Lidhu me ne

Kryesore

OSBE nxin 25 Prillin/ Votat e shitura, mediat e kapura, databaza me të dhënat personale

Raporti paraprak i OSBE/ODHIR që u prezantua nga vëzhguesit e misionit ndërkombëtar ka prekur disa nga pikat më nevralgjike që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm. Duke nisur nga shit-blerja e votës, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mediat e kapura dhe gazetarët e korruptuar e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste. Ndonëse këto fenomene nuk janë të panjohura, vlen të lexohet si janë parë ato nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

SHITBLERJA E VOTES

“Rreth 30 raste të blerjes së votës janë nën hetim” shkruhet në raportin e OSBE/ODHIR në lidhje me këtë fenomen. “Vëzhguesit e Misionit ishin dëshmitarë të një rasti kur shpërndaheshin para për votuesit jashtë një qendre votimi” thuhet në raport, i cili vazhdon:

“Akuzat për blerjen e votës ishin të vazhdueshme përgjatë fushatës, gjë që tregon se kjo mbetet një problem i përhapur në vend. Partia Demokratike ndërmori disa metoda për të ndërhyrë, të cilat i justifikoi në deklarata publike, për të luftuar veprimtarinë e pretenduar të blerjes së votës”

Më pas, në shpjegimin e referencave të paragrafëve për blerjen e votës, në raport shkruhet:

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) informoi misionin e ODHir se deri në 24 Prill kishte hapur rreth 30 çështje në lidhje me blerjen e votës. Misioni gjithashtu u informua nga oficerët e prokurorisë në Berat dhe në Shkodër se ata kishin nisur hetime zyrtare për incidente në lidhje me shitblerjen e votës. Partia Demokratike bëri një denoncim në SPAK që përmbante një duzinë me raste të shitblerjes së votës në Elbasan. Në 21 Prill, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një përplasje me armë në Elbasan. PD formoi një grup të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” duke deklaruar se ky ishte i përbërë nga ish efektivë të policisë, të cilëve iu ishte kërkuar nga PD të verifikonin informacionet për blerjen e votës: Policia e Elbasanit arrestoi 10 persona, me dyshimet se kishin mbajtur me forcë një persona dhe deklaroi se disa prej tyre ishin të armatosur. Policia gjithashtu ndërhyri kundër “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” në Dibër dhe në Korçë në 23 Prill.

PERDORIMI I SHTETIT NE ZGJEDHJE

“Ministrat e vazhduan angazhimin e tyre zyrtar edhe gjatë fushatës. Ata u shfaqën rregullisht nëpër “vizita inspektimi” të vende kyçe, si për shembull në qendrat e vaksinimit, duke mbajtur maska apo bluza me “Nr.12” (numri i PS në fletën e votimit), gjë që tregon përdorimin domethënës për fushatën. Kryeministri gjithashtu inauguroi disa projekte infrastrukturore gjatë periudhës së fushatës. Këto lloj eventesh i dhanë PS-së një avantazh domethënës, që ishte i përforcuar edhe nga dominimi i administratës lokale nga PS.

Shtojmë këtu që nëpunësit publikë u rritën në mënyrë domethënëse ndërsa afroheshin zgjedhjet, në periudhën që i parapriu moratoriumit që ndalon punësimet e reja në administratën e zgjedhjeve”

KEQPERDORIMI I TE DHENAVE PERSONALE

“Gjatë fushatës, një databazë që përmbante informacione personale dhe detaje për kontaktimin e përafërsisht 900 mijë qytetarë shqiptarë, ku ishin shënuar njëkohësisht edhe preferencat e tyre, doli në publik. Partitë e opozitës dhe Presidenti dhe shumë të tjerë në media bënë thirrje për një hetim nga SPAK për keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Kontakte të ndryshme të Misionit në partitë kryesore thanë se besonin se ajo që ndodhi mund të konsiderohej nga elektorati si keqpërdorim i të dhënave personale në interes të partive politike. Misioni i ODIHR gjithashtu mori raportime se u bënë përpjekje për të influencuar votën përmes ofertave”

NDRYSHIMI I KUSHTETUTES

“Në opinionin e Komisionit të Venecias u shfaq keqardhja që procedura për zbatimin e amendimeve në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor ishte “ekstremisht e nxituar” dhe nuk pati konsultime. Aty u vu në dukje se amendimet në lidhje me numrin e vogël të kandidatëve nuk favorizonte partitë e vogla dhe mundësia që u jepej kryetarëve të partive për të kandiduar në disa qarqe binte në kundërshtim me shanset e barabarta për kandidatët”.

ZHVENDOSJA E ZGJEDHESVE

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbikqyri përpilimin e listës së zgjedhësve. Dy grupe pune të caktuar nga KQZ, asistuan përpikmërinë e listës së votuesve dhe vunë në dukje probleme të tilla si zhvendosja e adresës së votuesve pa i informuar ata, ndërkohë që pati vonesa në njoftimin e votuesve për adresat e tyre në disa bashki”.

MEDIAT

“Pavarësia editorial është e ndikuar negativisht nga interesat e pronarëve, fakt ky që nxit vetëçensurën. Gazetarët janë të vulnerabël përballë presioneve dhe korrupsionit. Rregullimit me ligj i hapësirës televizive la për të dëshiruar në lidhje me hapësirën që iu dha partive të vogla apo kandidatëve të pavarur. Transmetuesve iu mungoi një mbulim analitik në thellësi të të gjithë pjesmarrësve në garë. Kjo u pasua me materiale të gatshme të partive në edicionet e lajmeve gjë që e kufizoi aftësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të mirëinformuar. Fatkeqësisht, nuk u organizuan debate televizive mes liderëve politikë.

Pavarësisht se ka shumë media, tregu i reklamave është i përqëndruar në pak subjekte tregtare. Shpesh mediat shërbejnë si platforma lobimi për pronarët, të cilët diktojnë pavarësinë editoriale dhe bëhen shkak për vetë-censurë. Disa kontakte të Misionit thanë se në mungesë të vetërregullimit dhe duke pasur kushte të vështira pune, gazetarët janë vulnerabël ndaj korrupsionit. Disa kontakte të Misionit ngritën shqetësime për sigurinë dhe ndjekjen penale të gazetarëve. 72 televizione në vend janë burimi kryesor i informacionit politik. Pavarësisht se shpifja dënohet vetëm me gjobë, ajo mbetet ende një vepër penale. Mbulimi i fushatës zgjedhore sanksionohet nga Kodi Zgjedhor. Një hapësirë falas në TVSH garanton një shikueshmëri minimale për të gjithë kandidatët. Vetëm 1 media print dhe online dhe 10 nga 100 televizione dhe radio private zbatuan ligjin duke publikuar një listë çmimesh për reklamat e fushatës në KQZ. Ndaj, transparenca e reklamave ishte e kufizuar. Raportimet treguan se kishte disa reklama të paguara brenda edicioneve informative dhe përtej kohës së parashikuar në ligj. Praktika e përhapur mes partive politike për të ofruar në media material të parapërgatitura nga fushata e kufizoi aftësinë e votuesve për të marrë informacion objektiv gjatë fushatës. Gjatë monitorimit të mediave nga ODHIR ran ë sy që nuk kishte debate televizive mes liderëve politikë, ndërsa kjo u zëvëndësua nga bisedat në studio. Në mediat kryesore mungoi analiza e thelluar dhe roli i tyre u kufizua thjesht në opinione të cilave u munguan diskutimet e qenësishme të platformave elektorale. Disa spote të partive nuk ishin sigluar qartë. Disa kanale televizive shfaqën foto të kandidatëve gjatë kohës që transmetoheshin programe të ndryshme apo filma, ndërsa KlanNeës i transmetoi ato gjatë edicionit të lajmeve, në kundërshtim me ligjin. PD dhe PS dominuan transmetimin e lajmeve politike në të gjitha mediat e monitoruara, ndërsa PS arriti 27 apo 35% të hapësirës, PD arriti 26 deri në 32% të mbulimit. PS u mbulua me tone më pozitive se PD. Në 9% të edicioneve informative dhe të programeve të monitoruara, Rama u raportua në cilësinë e tij si kryeministër. PS mori një 15% më shumë hapësirë dedikuar ministrave dhe institucioneve publike”

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix3 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix3 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix3 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix4 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix4 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix4 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix4 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix4 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix4 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook