Mix
Dua Lipa me “Don`t Start Now” thyen rekorde klikimesh
Dua Lipa po përjeton suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj muzikore dhe që nga 2020-a kur lançoi albumin e saj “Future Nostalgia” kur thuajse e gjithë bota ishte në karantinë, Dua nuk ka të ndalur me sukseset e saj.
Së fundmi ajo ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj, duke kaluar shifrën prej 500 milionë klikimeve në kanalin “YouTube” me këngën e saj “Don’t Start Now”.
Kjo bëhet kënga e shtatë me videoklip nga artistja shqiptare, që e arrin këtë shifër rekorde të klikimeve.