Lidhu me ne

Radar

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri liria e medias në rënie, shtohen paditë në gjykatë ndaj gazetarëve

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri liria e medias nëFoto ilustruese

Analistë dhe përfaqësues të qarqeve akadamike në Shqipëri, konstatojnë se liria e medias edhe këtë vit pësoi regres. Ata i mbështesin argumentat e tyre në disa raporte të organizatave prestigjoze ndërkombëtare, si dhe në realitetin që ofroi viti 2020 dhe muajt e parë të këtij viti.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë për Zërin e Amerikës se janë shtuar paditë në gjykatë ndaj gazetarëve. Ata zhvilluan një betejë me qeverinë kundër paketës anti-shpifje, që nëse miratohej do të ishte asgjësuese për median, thonë analistët. Megjithatë presioni mbi gazetarët u shtua dhe transparenca dhe llogaridhënia u kufizua nga autoritetet sipas tyre. E drejta e informimit në mjaft raste u kërkua nga gazetarët në rrugë gjyqësore, ndërsa juristët vërejnë se ka një përmirësim të praktikës gjyqësore në favor të gazetarëve në këtë drejtim.

Liria e medias në Shqipëri ka pësuar regres, sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, më i fundit ai i Freedom House i publikuar pak ditë më parë, që e vendosi Shqipërinë në të njëjtin nivel si 8 vjet më parë, për çështje të demokracisë dhe medias së pavarur.

Gjatë një viti gazetarëve iu desh të përballen me realitetin e vështirë që prodhuan dy krizat e njëpasnjëshme, ajo e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, dhe ajo e pandemisë COVID-19. Analistë dhe përfaqësues të botës akademike shprehin shqetësim kur thonëse autoritetet i shfrytëzuan këto kriza për të shtuar presionin mbi gazetarët, duke kufizuar transparencën. dhe llogaridhënien.

“Ka patur një gjuhë denigruese dhe anatemuese nga politikanët për gazetarët, kryesisht duke i kategorizuar ata si burim i pavërtetë për publikun dhe rrezik, sidomos për shëndetin publik. Po të marrim në analizë disa deklarata të politikanëve shqiptarë, këtu nuk do të bëj ndonjë dallim sepse tendenca është e përgjithshme, gazetarët si kategori sociale etiketohen me epitete të ndryshme, që vënë në diskutim integritetin e tyre personal dhe professional”, tha për Zërin e Amerikës Erlis Çela, pedagog i gazetarisë në Universitetin Bedër.

Për analistin Lutfi Dervishi ky vit ishte interesant për të parë funskionimin e medias në kushte të jashtazakonshme. Ai mendon se roli i medias është dobësuar dhe e mbështet këtë argument në mënyrën se si u mbulua fushata e fundit zgjedhore nga media, në mënyrë të përsëritur.

“Fushata nuk është raportuar nga mediat dhe gazetarët por nga aktorët politikë, duke anashkaluar medan si institucion skanues dhe verifikues të fakteve. Tashmë dhe televizionet u dorëzuan dhe vendosën siglën, video e PS, video e PD apo e subjekteve të tjera”,u shpreh për Zërin e Amerikës Lutfi Dervishi, analist.

Në këto dy mandate, thonë analistët, qeveria e majtë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka preferuar një marrëdhënie që reflekton tension të vazhdueshëm me mediat. Ky raport sipas tyre ka pak gjasa që të ndryshojë.

“Ne kemi patur një betejë shumë të gjatë me qeverinë dhe kryeministrin për të mos miratuar paketën ligjore anti-shpifje, i cili ishte problematik dhe asgjësues për lirinë e shprehjes. Në një panoramë më të gjerë ne kemi media, të cilat janë një zgjatim i pushtetit politik, dhe ajo që mbetet janë një grusht i vogël gazetarësh, të cilët janë të pavarur dhe punojnë fatkeqësisht nën presion të shumfishtë”, tha për Zërin e Amërikës Aleksandra Bogdani, gazetare e Rrrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, thotë se është e nevojshme të ndryshojë qasja komunikuese e Kryeminstrit Rama me gazetarët dhe sidomos përballja e tij me transparencën reale të kërkuar nga shumica e reporterëve profesionistë. Ai veçon shqetësimin përshtimin e padive të autoriteteve zyrtare në gjykatë ndaj gazetarëve.

“Gjithsej janë 17 raste të proçeseve gjyqësore që po zhvillohen në gjykatat e venditpor më shumë në Tiranë. Akuzat janë konflikte me policinë e shtetit e cila e padit gazetarin se nuk ka zbatuar urdhërin për orën policore, kur ai ka qenë për motive profesionale. Rasti i koleges Juli Ristani lidhet me nxjerrje të sekretit, dhe rastet e tjera janë kryesisht për shpifje, cënim imazhi dhe pavërtetësi të faktit të raportuar nga gazetari”, tha për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Unioni i Gazetarëve shqiptarë vëren me keqardhje rritjen e autoçesnurës tek gazetarët për çështje të rëdësishme që lidhen me përdorimin e fondeve publike, të korrupsionit, abuzimit më detyrën dhe për mënyrën se si lobohet nga institucionet për investimet.

“Autoçensura buron më së pari nga lidhja e shkurtër që vendos pronari me politikën, me vendimarrësit e ekzekutivit, së dyti lidhet dhe me presionin që grupet e interesit bëjnë mbi mediat. Së treti, ka të bëjë me realitetin agresiv që ofron shoqëria në përgjithësi. Dhe këtu kam parasysh presionin që ushtrojnë grupet kriminale, të cilat janë të depërtuara në linajt më të rëndësishmë të prodhimit, të ndërtimit”, u shpreh Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Por në përpjeket e gazetarisë për t’i mbijetuar çensurës dhe autoçensurës ka dhe raste kur gazetarët padisin zyrtarët dhe institucionet në gjykatë për të drejten e informimit. Dorian Matlia, avokat, i cili mbrojti çështjen e Lapsi.al në Gjykatën e Strazburgut, dhe po ndjek disa të tjera në gjykatat shqiptare thotë se problem shqetësues për gazetarët ka qenë edhe qasja ndaj informacionit.

“Problem i madh mbeten kontratat konçensionare, të cilat kemi shumë vështirësi të kemi qasje. Studimet e fizibilitetit dhe gjithçka që ka të bëjë me investime, sidomos ato që kanë ndikim të madh në mjedis. Bëhet fjalë për ndërtime hidrocentralesh dhe investime të tjera të këtyre përmasave. Përqendrimi më i madh i bllokadës le të themi, është tek institucionet e larta të pushtetit ekzekutiv”, i tha Zërit të Amerikës Dorian Matlija, avokat Qendra Res Publica.

Zoti Matlija thotë sepërkundrejt sjelljes arrogante dhe shpesh injoruese, siç shprehet ai, të institucioneve shtetërore për të dhënë informacionin që i kërkohet në respket të ligjit për të drejtën e informimit, ka patur një përmirësim të praktikës gjyqësore në këtë drejtim.

Ai nënvizon rastet e para të vendimeve për dëmshpërblim të gazetarëve që nuk kanë arritur të marrin informacionin e kërkuar, si dhe të vendimeve që bëhen të ekzekutueshme menjëherë, pavarësisht se autorietet zyrtare mund të ankohen në Gjykatën e Apelit. Por analisti Lutfi Dervishi sheh probleme edhe në vetë funksionimin e medias, ndërsa veçon dhe disa modele suksesi.

“Ne shohim me keqardhje dhe trishtim që edhe vetë brenda medias ka probleme të korrupsionit. Ka gjobvënie dhe shantazhe ndaj bizneseve. Duhen përgëzuar të rinjtë, një brez i ri po vjen.Gazetarë të rinj të palidhur në çdo kuptim me elitat e vjetra politike dhe ekonomike. Dhe ajo që quhet sukses është modeli jobiznes në media, modeli i mediave të OJF-ve. I vetmi problem është se deri tani aifinancohet nga donatorë. Por është media që bën gazetarinë shqyrtuese, verifikuese dhe investigative. Kemi zhvendose të gazetarisë nga mediat tradicionale tek ajo e OJF-ve”, tha analisti Lutfi Dervishi.

Grupimet që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Shqipëri mendojnë se media duhet orientuar në modele jashtë influencave të lidhjeve biznes, media, politikë. Një mandat i tretë i qverisë socialiste do të thotë për analistët më shumë përpjekje dhe energji për të ruajtur lirinë e shprehjes. Rreziku që i kanoset medias, siç shprehen ata, vjen nga disa drejtime ndaj dhe mbrojtja sipas tyre duhet të jetë e organizuar dhe shumfishtë./VOA

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook