Ndodh që mëngjesi e gjen në Zall-Herr, dreka në Rrogozhinë dhe darka në ndonjë studio televizive, por në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës vështirë ta gjesh Erion Veliajn këto ditë të ethshme të fushatës elektorale. Nëse nuk të ndjek kudo nga kutia e televizorit, mjafton një vëzhgim i shpejtë në profilin e tij në rrjetet sociale për të kuptuar se zyrën e ka braktisur prej javësh dhe kthehet aty, veç kur i shërben si sfond për takimet e fushatës.
E hënë, 15 shkurt. Paraditja e gjeti para gotës së rakisë në shtëpinë e një banori të fshatit Qinam në Zall-Herr, teksa i dorëzoi në transmetim live çelsat e shtëpisë së rindërtuar. (foto lart).
Ndoshta pasi ka mbaruar vizitën, mund të jetë kthyer në zyrë, por nga sa dëshmojnë “qokat” e fushatës në ditët në vazhdim koha për t’u kthyer në bashki nuk mjafton.
E martë, 16 shkurt. Dreka e gjeti në Kryevidh të Rrogozhinës, duke i shpjeguar elektoratit arritjet e qeverisë dhe se përse i duhet PS-së mandati i tretë. E gjithë dita i shkoi në Rrogozhinë në fakt, në takime të tjera si angazhim për fushatën e PS-së. (Foto lart)
E mërkurë, 17 shkurt. Ditë e re, avazi i vjetër. Sërish para një gotë rakie, kësaj radhe në Farkë, për t’i dhënë çelsat e shtëpisë së rindërtuar dy familjeve. Kësaj radhe si shoqërues i kryeministrit Rama.
E mërkura e 17 shkurtit ishte një ditë e ngarkuar. Jo për bashkinë, por për partinë. Rreth orës 12:30 u shfaq në një takim me socialistët e njësisë 11 në Tiranë, i shoqëruar nga Ulsi Manja.
Dy orë më pas, sërish me Ulsi Manjën dhe Ervin Bushatin në një takim tjetër me të rinj, që i përshkroi si “entuziastë”, në një takim në kufijtë e absurdit. Sepse të rinjve që takoi kryebashkiaku u foli për punën, ndërkohë që vetë kishte braktisur punën, për të cilën paguhet. Ndiqni videon më poshtë:
Të njëjtën temë, atë të përkushtimit ndaj punës, e preku në një takim tjetër, në të njëjtën ditë. Ndërsa vetë mungonte në detyrën për të cilën paguhet, edhe duke qenë në orar zyrtar, shkroi në Facebook, se sa besonte tek “puna”. “Të anëtarësohesh në familjen e madhe socialiste është t’i bashkohesh mendjeve e zemrave, që besojnë te puna konkrete dhe të bërit të gjërave me përkushtim” ishte mesazhi që shpërndau për ndjekësit në rrjetet sociale.
E enjte, 18 shkurt. Njësoj, mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë. Gjatë orarit zyrtar të punës së tij shtetërore, u mor me fushatën e PS-së në takimet që pati në njësinë nr.7 bashkë me Etilda Gjonajn. (foto lart)
E premte, 19 shkurt. Veliaj shfaqet më në fund në zyrë. (VIDEO LART) Por familjeve që firmosën kontratë-porositë për shtëpitë që do t’u ndërtohen në të ardhmen, kryebashkiaku u foli për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. Zyra ngjante me një zgjatim të ambjenteve të ndonjë organizate socialiste.
E hënë, 22 shkurt. Njësoj nisi kjo javë me angazhimin ekskluziv për fushatën e Partisë Socialiste fillimisht në një qendër shëndetësore, bashkë me Ogerta Manastirliun dhe Blerina Gjylametin, për të vazhduar me takimin me socialistët tek Unaza e Re.
E martë, 23 shkurt. Edhe kjo paradite nuk e gjen në punë për bashkinë, por në fushatë për partinë. Tashmë në njësinë 5 me dy takime me socialistët, i shoqëruar nga Pandeli Majko.
E mërkurë, 24 shkurt. Takimet e fushatës ia kanë marrë sërish kohën, kur duhet të ishte duke punuar. Sërish duke folur për “punën”, me Ogerta Manastirliun dhe me socialistët e njësisë nr.9. Katër takime në njësinë nr.9, të gjitha të transmetuara live në rrjetet sociale.
E enjte, 25 shkurt. Dita iu dedikua takimeve të tjera në njësinë nr.4 në Tiranë, herë duke dëgjuar Ervin Bushatin, e herë duke folur për punën, sërish gjatë orarit zyrtar të detyrës në bashki.
Fushata ka ende shumë javë përpara. Lufta politike pritet të intensifikohet dhe Veliaj ka mbi supe një barrë të rëndë për Partinë Socialiste, siç është rezultati në Tiranë.
Por kur mori detyrën e Drejtuesit Politik të fushatës së Partisë Socialiste në kryeqytet, ai u pyet se si do ta koordinonte kohën për partinë dhe kohën për bashkinë, për të cilën edhe paguhet? Përgjigjia për gazetarin Endri Xhafo në abc ishte: “Po tani jemi në orën 18:10 jashtë orarit zyrtar. Nuk i ngatërroj punët e bashkisë me të partisë. U kam kërkuar bashkëpunëtorëve, edhe atyre që u liruan nga detyra, të më ndihmojnë me fushatën, por pa lënë punët. Pasi mbaron orari zyrtar, është një punë që e bëj me pasion”.
Në mungesë të kohës së mjaftueshme për të qenë edhe në bashki, edhe në parti, Veliaj i është përkushtuar totalisht partisë. Nuk mbetet veçse të shohim anën pozitive. Duke u marrë me mbledhjen e votave për PS, ndoshta do të japë një tender më pak apo do të firmosë një leje ndërtimi më pak.
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...