Lidhu me ne

Kritike

Vaksinat, Sonila Meç֛o: Rama shantazhon shqiptarët, e papranueshme

Vaksinat, Sonila Meç֛o: Rama shantazhon shqiptarët, e papranueshme. Ftesë publike Yuri Kim për në Tempora

Pas raportit të Transparency International është Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ngre alarmin për përhapjen e korrupsionit në Shqipëri, presionin ndaj medias së lirë dhe mos ndëshkimit të zyrtarëve të lartë.

“Janë kapur të gjitha shtyllat funksionale të shtetit. Asgjë që nuk e dinim nuk na ka thënë TiA. Asgjë që nuk ka përfunduar në dosje të stivuara pranë institucionit të drejtësisë. Por kur do të fillojë të veprojë ndëshkimi?  Analizon gazetarja e njohur, autore dhe moderatore e emisionit “Tempora” Sonila Meço e ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma.

Raporti, thotë Meço, i ka bërë një panoramë të saktë asaj çfarë ndodh me median në Shqipëri.  “Aty thuhet që mediat e pavarura kanë funksionuar, por në një pjesë e madhe ose kanë përfunduar në zyrat e shtypit të pushtetit duke marrë informacione ose pronarët e tyre janë sjellë si njerëz që vendosin gjoba ndaj politikës dhe biznesit. “

Media nuk mund të dalë jashtë këtij sistemi oligarkik, i cili sot është i vetmi që i jep garancinë kryeministrit  të dalë me një arrogancë e agresivitet të shtuar përballë publikut që e fton të votojë. Ky grup oligarkik duhet të jetë ushqyer kaq mirë gjatë këtyre viteve me ligje të veçanta e pasuri publike, sa shohin në pasqyrë njëri tjetrin e i thonë: Rri i qetë ne do ta japim pushtetin nga poshtë Ndërkohë DASH thotë Stop. “

Një tjetër shqetësim është dhe rënia e besimit të shqiptarëve tek SPAK

“Problemi që më shqetëson është se këtyre raporteve shtoj dhe raportin e Barometrit të Sigurisë të pak ditëve më parë që nënvizonte se besimi i shqiptarëve tek SPAK e drejtësia ka rënë në mënyrë drastike. “

Sonila Meço ftoi publikisht zonjën ambasadore në një intervistë për emisionin Tempora.

Beti Njuma: Ka një pyetje që e bëjmë sa herë ka raporte që vijnë nga DASH. Duket sikur nuk janë në të njëjtën linjë me përfaqësuesin amerikan në Shqipëri. Mos ia zë objektivitetin tymnaja e propagandës së qeverisë përfaqësuesve amerikanë që vijnë në Tiranë?    

Sonila Meço: Vazhdimisht i kam dërguar ftesa për një intervistë, sepse më ka pëlqyer natyra e saj e komunikimit. Do kisha dashur të bëja një intevistë jo aq formale por si një shqiptar që ulet përballë zonjës Yuri Kim që përfaqëson vendin ku shqiptarët besojnë më së shumti. Ia kam bërë ftesë.

Por të mos harrojmë Zonja Yuri Kim është përfaqësuese ambasadore e cila ndjek pas jo vetëm interesat politike por dhe ato ekonomike e të biznesit. Natyrisht ka përshtypjet e veta, konsideratat e veta.

Meço komentoi dhe deklaratën e Ramës bërë dje në Lezhë “Nëse PD vjen në pushtet mos tju shkojë në mëndje që rindërtimi  e vaksnimi do të vazhdojë”

Beti NjumaA mundet kryeministri me vaksinat që blen me paratë e taksapaguesve shqiptarë ti kërcënojë shqiptarët në këtë lloj forme?

Sonila Meço: Kurrë nuk mundet, por në Shqipëri ndodh. Ishte kërcënim shantazh. Është e papranueshme. Madje me jrusitët që kam folur ka një bazë për nisje të një hetimi nga porkuroria

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook