Lidhu me ne

Kioske

Analiza e Lubonjës për Elbasanin: Policia palë me bandat


Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’ Real Story’’ në News24 ka folur për vrasjen e Elbasanit dhe prapavijat politike që ajo ka pasur.

Lubonja thotë se tre banda janë më mirë se një, por thekson se kryesorja është ajo që është e lidhur me PS dhe pushtetin.

Ai thotë se për vrasjen e Elbasanit ka mësuar nga një burim se autorit Arbër Papleka i janë drejtuar tytat e pistoletës nga grupi tjetër, dhe ai është detyruar të qëllojë me armë.

Për Lubonjën qeveria e PS është një regjim dhe nuk mund të rrëzohet vetëm me votë.

‘’Unë e kam thënë që janë tre banda, parulla ime është më mirë 3 banda se 1.

Sepse 1 bandë bëhet e pakontrolluar, bëhet më e rrezikshme dhe merr gjithë pushtetet.

Meqenëse pyetja lidhet me ngjarjet që kanë ndodhur, nëse do bëj komentin e atyre ngjarjeve. Përmendet vetëm Kavaja, ka qenë njëra bandë aty. Po të bëjmë totalin e forcave, bandave, sipas mendimit tim banda kryesore është e pushtetit. Pse? Le të marrim Elbasanin, ka disa aspekte që janë lënë në hije, nga një pjesë, ne na duhet të shikojmë të gjithën.

Aspekti im që duhet të jesh me të dobtin, aty kemi ca njerëz dukshëm pjesë e krimit të organizuar që na dalin me PS, gjetën ca postera që çuditërisht ishin të Taulant Ballës e jo të Bashës.

Një njeri i krimit të organizuar, kishte dalë dhe në Londër i arrestuar e dënuar për drogë. Ky Xhuvani na del më gjithë partitë, që s’ka parti, por ka lekun parti, ku ka lek shkon Xhuvani, leku është tek banda më e fortë. U bënë dy.

Këta nuk i dalin as për zot se ishin njerëzit tanë, por thonë s’kishin lidhje me ne.

Në atë ngjarje ku ka ndeshje mes dy bandash. Pikërisht ajo që s’duhet ti lejonte, jo vetëm në 14 mars Policia nuk ndërhyri, se këta kontrolloheshin, as u arrestuan, as u hetuan. Shkon aty Policia, thonë s’ka as kamera, i sheh këta e nuk ndërhyn.

Megjithëse thonë se kanë ikur me vrap se janë trembur, normale është, por kur ikën ti e sheh çfarë po bën. Dy shefa policie nuk flasin, kush shtiu, kush drejtoi armën, vetëm sjellin një deklaratë edhe arrestojnë vetëm nga pala këtej.

Kemi të bëjmë me një Polici, që po të ishte depolitizuar u ngrinin duart lart. Kurse me këtë. Politizohet, del këtë, ja kanë bërë me qëllim këtej. E deformojnë ngjarjen. Policia është e pabesueshme.

Ky është regjim nuk rrëzohet me votë. Dhe sa po shkon drejt një rrëgjimi. I kam thënë e mbroni dot votën? Tani kanë zgjedhjet e Dibrës të vjedhura me para të blera, nuk vepron Prokuroria, kanë ato të Durrësit.

Këtu vijmë, se deri tek kjo pjesa, unë fola me një njeri që e kam shok në Elbasan. Ka përgjegjësi të mëdha te këto, me një njeri që është goxha i informuar, siç më tha ai, edhe mendja ta do që ky tipi i RENEA-s nuk mund të ishte kaq i çmendur sa të shkonte të vriste aty. Edhe sikur të shiste vota ai.

Sipas fjalës së tij, i janë drejtuar tytat, dhe kur i drejtohet tyta me të trembur, imagjinoje, me të trembur apo me të vra, hajde ma mbush mendjen mua, ndërkohë unë kam armë.

Edhe nëpër filmat që kemi parë ne, edhe të Hollivudit, ti mund të shohësh të mirën nga e keqja, këtu nuk e ndan kollaj. Ky që u vra, në 14 marsi bëri atë që bëri, ka qenë nga ata të fortët. Ky është njeri që i rrinë rrotull, se ka lekun. Ky personi, siç po thoja, ky personi ka qenë rrotull me njerëz që kanë pasur armë. Ai ka nxjerrë armë se ka pasur armë tjetri. Ky del i RENEA-s, ata kriminelë. Nëse një njeri, që ka dhe mbrojtjen e Policisë. Kur të rrimë të bëjmë bilancin dhe balancën, që janë këta e mira dhe këta e keqja. Kur shoh Policinë që janë me këta, s’kam besim fare. S’ka bërë as Policia as Prokuroria të veprojë, si në Dibër. Kjo Policia pse nuk vepron, ti ndalojë. Pse duhet të shkonte deri këtu. Elbasani është në duart e këtyre. Kur ti ke 8 vite në pushtet, dhe akoma Elbasani është në duart e krimit, këtu ka një problem. Aq më tepër kur shoh krimin të jetë me pushtetin, jo në luftë me të. Tre banda është më mirë se një. ‘’- tha Lubonja.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi24 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook