Lidhu me ne

Kryesore

Kush përballet me kë? Listat e kandidatëve për deputetë të PS-së, PD-së dhe LSI-së (Krahasimi)

Mesnatën e kaluar ishte afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Dhe të tre partitë kryesore PS, PD dhe LSI arritën t’i dorëzonin listat në kohë.

Lulzim Basha kryeson listën e partisë së tij në Tiranë, ndërkohë që Edi Rama dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur të kandidojnë në më shumë se një qark.

Kreministri Edi Rama do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës në vendin e 8-të të listës së PS-së, duke u vendosur në kufi të bazës së mandateve që pritet të marrin. Ndërkohë zonja Kryemadhi kryeson listën në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

E kështu siç vihet re, nuk do të kemi një përballje në të njëjtin qark mes Ramës, Bashës e Kryemadhit, çka do të kishte qenë interesante për t’u parë. Megjithatë kjo dihej që më parë, pasi liderët e partive e kishin lënë të kuptohej se ku do kandidonin.

Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e zgjedhjeve të kaluara.

Vihet re një diferencë mes PS-së dhe PD-së në rreshtimin e kandidatëve në lista, ku të dytët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, por socialistët kanë bërë të kundërtën. Ata kanë vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt të listës së tyre, emrat e drejtuesve politikë të qarqeve. Në krye të listës së Dibrës vendoset një emër i panjohur më parë, një emigrant me një histori suksesi në Londër, Lavdrim Krashi.

Përveç Krashit që drejton në Dibër dhe zv.kryeministrit Erion Braçe në Fier, listat e PS-së kryesohen nga gra.

Një pjesë e mirë e figurave të njohura politike të PS-së nuk janë përfshirë fare në lista, por bënë deklarata se kishin vendosur të tërhiqen nga kandidimi. Siç janë rasti i Vasilika Hysit, Eglantina Gjermenit, Besnik Bares, Musa Ulqinit.

Në krahun tjetër edhe zoti Basha ka ndërmarrë ndryshime të forta duke lënë jashtë gjithashtu emra të njohur, ndërsa të tjerë, sikundër dhe në rastin e socialistëve, janë zbritur në zonat jo të sigurta të listave. Janë të paktën 11 ish-deputetë demokratë të cilët janë lënë jashtë, mes tyre dhe emra si Genc Pollo.

Në polin tjetër, edhe PD është detyruar të bëjë disa largime për t’u bërë qejfin dhe aleatëve.

Vetëm në Tiranë, në pjesën e sigurt të listës janë 5 emra të aleatëve: Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së.

Ndërsa demokristiani Nard Ndoka, është renditur në zonë thuajse të pasigurt.

Më poshtë keni tabelën e përballjeve të tre forcave kryesore politike në të 12 qarqet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook