Lidhu me ne

Kryesore

Logoreja ( vajtimi ) e kryeministrit: Pas 25 prillit do ju bashkoj!

Rama prezanton platformën online: Tani nuk ka nevojë për mbledhje partie |  MCN TV

Do ketë dhe një Edi Rama tjetër pas 25 prillit. Do të jetë Rama që do punojë për të bashkuar, për të bashkuar forcat, njerëzit, pas 25 prillit do të jetë një njeri për të bashkuar sa më shumë. Boll me përçarje

Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama sot në një intervistë në MCN TV. Nga e gjithë logoreja e fjalëve që z. Rama lëshoi në intervistën në fjalë, të ngulet në mendje kjo fjali që artikulon nën poza dhe pretendime moralo-patriotike një arrogancë e cila buron nga një delir dhe vetëbesim se ai ka një mision në këtë vend.

Po kush i përçau shqiptarët që do i bashkojë z. Rama? Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, media? Ai vallë qëndron aty si pishtar i një iluminizimi neoshqiptar të cilin do të duhen 3 e më shumë mandate për ta kuptuar? Çdo gjë është e mundur në fakt, sado absurde dhe irrituese të ngjajë një gjë e tillë. Nëse politikani ka një avantazh, ky është njohja e shoqërisë që drejton. Dhe ndoshta z. Rama ka kuptuar se mileti shqipfolës harron shpejt, zgërdhihet e jargavitet si pa të keq kur i afrohet ai që ka pushtetin dhe e quan për detyrim të tregojë etikë edhe ndaj atyre që janë hajnia me kostum e këtij vendi. Kështu ka qenë, e mesa duket kështu do të jetë.

Mjafton fare pak. Mjafton të ndryshosh gjuhën, sjelljen, të bësh për vete mediat idiote që rendin pas çdo deklarate dhe nis e zë vend një profil i ri. Përbashkues!!! 

Do të harrohen këto 8 vjet përçmim dhe vjedhje, hashash dhe koncesione. Ndarje e Kosovës dhe shkëmbim territori. Jo. Do të ketë punë për bashkimin e të gjithëve në një vathë. Një bashkim që në të vërtetë në mungesë të ideve të mëdha, apo ideve qendrore, priret të jetë asgjë më shumë sesa tufëzimi zakonshëm i këtij mileti pas të parit që hyn në modën e të qenit me pushtet dhe 4-5 truke banale të skenës i përdor kaq lehtë për të hedhur hi syve mbi të gjithë dhe për të manipuluar edhe historinë.

Sepse një ndryshim real në 25 prill nuk mund të quhet i tillë pa një llogaridhënie reale për çdo gjë, që nga koncesionet, te vilat në bregdet, nga tenderat dhe luksi e deri te droga dhe trafiqet. Por ka vullnet për një gjë të tillë? Mesa duket jo. Përderisa një njeri si ky edhe pas 8 vjetësh zullumesh pas zullumesh guxon e të mburret se së shpejti do të na jetë Shën Pali i shqiptarisë që përhap lajmin e mirë.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix23 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix23 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix23 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix23 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix23 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix23 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix23 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix23 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix23 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook