Ramadan Likaj Malësori që i duhet Malësisë!
Për herë të parë në Listën e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër radhitet i 3-ti përfaqësuesi i Malësisë së Madhe. Tregues i qartë për rëndësinë që ka Malësia e Madhe për partinë Demokratike dhe kandidati që e përfaqëson atë.
Po kush është Ramadan Likaj? Ramadan Likaj ka lindur me 10.01.1966 ne fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, Malësi e Madhe.
Me një përvojë 30 vjeçare ne fushën e biznesit, duke u bëre shkak për punësimin e qindra familjeve malësore në industrinë e bimëve medicinale, duke u radhitur ndër biznesmenët më të suksesshëm në rajonin e Shkodrës dhe më gjerë. I përfshirë në politikë në vitet 2000 si përfaqësues i Partisë Demokratike në Bashkine Koplik, duke u zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak dhe më pas Kryetar i kësaj bashkie për dy mandate, nga viti 2007 deri ne vitin 2015.Gjithashtu ka qenë president i ekipit te futbollit Veleçiku, duke kontribuar në shpalljen kampion dhe ngjitjen për herë të parë në kategorinë e parë të kampionatit shqiptar.
Malësia e Madhe ka një rëndësi të veçantë për partitë politike kryesorë, sidomos për partinë Demokratike qe synon të vijë në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky rajon arrin të nxjerrë dy mandate, pasi kemi të bëjmë me një numër votuesish aktiv prej rreth.19.000 votash nga 45.000 zgjedhës që ka zona e Malësisë.
Duke qenë ne kushte të tilla, Partia Demokratike e Malësisë se Madhe kishte detyrën e rëndësishme që ti propozonte qendrës në Tiranë kandidatët e duhur për unifikimin e elektoratit malësorë dhe masivizimin e votave ne favor të Partisë Demokratike.
Lulzim Basha ka arritur ta lexojë në mënyrën e duhur mesazhin e Malësisë, duke renditur të 3-tin në listën e Qarkut Shkodër, përfaqësuesin e Malësisë së Madhe z.Likaj.Lajmi për renditjen e Z.Likaj i 3-ti në Listën e PD, ka surprizuar jo pak elektoratin, njëkohësisht ka gëzuar pa masë demokratët e Malësisë që për herë të parë do kenë në këtë nivel përfaqësuesin e tyre.
Tashmë është e sigurte, Malësia e Madhe do ketë deputetin e sajë, përfaqësuesin e duhur ne Kuvendin e ri të Shqipërisë.Zërin e munguar, deputetin full-time pranë halleve dhe shqetësimeve të malësorëve. Ramadan Likaj është Malësori që i duhet Malësisë! / http://Podiumi.com
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...