Lidhu me ne

Stil

Shenjat e horoskopit që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën

Shenjat e horoskopit që shkojnë më shumë me

E keni pyetur veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje? Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet absolutisht të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën për zgjedhjen e partnerit perfekt. Shenjat e diellit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në zodiak, referohen si polaritet, që do të thotë se nuk mund të jenë më të ndryshme – dhe pikërisht këtu qëndron potenciali për një pajtueshmëri afatgjatë dhe dinamike. Nëse të ‘kundërtat tërhiqen’, ja si zhytja në këtë klishe zbulon një mori të vërtetash astrologjike që të gjithë mund t’i përdorim si mjete për të promovuar dhe forcuar çdo marrëdhënie.

Dashi -Peshorja

Si në një betejë, shkëndijat fluturojnë kur Dashi i zjarrtë dhe shenja ajrore e Peshores lidhen së bashku. Nëse këta të dy janë të gatshëm të vlerësojnë dhe të mësojnë nga dallimet e tyre, ata do të krijojnë një zjarr të pandalshëm. Çdo shenjë ka një planet, energjia e të cilit ndikon në sjelljen e saj dhe me Marsin e pavarur që përgjigjet për Dashin dhe Venusin harmonik që udhëzon Peshoren, ky kombinim do t’i japë njëri-tjetrit ekuilibrin për të arritur një autonomi dhe një lidhje që çdo marrëdhënie duhet të ketë. Peshorja mund të ndihmojë Dashin të bëhet më i vëmendshëm dhe i angazhuar në komunitet, ndërsa Dashit shpesh do ti duhet të kujtojë dashurinë e tij për Peshoren.

Demi – Akrepi

Një shenjë toke i drejtuar nga Venusi, Demin e tërheq bukuria e prekshme, ndërsa Akrepi, një shenjë uji e udhëzuar nga Plutoni, dëshiron intensitetin dhe eksploron atë që fshihet nën sipërfaqe. Kontrasti këtu është pikërisht ai që e bën këtë dyshe një çift i veçantë. Akrepi i përkushtohet realitetit të dhimbjes dhe të kënaqësisë dhe është një shoqërues besnik për të ndihmuar Demin të përballoj të gjitha stuhitë e jetës ashtu si edhe ylberët. Në të kundërt, joie de vivre (gëzimi i jetesës) ngjitës i Demit e ndihmon Akrepin të dalë nga uji dhe të kuptojë sa bukur është të fundosësh gishtat e këmbëve në rërë një herë në një kohë. Së bashku, kjo dyshe kultivon një themel të qëndrueshëm që mund të rezistojë çdo gjë.

Binjakët – Shigjetari

Binjakët (shenjë ajri) dhe Shigjetari (shenjë zjarri) janë dy shenja që kanë të gjithë përbërësit për një marrëdhënie plot fishekzjarrë dhe hulumtime emocionale. Ajo që me të vërtetë i bën këto shenja të përputhshme është, për ironi të fatit, nevoja e tyre e ndërsjellë për kufij të shëndetshëm. Binjakët drejtohen nga Mërkuri, i cili është planeti jo vetëm i komunikimit por edhe i evolucionit të brendshëm. Ata gjithmonë rindërtojnë dhe eksplorojnë personazhe të rinj dhe u duhet hapësirë për të marrë frymë për të zbuluar vetveten. Ndërkohë, Shigjetari aventurier i drejtuar nga Jupiteri i hedh sytë përtej dhe kërkon liri për të eksploruar, për të qenë kureshtar dhe për të patur gjithmonë një këndvështrim ku vizioni i tij të jetë vazhdimisht në zgjerim.
Ky çift me të vërtetë e kupton dhe feston nevojën e njëri-tjetrit për horizonte gjithnjë e më të zgjeruara, dhe të dy ndihen mirënjohës që kanë një partner të përkushtuar.

Gaforrja -Bricjapi

Shenja e vetme që drejtohet nga hëna, Gaforrja, emocionalisht intuitive, mundet të duket një korrespondencë shumë e vështirë për Bricjapin logjik, i udhëhequr nga Saturni. Sidoqoftë, kur këto shenjat bashkohen si dy pëllumba, krijojnë një ekuilibër të përsosur. Energjia shëruese e Gaforres gjen një shok të përsosur në urtësinë e ngulitur të Bricjapit. Për shkak se Bricjapi mund të mbajë peshën e emocionalitetit të tij të thellë, Gaforrja ndihet e sigurt emocionalisht dhe tërhiqet nga besueshmëria, disiplina dhe integriteti i partnerit të saj. Nga ana tjetër, Bricjapi vlerëson pacenueshmërinë bujare të Gaforres dhe ndihet i frymëzuar nga ajo për të shfaqur më plotësisht ndjenjat e tij.

Luani – Ujori

Kur Luani i zjarrtë i udhëzuar nga Dielli bashkohet me Ujorin, një shenjë ajri e udhëhequr nga Urani inovativ, e gjithë bota kthehet në një skenë. Ajo që shumica e personave nuk di është që njerëzit që kanë si shenjë Luanin janë SUPER STAR që mundet të ndihen pak të vetmuar në kështjellën e tyre dhe, për këtë shkak, kërkojnë vëmendje dhe lidhje. Si rezultat, Luani nuk mund të rri pa admiruar Ujorin i cili është i adhuruar universalisht dhe zbavitet me aftësinë e kësaj shenje ajri që i tregon atij një përvojë krejt të re. Përndryshe, Ujori vlerëson paturpësinë e Luanit dhe ndjenjën e patundur të vetëvlerësimit si mjete të mahnitshme për çlirimin. Kjo dyshe është e çuditshme, përrallore dhe mund të na frymëzojë të gjithëve.

Virgjëresha – Peshqit

E mbani mend këngën “Heaven is a place on earth” (Parajsa është një vend në tokë) e Belinda Carlisle? Kjo duhet të jetë kolona zanore për një çift si Virgjëresha dhe Peshqit! Kjo dyshe është e pamposhtur në aftësinë e tyre të kombinuar për të shëruar një botë të dëmtuar dhe këto shenja vazhdimisht lëvizen dhe motivohen nga pikat e forta të njëri-tjetrit. Virgjëresha është e aftë të kuptojë marrëdhënien intime midis trupit dhe natyrës (d.m.th. shoku i cili e di saktësisht për çfarë ilaçi keni nevojë), ndërsa Peshqit në mënyrë intuitive ndiejnë se si të lexojnë zemrën. Virgjëresha ka frikë nga natyra shpirtërore e Peshqve, dhe Peshqit përfitojnë nga aftësia e Virgjëreshës për të përkthyer dhe zbatuar energjinë e tyre hyjnore këtu në tokë.
Ky çift dëgjon, ndihmon dhe ngre të gjithë (dhe gjithçka) në rrugën e tyre.

Nëse dyshja juaj nuk është e formuar nga këto kombinime të shenjave astrologjike, mos u dëshpëroni ! Sipas disa astrologë, çdo shenjë mund të kultivojë një dashuri përmbushëse dhe të qëndrueshme me ndonjë shenjë tjetër. Ata sugjerojnë se të gjithë mund të përfitojmë nga mësimi i shenjës sonë të kundërt dhe më pas të përdorim këto njohuri për të sjellë më shumë harmoni në çdo lidhje që zgjedhim të eksplorojmë.

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook