndaj të miturve dhe është ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.

■ Greqia ka shtyrë sërish vendimin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës deri më datë 7 janar 2021.

■ Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Håstad ka dënuar ndalimin e gazetarëve shqiptarë gjatë protestave të fundit nga Policia. Përmes një postimi në Twitter, Håstad shkruan se qëndron në krah të të drejtave të çdo gazetari për të punuar të lirë nga dhuna e ngacmimi.

■ Pushimet dimërore të nxënësve këtë vit do të jenë më të gjata”, kështu është shprehur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një deklaratë për mediat, duke shtuar se fillimi i shkollës pas pushimeve të fundvitit, pritet të bëhet në datat 11 ose 18 janar, për shkak të pandemisë.

■ Fitoi betejën me Covid-19, Imzot George Frendo kthehet nesër në Tiranë; do mbajë Meshën e Krishtlindjeve

■ Marrëveshja e 5 qershorit/ ‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet; SPAK i shtohen dy kompetenca për krimet zgjedhore

■ Dhuna në protestë e shoqërimet e gazetarëve, Basha takim reporterët e Shqipërisë: Tentativë kriminale për të manipuluar vrasjen e Klodian Rashës. Reagon Balla, i kujton PD-së 21 janarin: Me urdhër të Berishës dhe ekzekutor Bashën humbën jetën 4 qytetarë.

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix22 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook