Lidhu me ne

Aktualitet

Zgjedhjet – Miratohet fleta e votimit, ja si do votohet më 25 prill

Përmasat e fletës së votimit do jenë 30X60, dhe në të do jenë të radhitur në mënyrë horizontale të gjithë emrat e kandidatëve. Shkronjat do të ndryshojnë sipas qarqeve, ndërkohë që në Tiranë ato do të jenë më të vogla për shkak të numrit të madh të emrave. Gazeta MAPO, sjell modelet e votimit për çdo qark dhe bashkangjitur dhe emrat e kandidatëve të 12 partive që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare

KQZ ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo do të jetë në përmasat 30 X 60 dhe do të jetë me emrat e kandidatëve. Fleta e votimit do të jetë në formatin horizontal.

Podiumi.com sjell fletët e votimit për 12 qarqet e vendit, me emrat e kandidatëve të të gjitha forcave politike. Tirana ka numrin më të madh të kandidatëve, 36 dhe germat e emrave do të jenë më të vogla. Ndërsa në qarqet ku numri i kandidatëve është i reduktuar, fonti i germave do të jetë më i madh.

Ankimet
Pas miratimit të fletës së votimit që do të përdoret më 25 Prill, PD dhe PS po shqyrtojnë mundësinë e ankimimit në KAS. Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji u shpreh se fleta e votimit me format horizontal 30×60 dhe me emrat e kandidatëve, shkakton vonesa në votim dhe numërim, duke rrezikuar sipas tij shëndetin e votuesve në kohë pandemie.

Ndërkohë, Partia Demokratike preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale. Më herët KQZ ka rrëzuar kërkesën e PS-së e cila propozoi që fleta e votimit të përbëhej vetëm nga numrat, model që u aplikua në Kosovë në zgjedhjet e fundit.

Votimi
Në fletën e votimit të miratuar dje, votuesi do ketë mundësi që përveç siglës së partisë të zgjedhë dhe kandidatin e preferuar.

Por domosdoshmërisht, kandidati duhet t’i përkasë partisë që ai ka zgjedhur. Pra fjala vjen, s’mund të votohet sigla e një partie dhe kandidati i një partie tjetër. Në këtë rast, vota del e pavlefshme. Numërimi i votave për partitë në bazë të Kodit Zgjedhor ka një afat prej 48 orësh, ndërsa numërimi i votave për kandidatët pritet të zgjasë deri në një javë.

d6811f29-5063-4567-84d2-542bb653ade0
d6811f29-5063-4567-84d2-542bb653ade0
545f9233-ed3f-41a3-a49b-004c459aad50
1757c5cc-2783-4649-ad47-ee62a21e55c0
4a8d1272-f718-4631-9450-a0c788d1e426
0516e4e7-188f-49a7-9f66-15505625b322

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske14 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook