Lidhu me ne

Kryesore

Kush është Armin Laschet, politikani që do të zëvendësojë Angela Merkelin në drejtimin e CDU-së

Angela Merkel, e cila ka qenë kancelare që nga viti 2005, nuk do të kërkojë një mandat të pestë. Sot në vend të saj, partia CDU zgjodhi në vend të saj si kryetar, Armin Laschet.

Laschet mundi Friedrich Merz, një konservator dhe rival i Merkelit, në kongresin e zhvilluar online këtë të shtunë nga Bashkimi Demokristian (CDU).

Politikani 59-vjeçar fitoi me 521 vota kundrejt 466 të Merz. Kandidati i tretë Norbert Roettgen, u eliminua në raundin e parë të votimit.

Fitorja e sotme jo detyrimisht do të thotë se ai do të jetë kandidati për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë që pritet të mbahen më 26 shtator, shkruan The Guardian. Megjithatë fjala e tij do të ketë një peshë të madhe se cili do të jetë kandidati.

Përveç Laschet, udhëheqësi i CSU-së Markus Soeder, i cili është dhe guvernatori i Bavarisë, konsiderohet gjerësisht si një kandidat i mundshëm. Disa konsiderojnë gjithashtu ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn, që kandidon për të qenë nënkryetari i CDU-së nën Laschet.

Por kush është kryetari i ri i CDU-së?

Armin Laschet ka lindur në vitin 1961, në Burtscheid (një periferi në afërsi të kufirit me Belgjikën dhe Holandën) në një familje katolike.

Babai i tij ishte mbikëqyrës në një minierë të qymyrit të zi dhe më vonë u bë mësues dhe drejtor i një shkolle fillore. Laschet studioi për drejtësi në universitetet e Bonit dhe Mynihut, duke kaluar provimin e parë shtetëror në vitin 1987. Ai më vonë studioi gazetari nga viti 1986 në 1988.

Armin Laschet u zgjodh për herë të parë në Bundestag (Parlamenti Gjerman) në vitin 1994. Përzgjedhja e tij në krye të CDU-së shihet si një vazhdim i politikave të Merkelit, pasi ai është zotuar të mbajë CDU-në të bashkuar.

Çfarë do të thotë për CDU-në zgjedhja e Laschet

Me të si kryetar, CDU-ja ka të ngjarë të përqendrohet në më shumë politika të ndryshimit të klimës dhe tema mjedisore. Ai ka një formim të fortë katolik i cili i sjell mbështetje nga qarqet e krishtera brenda partisë.

Laschet është një avokat i trajnuar dhe ka punuar edhe si gazetar në kohën e ribashkimit gjerman midis viteve 1986 dhe 1991. Ai shihet si shumë liberal dhe është i njohur për komunitetin e emigrantëve, në shtetin e tij të lindjes.

Nëse ai do të shpallet dhe kandidati i CDU-së për kancelar në zgjedhjet e shtatorit, ai mund të jetë i hapur për koalicione të ndryshme. Ndarja e pushtetit po kthehet në një tradite të re në politikën gjermane. Ai ka hedhur idenë e një qeverie së bashku me liberalët, FDP-në, në një përpjekje për të fituar pjesë të komunitetit të biznesit brenda CDU-së. Por ai gjithashtu mendohet se do të jetë i përshtatshëm edhe për një koalicion me të Gjelbrit, pasi ai ka folur mirë me partinë dhe favorizon çështjet e mjedisit.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook