Lidhu me ne

Radar

“Burrë më të fortë s’ka pas Kombi”, rapsodi Gëzim Ahmetaj i kushton këngë presidentit: Jetë të gjatë o Ilir Meta

"Burrë më të fortë s'ka pas Kombi", rapsodi i

Rapsodi Gëzim Ahmetaj i ka kushtuar një këngë presidentit Ilir Meta dhe kënga ka dalë në treg një ditë pas përplasjeve të kreut të shtetit me policinë në zyrat e FRD-së në Tiranë.

Kënga e titulluar “Jet te gjat o Ilir Meta” ka marrë mijëra klikime në youtube brenda pak orësh. Megjithëse kreu i shtetit është nga Skrapari, kënga e krijuar për Metën është më ritme nga veriu i vendit.  

‘Qysh prej kohës Gjergj Kastriotit, burr më të fortë nuk ka pas Kombi, në Shqiptari për sa të jetë jeta, gjithmonë të paçim o Ilir Meta. Kryefjalë i Shqiptarisë, themelues i LSI-së ke shkuar në majat e politikës, president i Republikës.’- është një pjesë nga teksti i këngës.

Rapsodi shpjegon se kënga e titulluar “Jetë të gjatë o Ilir Meta“, nuk ka lidhje me ngjarjen ku presidenti u përplas fizikisht me policinë në zyrat e FRD-së në kryeqytet, edhe pse kënga doli një ditë më pas.

 “Është bërë përpara, kjo është e vërteta, nuk mund të gënjej”. Apo ishte me rastin e 2 marsit, një vit nga mitingu i vitit të kaluar? “Edhe nga kjo, vjet isha në tubim. Kurrë nuk kam njohje me Ilir Metën, por arsyeja kjo ishte” tha ai.

I pyetur nëse a i ka ardhur ndonjë mesazh nga Presidenti, Ahmetaj shprehet: “Jo, jo, as nuk i pres ato punë”.

Gëzim Ahmetaj i ka thurur këngë edhe Sali Berishës e Azem Hajdarit, por cfarë të përbashkëte kanë tre personazhet që Rapsodi zgjodhi për t’u kënduar? “Të tre janë atdhetarë” thotë ai.

Po kënga e radhës për cilin do të jetë, Rama, Basha apo Kryemadhi?

“Jo, jo, asnjëri, më këta të tjerët nuk kam punë me asnjë”. As Basha s’i plotëson kushtet për këngë? “Jo, jo, as për këngë, për mua nuk është lider, nuk harxhoj kohë me këta të tjerët”. As Rama? “Mos more burrë”. Po Kryemadhi? “Nuk u këndoj grave unë, burrave” shprehet Ahmetaj

Keni ndonjë mesazh për zgjedhjet? “Ishalla fiton opozita në 25 prill, kjo është kryesorja”.

Ju keni simpati për Presidentin, do ta bënte më mirë po të ishte në krye të opozitës? “Oh, si nuk e bën, shumë më mirë” përfundon ai.

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore8 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix8 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix8 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar8 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook