Alfred Lela
Në krizën e madhe që prodhojnë listat, sa herë ato i bën Basha, ka edhe një krizë të vogël, e cila përsëritet. Ajo e aleatëve të Partisë Demokratike. Kontaktuar nga PolitkOn, shumica syresh nuk e pati të mundur të vinte gishtin në një listë dhe një numër.
Gjendur në qiellin e pasigurt të havasë së përgjithshme, ku Basha i lë zakonisht listat, partneritetet dhe njerëzit, krerët e partive, tradicionalisht satelite dhe besnike të PD, janë të paqartë për vendin në ‘tryezën e fituesve’.
Historia na thotë se ata gjejnë vend dhe nderime në ‘tryezën e humbësve’ të Bashës. Dule, Duka, Ndoka, Mediu, Shehi etj., u bënë dishepujt e tij, sinonim i ‘Inglorious bastards’, që përcillnin Bashën nëpër humnerën ku e hodhi ai opozitën pas 19 shkurtit të para dy viteve.
Shefi i PD nuk kishte kartolinë tjetër vec tyre për normalitetin opozitar apo fasadën e tij.
Tani kur, ashtu si në 2017, Basha e projekton veten triumfues, ai e rrotullon tavolinën e fitores si sofrën në një restorant kinez apo si ruletë kazinoje që ia sjell përherë atij të kuqen. Dule, Shehi, Ndoka, apo dhe të tjerët, nuk janë as të qartë dhe as të sigurt. Shpëtim Idrizi ka marrë me gjasë një apo dy garanci, por pa ‘camët e Dibrës’, ai nuk e ka më nurin e një Mic Sokoli elektoral.
Kësaj pamjeje nuk i mungon asgjë nga e njohura, hiq një dokument i firmosur nga Basha dhe aleatët, kur kryetari demokrat vendosi tërheqjen nga zgjedhjet dhe Kuvendi. Aty ai u garantonte ‘bashkëpelegrinëve të marrëzisë’ vende të sigurta në listat e ardhshme të zgjedhjeve.
Dokumenti nuk gjendet askund. Aleatët thonë se e ka Basha, por ai nuk e tregon dorën në lojë. Do të presë, si përherë deri vonë në mesnatën kur Kodi zgjedhor skadon afatin e dorëzimit të listave.
Aty do të dini më shumë për aleatët, miqtë, armiqtë dhe psikopolitikën e Lulzim Bashës. E zeza apo e kuqja e ruletës rrotullohet para të gjithëve të nesërmen e 25 prillit.
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...