Lidhu me ne

Kryesore

Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

Nga Erion Dasho

Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë:

Mos kërko në fshatin apo qytetin tënd infermiere dhe mami! Ato do të marrin rrugën për në emigracion…

Mos kërko as edhe mjek familje! Mjekun po e kërkojnë me ngulm spitalet universitare për ta specializuar dhe nuk po e gjejnë dot…

Mos kërko në qytetin tënd mjekë specialistë! Ata kanë dalë në pension dhe disa syresh i vrau edhe COVID-i…

Edhe kur shkon në QSUT apo spitale terciare, mos kërko më Besim Elez, Pëllumb Karagjoz apo Panajot Bogë! Besimët, pëllumbët dhe panajotët e së nesërmes kanë ikur në Gjermani…

Kur shkon në farmaci mos prit ilaçe cilësore! Kënaqu me ato indiane, sepse kështu vendosën matrapazët e Rilindjes…

Kur shkon për të bërë vaksinën kundër COVID dhe të rrasin vaksinën kineze, mos u anko! Ato siguroi Borati për fushatë për të të hedhur hi syve…

Kur shtrohesh në spital dhe të thonë “këto analiza nuk bëhen”, mblidh rripin dhe shko në privat! Vetëm aq analiza të lejon koncesioni i Rilindjes…

Kur mjeku të thotë “këto ilaçe duhet t’i blesh vetë” mos u anko! Rilindasi që të bleu votën tani po vjedh paratë që duheshin për të blerë ilaçet e tua…

Kur mjeku të thotë “ky operacion zemre bëhet vetëm në privat”, shit shtëpinë dhe nisu për atje! Sepse edhe një kardiokirurg që bënte ca punë të mira në shtet, policët e Rilindjes e arrestuan…

Kur mjeku, infermieri, roja, polici i traut të kërkojnë rryshfet, hap portofolin ose merr overdraft! Mos u anko se ka edhe më keq! Kujto Tiren…

***

Shqiptar!

Nëse babai, nëna, i afërmi apo miku yt ishte një nga 12 mijë viktimat e COVID-it dhe vdiq në shtëpi, sepse ti nuk pate para për të siguruar oksigjen, ilaçe dhe infermier që të vinte t’i bënte injeksionet, mos thuaj “vdiq nga COVID-i”! Ai që të bleu votën, të mbushi edhe mendjen se në Shqipëri nuk ka patur tragjedi COVID-i!

Nëse nesër do të qëllojë sërish fati i keq për t’u përballur me shëndetësinë e “rilindur”, kujto se kur ke shitur votën për 5 mijë lekë, ke besuar përrallat për shëndetësinë falas, për shëndetësinë më të mirë në Ballkan dhe për spitalet njëlloj si në Belgjikë dhe Paris!

Koncesioneve dhe PPP-ve që kanë shterrur të gjithë burimet financiare dhe nuk e lënë shëndetësinë të ngrejë kokën, ua vure ti vulën e besueshmërisë kur pranove 5 mijë lekë në këmbim të votës!

Mos harro se mjekun, infermierin, maminë, teknikun e rëntgenit, laborantin dhe fizioterapistin e dëbove ti nga Shqipëria që në momentin kur vendose të shesësh votën!

Tani, pije detin Ksant!

Deri sa të bëhesh edhe ti njeri i lirë!

Atëherë, ose do të votosh si i tillë, ose do të kesh marrë rrugën nga sytë këmbët për t’i hapur vendin një bangladeshasi…

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix4 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix4 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix4 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix4 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix4 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix4 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix4 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix4 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix4 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook