Lidhu me ne

Kioske

Lubonja dhe Zheji zbulojnë qëllimet e fshehta pas kërkesës për shkarkimin nga detyra të Metës

Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji të fituar në rubrikën “Pikat mbi i” të Ola Brukos në News24 kanë analizuar situatën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pozicionet e Metës dhe Bashës.

Lubonja thotë se vëmendja kryesore nuk duhet të jetë tek Basha apo Meta, por tek mënyra se si u ble vota më 25 prill.

Sipas tij Meta është barriera e fundit e PS tashmë, dhe shkarkimi i tij i shërben vetëm stabilizimit të regjimit aktual.

Nga ana tjetër Zheji thotë se si shkarkimi i Metës po dorëheqja e Bashës, janë procese të shtyra nga PS për të tërhequr vëmendjen tashmë nda diskutueshmëria e zgjedhjeve të 25 prillit.

Fatos Lubonja: Mua në fjalën që thatë përdorët një fjalë që s’jam dakord, vëmendja është përqëndruar tek kjo. Tek Ilir Meta dhe dorëheqja e Bashës. Ndërkohë që vëmendja ime dhe atyre që duan të jetojnë n demokraci është e përqëndruar e imja, dhe duhet të jetë e tyre tek fakti se si u bë kjo punë që të vidhet vota, blihet vota nëpërmjet bandave kriminale me bashkëpunim me Policinë, Prokurorinë, patronazhistët e një partie të madhe. Po flas për veten time, Presidenti tha që fali zot se nuk dinë çbëjnë. Unë kam qenë koherent, se këta, ky është regjim që s’rrëzohet me votë të lirë. Do e gjejë mënyrën për të marrë votën. Këtu është vëmendja ime. Si i bëhet që një parti, që duhet të jetë parti e punëtorëve, klasës së mesme, Partia Socialdemokrate, kanë në krye të listave njerëzit më të pasur të Shqipërisë, dhe të lidhur me krimin. A mundet Shqipëria të sfidojë këtë.  Këtu është vëmendja ime.

Pajtohem me atë që thotë Meta, duhet të jetë vjedhja e votës vëmendja. Gjithë akuzat me radhë, por aty ku nuk funksionon drejtësia, them se nuk do të ndodhet, hajde merremi dhe për Metën e BAshës, se dhe ata kanë përgjegjësi.

ARTUR ZHEJI: Do doja të isha pak më konkret, sepse jam dakord në pjesën konceptuale të analizës së Lubonjës. Kemi një fenomen, përveçse u grabitën votat, pati një industrializim të blerjes së votave. Pati dhe një lojë shahu. Kishte disa parti kërpudha që merrnin vota nga e djathta. Partia e Topallit, atë Bindjen Demokratika të Patozit, edhe Murrizi. Morën nga 6-7 mijë vota. Morën në vende sensitive, aty ku diferenca shkonte në dëm të PD dhe favor artificial të PS.

E dyta pati 80 mijë vota të pavlefshme. Ka shitje të komisionerëve, bënin si të pavëmendshëm kur komisioneri për këtë vinte një kryq plus. Gati 10, 15, 20 e kusur fish. Kjo është ilegalitet brenda legalitetit. Veprime që deformojnë votën e shqiptarëve, kanë bërë marifete. Unë mendoj që nuk ka krim që nuk lë gjurmë. Nëse kjo kategorizohet tek krimi, padiskutim që kapet. Kamerat ishin me hsumicë. Por po ndodhi si në Elbasan që Prokuroria gjen kamera të prishura, i lë keqbërësit të manipulojnë kamerat apo regjistrimet, sigurisht koha ka rrjedhur që ky krim të fshijë gjurmët. Megjithatë s;ka gjëra pa gjurmë. E megjithatë nuk i mjafton kjo mazhorancës, por ka stimuluar hapjen e dy proceseve, shkarkimi i Bashës nga të pakënaqurit e demokratëve, asnjë nga ata që kërkojnë shkarkimin e Bashës nuk i pashë në fushatë kundër Ramës. Nuk e di, nuk i ka pëlqyer, Basha, programi, fushata. Por nuk jam dakord, nuk i kam parë. E lidha edhe rasti i Metës. Edhe procedurat ndaj Metës, janë për spostimin e vëmendjes ndaj rastit flagrant të diskutueshmërisë së zgjedhjeve. Ka një diversion të paparë.

FATOS LUBONJA: Unë e shoh këtë me shqetësim të madh. Përtej mëkateve që mund të ketë Meta, më shumë në të kaluarën se sa si President. Fakti që nuk ishte i mazhorancës, kthimi i ligjeve ka qenë i argumentuar ligjërisht.

E shoh me shqetësim sepse ikën dhe kjo barrierë e fundit demokracisë si ndarje pushtetesh. Kanë ngelur disa media që ende flasim. Të merresh me gjuhën e Metës, ndërkohë që ke bashkëpunuar me kriminelët. Ky që foli ka marrë mbi 20 mijë vota. E dimë Elbasanin, nuk e do një pjesë e mirë këtë. Si ka mundësi që Policia e Prokuroria, ndodhi 14 marsi, pastaj sërish, ka folur ky zotëria?

Sipas të dhënave që kam unë, nuk guxonte më në Elbasan sepse ishin terrorizuar. Para kësaj situate këta thonë kanë shkelur Kushtetutën. Po për këto shkelje ligjore që janë denoncuar në Prokurori. Ose nga ana tjetër kemi një kapje të pushtetit të pakapur. Dorëheqja e Presidentit, unë mendoj kështu që i shërben stabilizimit të regjimit, edhe më shumë .Regjimi kontrollon gjithçka, edhe Presidentit, drejtësinë, ekonominë, ka krimin e organizuar. Kishte ca pengesa, por tani krimi ndjell krimin. Edhe pas Metës do të vijojë regjimi. Unë po i bie këmbanave të alarmit, Policia mund të bëhet edhe më aktive, mund të bëhet bashke me krimin nesër pasnesër, ky veprim nuk është aspak parimor. Kapen në anën formale, se mund të gjesh shkelje aty të Presidentit si figurë e unitetit, padyshim nuk ishte e unitetit. A ka unitet me kriminelët?

ARTUR ZHEJI: PD pothuajse asnjëherë ska fituar zgjedhje në Shqipëri, përveç 1992. Nuk e di se pse ky popull shumicën e rasteve voton majtas. Gjithmonë ka patur rrotacion drejt qendrës së djathtë me parti të qendrës. O është çarë e majta, si në 2005 ku ishte LSI. Fatos Nano humbi pushtetin, erdhi doktori herën e parë, në 2009 prap koalicion me LSI. Kishte nevojë për 4 mandatet e LSI. E thënë kjo këtu kuptoj pse Rama në strategjinë e vet përcaktuar tragetin e goditjes tek LSI. Goditja e Metës do të thotë goditja e LSI. Rama nuk heq dorë nga kjo. Goditja e Metës, do e dëshiroja shumë e faktorizon Presidentin më shumë dhe ai nuk ikën. Jo duhet shkelur Kushtetuta por duhet grisur që ta shkarkosh. Ata kanë shumë prova, edhe që PD ka vjedhur zgjedhjet me LSI, dhe këta jo, por s’po flasim për fjalë. U provua në Venecia, po faktorizimi i Metës do të ishte bumerang. Nuk e ha Rama këtë karrem, të bëjë Metën opozitar radikal që mbron Kushtetutën. Është diversion. Perandorët në Romën e Lashtë bënin cirk, që vriteshin luftëtarët. Populli në fund harronte që s’kishte të hante bukë. Edhe këtu duhen ‘vrasje’ politike.

FATOS LUBONJA: E shoh dy gjëra, e para këtë që a është teatër ky apo e vërtetë. Edhe vetë jeta nuk e dimë është teatër apo e vërtetë. I hedh zaret ai për të bërë teatër, dhe ndodh ngjarja. Kërcënon se do vrasë, pastaj ndodh vrasja. Nuk jam i sigurt se është vetëm tërheqje vëmendje.E dyta që doja të komentoja, e dëgjoj shumë këtë populli voton majtas. Çfarë kuptojmë me këtë majtas? Sa ndahem tani nga një ish-socialist, që thotë jam i majtë e votoj për PS. E kam fjalën dhe për një pjesë intelektuale, e thonë që janë ende parti e majtë. Si qenka kjo që shqiptarët votojnë majtas, që paskan besim tek Enver Hoxha dhe nostalgjinë për komunizmin. Kjo parti është e oligarkëve, ekstrem i djathtë, fashiste ekonomiste. Ata të majtë që edhe duan Enver Hoxhën e të kaluarën, edhe këtë kapitalizëm kaq të egër sa nuk e gjen në asnjë vend të botës, i quaj oportunistë, jo të majtë. Dallimi është këtu,këtu është fashizëm ekonomik. Kina nuk është e majtë, është fashizëm ekonomik, një parti dhe të pasurit që mbështesin këtë parti dhe lëvizin çdo lëvizje të majtë që duan revolucion. Këta që quhen të majtë, janë injorantë. Nuk kanë ideal socialist në kuptimin e barazisë, që të jenë sa më të barabartë. Kjo parti ka rritur pabarazinë në ekstrem. Barazinë e ka dhe Krishti, të barabartë para zotit, edhe demokracia kristiane në Itali ka pasur të majtë e të djathtë. Këta tani edhe thonë jemi socialistë, edhe votojnë për të pasurit që kanë rritur polarizimin.

ARTUR ZHEJI: Do përdorja një term që do e quaja prostituim, dikush jep para dhe merr një shërbim, edhe prostituta këtë bën, tani këtu kush është prostituta e kush myshteriu. Tani jemi në një situatë që e kemi zëruar fare sedrën kolektive. O thonë, më mirë këtë me lekë se atë pa lekë, nuk pyesin për program

FATOS LUBONJA: Ky popull me gjithë mëkatet që ka, po të ishin zgjedhje të lira do të kishte një rezultat që edhe pse nuk premtonte një ndryshim se PD e LSI nuk e premtonin luftën ndaj sistemit oligarkik po do ishin në presion popullor se populli i dha një goditje këtij sistemi. Ky sistem thotë na votoi populli. Kjo paketa e  oligarkëve, mund të transferoj prap, por ne që nuk jemi pjesë do kishin shumë më tepër mundësi t’i thonin, ore ca bëni, na e premtuat këtë. Tani ti me këtë votë e ke legjitimuar.

Vazhdo leximin

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook