Lidhu me ne

Sport

Tifozët e akuzojnë për shitje ndeshjesh, ja reagimi i Alban Xhaferit

Sikur të mos mjaftojë kriza e rezultateve dhe së fundmi bllokimi i ankandit për shitjen e aksioneve të Vllaznisë, situata në Shkodër vazhdon të ziejë, madje nuk mbeten pas as aludimet ndaj ekipit. Pikërisht në rrjetet sociale, aty ku të gjithëve u jepet mundësia të shfryjnë në mënyra të ndryshme për pakënaqësitë që kanë në këtë krizë që po kalon skuadra, ka plasur së fundmi, pasi ka tifozë që akuzojnë edhe për shitje ndeshjesh.

Në këtë situatë, nuk ka mbetur pa reaguar as vetë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit, i ngacmuar nga kritikat e shumta të tifozëve, por mbi të gjitha edhe akuzat e tyre për shitje ndeshjesh, është përgjigjur me mënyrën e tij. “Po, po. Ti bashkë me lojtarët vazhdoni të shisni ndeshje. T’ju vijë turp që përfunduat në vend të katërt…”, ishte një nga komentet e tifozëve që solli reagimin e Xhaferit.

“Kjo është një akuzë e rëndë shumë zotëri! Nëse ke qoftë edhe një provë, sado të vogël, bëje publike. Në të kundërt, quhet shpifje”, shkruan sponsori i klubit kuqeblu.

REAGIMET

Zbardhen disa reagime të tjera të Xhaferit, që janë bërë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Disa tifozë i kërkojnë që të veprojë si Tirana në sezonin e kaluar për të mos rrezikuar licencimin në Europë, ose në të kundërt të hapë krahun… ”

Në lidhje me çështjen e borxhit, më duhet të sqaroj se nuk është në dorën time me statusin aktual që kam si sponsor, për të zgjidhur këtë problem. Tirana nuk është private, ndërsa Vllaznia ka 100 % aksione të bashkisë. Ka një ndryshim esencial në këtë pikë dhe që duhet kuptuar.

Prandaj unë kam ngritur zërin disa herë për finalizimin sa më shpejt të procesit të privatizimit, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet. Pastaj, se kur hap krahun nuk të pyes ty, sepse në fund lekët e shtëpisë time jam duke dhënë për të ndihmuar ekipin.

E dua Vllazninë edhe më shumë se ju, pasi për këtë jam afruar. Jam duke dhënë shumë lekë prej xhepit, ku askush nuk doli në këto 10 vite për të dhënë një pesë lekësh. Nëse jam unë problemi i Vllaznisë, largohem që nesër, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan ndër të tjera sponsori i shkodranëve në “Facebook”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix16 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix16 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet16 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore16 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix16 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix16 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar17 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix17 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal17 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook