Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

“Ik, shpëto ti, të paktën!”-i tha Manoli, Stavros.

Jan 07, 2021 Editori Kioske 0


Dy shokë

Manol Qirici dhe Stavro Guxo kaluan rrethimet e kampit të Spaçit më 9 dhjetor të 1977-ës dhe ecën për 13 ditë mes ngricës dhe borës, por kur kishin arritur pranë kufirit, Manolit i plasi stomaku. E gjithë ushtria dhe policia ishte mobilizuar dhe i ndiqte.

“Ik, shpëto ti, të paktën!”-i tha Manoli, Stavros.

Ata të dy ishin njohur para pak muajsh, në burgun e Spaçit. Por atë ditë, u bënë përjetësisht shokë

Mes 152 të dënuarve politikë që erdhën në kampin e Spaçit gjatë 1977-ës, duke e çuar numrin e tyre në 877 derisa u kalua dhe kapaciteti i dy godinave, ishin dhe Manol Qirici dhe Stavro Guxo.

Kur Manoli, nga një familje ballistësh, me babanë e pushkatuar, erdhi në kamp, kishte lënë pas muajt më të vështirë të jetës. E kishin arrestuar më 13 nëntor të vitit 1976 në mes të një mbledhjeje të organizuar në fshatin e tij të linjdes, Mbrezhan, ku pasi ishte shpallur arrestimi, disa gra komuniste ia kishin marrë këngës. Kishte bërë 9 muaj hetuesi në Përmet dhe kur kishte dalë në gjyq, kishte pasur dëshmitarë edhe njerëz të një mbiemri që thoshin se Manoli kishte sharë qeverinë komuniste dhe Enver Hoxhën. Kishte marrë dënimin prej 10 vitesh burg dhe ishte dërguar në Spaç të Mirditës.

Po atë vit, më 26 prill, ishte arrestuar edhe mësuesi Stavro Guxo, një minoritar grek nga Derviçani i Gjirokastrës. Akuzohej për tentativë arratisjeje. U dënua me 18 vite burg dhe u dërgua në Spaç. Ky ishte dënimi i dytë për Stavrin, që ishte dënuar 4 vjet për agjitacion dhe propagandë në vitin 1973.

Me sa duket, ata të dy u miqësuan shpejt, jo vetëm për të ndarë hallet, por edhe planet për arratisje, të cilat nuk mund t’i besoheshin çdo bashkëvuajtësi. Nuk mund të mos doje të ikje nga ai kamp i thellë, ku punohej me normë në minierë, ku të drejtat nuk ekzistonin dhe shtypja ishte bërë dhe më e rëndë pas revoltës së vitit 1973, por pak ishin ata që e merrnin përsipër atë nismë me rrezik të lartë për jetën. Në vitin 1969, për shembull, siç tregon në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, Kastriot Dervishi, nga i cili janë marrë të dhënat për burgun e Spaçit, kishin tentuar për t’u arratisur 15 persona. Gjashtë prej tyre ishin kapur ose asgjësuar menjëherë, ndërsa nëntë të tjerë ishin kapur brenda 8 ditëve. Në vitin 1973, një të burgosur që po orvatej të arratisej dhe po kapërcente rrethimin e dytë, e qëllon ushtari i shërbimit duke e plagosur rëndë nga mesi e poshtë dhe I jepet gjoja një ndihmë sa për sy e faqe, por nuk lëvizet nga telat derisa vjen grupi hetimor nga Rrësheni. Imazhi i tij, mbeti mbi tela në mendjen e të dënuarve edhe shumë kohë pasi i plagosuri u zbrit që aty.

Megjithatë Manoli dhe Stavroja guxuan. Arratisjet bëheshin gjatë ndërrimit të turneve, apo nga galeritë e minierës dhe gjithmonë në ditë me mot të keq, me shi, borë e mjegull. Një ditë e tillë ishte dhe 9 dhjetori i vitit 1977, kur Manol Qirici dhe Stavri Guxo kapërcyen të gjitha rrethimet dhe dolën nga kampi duke hedhur në erë gjithë masat e studiuara të sigurisë së lartë. Ngjarjen e asaj date dhe ditët që pasuan e ka riformuar për kujto.al, djali i Manolit, Anastasi.

“Babai im Manol Qirici bashkë me shokun e tij Stavro Guxo u arratisën nga burgu i Spaçit. Ka qenë një dimër i ashpër atë vit, por si u arratisën nga burgu, filloi një borë e madhe. Policia dhe ushtria ishin në kërkim, e gjithë Shqipëria më këmbë. Po kalonin ditë e nuk po kapeshin. Ishte dita e 13-të që ishin arratisur. Kishin arritur afër Kukësit, babait tim i pëlcet stomaku dhe i thotë Stavros: “Ik, më lër të vdes! Ik shpëto ti të paktën, mos bjer në dorë të këtyre kriminelëve!”. Por Stavroja nuk e la dhe e mori në krahë, doli në rrugë automobilistike dhe u dorëzua te makina e parë e policisë që erdhi në drejtim të tyre”.

Njiheshin prej pak muajsh, por në atë çast, nuk mund të kishte burra që të ishin më shumë shokë mes tyre.

“Kështu i marrin e i torturojnë e i çojnë në Tiranë”, vazhdon rrëfimin Anastas Qirici, “ku babain e operojnë nga stomaku dhe për fat, del mirë se në përgjithësi me të burgosurit bënin praktikën studentët e mjekësisë. Dhe më vonë pasi u bë mirë, e nxjerrin në gjyq në qytetin e Rrëshenit, ku dënohet me pushkatim, por e kthejnë dënimin në 25 vjet heqje lirie, plus 10 vjet nga Gjykata e Përmetit, 35 vjet. Si përfundim, 25 vjet heqje lirie. E çuan në burgun e Burrelit të kryente dënimin. Aty ka kryer dënimin vite me radhë deri sa u lirua nga burgu në 10 shkurt të vitit 1991. Kthehet në vendlindje në Mbrezhan dhe ikën në Greqi më familjen e tij”.

Edhe Stavroja u dënua me 25 vite burg. Nga dëshmitë e të burgosurve, mësohet që edhe ai e vijoi dënimin në burgun e Burrelit, ku ndodhej, sipas dëshmisë së Qani Sadikut, në prill të vitit 1985. “Një djalë shumë i mirë me origjinë nga minoriteti grek”, thotë Qani Sadiku për Stavrin edhe pse, pas ndodhisë në malet e Kukësit askush nuk do dyshonte për këtë.

“Babai im pasi doli nga burgu iku në Greqi dhe jetonte me gruan, dy djemtë dhe vajzën e tij në qytetin Agrinio të Greqisë. Manoli u interesua të mësonte ku ishte shoku i tij Stavro Guxo dhe mësuam se jetonte në qytetin e Greqisë, Arta. Ai ishte martuar me një profesoreshë greke e cila punonte në universitetin e Janinës. Me Stavro Guxon u takuam dy herë në qytetin e Artës, ku unë kam shkuar vetë me babain tim. Nuk u takuam më se babai im Manoli pësoi aksident automobilistik më motor dhe vdiq në nëntor të vitit 1992. Kurse unë e takova dhe dy herë të tjera në qytetin e Gjirokastrës. Stavroja ishte ndarë me gruan greke, por kishte një vajzë dhe ishte martuar me një grua nga minoriteti. Kam mësuar se ka ndërruar jetë në vitin 2016 në mos gaboj dhe prehet në fshatin e lindjes, Derviçan të Gjirokastrës”, shkruan Anastasi, nga Gjermania.

Edhe pse mund të thuash shumë për vitet e tyre të burgut, ose të ngelesh pa fjalë, e sigurt është që atje gjetën: shumë vuajtje dhe një shok të vërtetë.

a.çano / kujto.al

Në foton kryesore: Manol Qirici, i ri


  • Dy shokë
  • tweet
Dashamir Shehi tregon marrëveshjen e arritur: 5 partitë opozitare në listë me PD, LSI mund të dalë më vete Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Editori

Artikuj të ngjashëm
Më tepër nga kjo kategori
  • Edhe qeverisja më e keqe, ka të ” lumturit ” e saj
    Edhe qeverisja më e keqe, ka të ”...

    Jan 07, 2021 0

  • Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm
    Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i...

    Jan 07, 2021 0

  • INSIG njeh vetëm rritje në treg
    INSIG njeh vetëm rritje në treg

    Dec 30, 2020 0

  • Foto/ Trafik i çmendur në çdo rrugë të Tiranës, Bashkia nuk merr masa
    Foto/ Trafik i çmendur në çdo rrugë...

    Dec 28, 2020 0


Aktualitet

Basha: Vendimi i opozitës, 1 koalicion dhe 1 qëllim

Basha: Vendimi i opozitës, 1 koalicion dhe 1 qëllim

Jan 15, 2021 0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se ai do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës. Në Opinion, Basha tha se vendimi strategjik i opozitës është një koalicion dhe një qëllim. Basha deklaroi: “Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion...
Read More
Nard Ndoka: Partia ime është kundër LGBT

Nard Ndoka: Partia ime është kundër LGBT

Jan 14, 2021 0

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

Jan 14, 2021 0

E bëri çorap edhe punën e vaksinës

E bëri çorap edhe punën e vaksinës

Jan 13, 2021 0

Barkderrat e Nusretit

Barkderrat e Nusretit

Jan 12, 2021 0

Të Fundit

  • Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të tyre
    Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të...

    Jan 15, 2021 0

  • Skuadrat & lojtarët që fitojnë më shumë duele në fushë
    Skuadrat & lojtarët që fitojnë më shumë duele në...

    Jan 15, 2021 0

  • Spiropali: Rama, kryeministri që i duhet vendit
    Spiropali: Rama, kryeministri që i duhet vendit

    Jan 15, 2021 0

  • Kryeministri Rama: Ditmir Bushati gaboi!
    Kryeministri Rama: Ditmir Bushati gaboi!

    Jan 15, 2021 0

Kritikë

  • “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive
    “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për...

    Jan 09, 2021 0

  • Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
    Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.

    Dec 23, 2020 0

  • Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!
    Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!

    Dec 15, 2020 0

  • Popular
  • Latest
  • Tag
  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 1

  • Kur fillon Ramazani 2021?
    Kur fillon Ramazani 2021?

    Feb 23, 2017 0

  • Supë pule me perime, shumë e shijëshme
    Supë pule me perime, shumë e shijëshme

    Sep 19, 2018 0

  • Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!
    Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!

    Jan 15, 2021 0

  • A është sushi një ushqim i shëndetshëm?
    A është sushi një ushqim i shëndetshëm?

    Jan 15, 2021 0

  • Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit
    Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit

    Jan 15, 2021 0

  • Kam par ender duke bler vere te kuqe qka do te thott...

    11 months ago

  • […] Reklamoni biznesin tuaj në portalin shumë të njohur për shqiptarët Podiumi.com [̷...

    11 months ago

  • Shume interesante e shume kuptim plote te tera, por nuk mund te jet aq thjesht kur ndan jeten me nje...

    12 months ago

2019 2020 2021 albania albinkurti andibushati artanfuga arturzheji basha cfare e edirama erdogan erionveliaj eshte filma foto hashimthaci horoskopi ilirmeta keshilla klodiantomorri lajmet libri lulzimbasha me mustafanano ne per poezi rama receta saliberisha shkrime shqip shqiperi shqiperia shqiptare si spartakngjela te thenie tirane trump veliaj

Me te lexuarat

  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 1

  • Kur fillon Ramazani 2021?
    Kur fillon Ramazani 2021?

    Feb 23, 2017 0

  • Supë pule me perime, shumë e shijëshme
    Supë pule me perime, shumë e shijëshme

    Sep 19, 2018 0

  • Lista / Emra modernë për djem dhe vajza
    Lista / Emra modernë për djem dhe vajza

    Feb 07, 2017 0

  • Emra italian për djem dhe vajza
    Emra italian për djem dhe vajza

    Apr 30, 2017 0

Te fundit

  • Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!
    Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të...

    Jan 15, 2021 0

  • A është sushi një ushqim i shëndetshëm?
    A është sushi një ushqim i shëndetshëm?

    Jan 15, 2021 0

  • Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit
    Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit

    Jan 15, 2021 0

  • Meditimi nuk funksionon për të gjithë dhe për këtë ndikon mjedisi
    Meditimi nuk funksionon për të gjithë dhe për këtë...

    Jan 15, 2021 0

  • Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të tyre
    Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të...

    Jan 15, 2021 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: info@podiumi.com