Lidhu me ne

Kryesore

Dokumenti që gropos Veliajn, Berisha: Ja si firmosi 128 mln euro për inceneratorin duke anashkaluar Këshillin Bashkiak

Ish-kryeministri Berisha duke iu referuar portalit kryefjala.com duke bërë publike dokumentet se si Erion Veliaj është përfshirë në aferën 128 milion euro të inceneratorit në Tiranë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak, shkruan ndër të tjera se ky është edhe dokumenti që gropos Lal Plehun.

‘Ky është dokumenti që gropos Lal Plehun!

Në një akt megakorruptiv, Lal Plehu në shkelje flagrante të ligjit, vendime që mund të merren vetëm nga Këshilli Bashkiak i merr vet duke shmangur këshillin dhe kryer vepër të rëndë penale.

Kështu ai firmos vet për aferën e 128 milion eurove të djegësit të plehrave të Tiranës ndërkohë që kjo është një kompetencë ligjore ekskluzive e këshillit bashkiak. Ai kryen këtë vepër penale sepse e dinte se këshilltarët jo socialist të Këshillit Bashkiak nuk do ta votonin kurrë një akt të tillë, vendimi për të cilin merret sipas ligjit vetëm me 3/5 e votave të këshillit të cilat ai nuk i kishte.I gjetur para pamundësisë së sigurimit të votave në këshill, Lal Plehu vendos për të instaluar minierën e Edvinit dhe të tij të floririt të përvetësoj në mënyrë kriminale kompetencat e këshillit.

Këtu më poshtë keni publikimin e hetimit të gazetarit për këtë aferë kriminale të vjedhjes dhe abuzimi nga Rama – Velia – Terr Koka të 128 milione euro nga paratë e takspaguesve shqiptar. sb

“Inceneratori i Tiranës”, ky projekt është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit Por Z.Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.

“Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit,

Ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i Kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në Këshill.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook