Lidhu me ne

Kioske

Udhëheqësit e Izraelit kanë kultivuar për vite urrejtje etnike

Dahlia Scheindlin

Askush nuk u befasua këtë javë, kur midis grupit palestinez islamik Hamas dhe Izraelit rifilluan luftimet e ashpra. Civilët izraelitë dhe palestinezë ndihen të terrorizuar, teksa të dyja palët shkëmbejnë raketa dhe sulme ajrore.
Por diçka tinëzare po ndodh: Edhe pse akoma tronditëse, ndoshta në mënyrë të pashmangshme, konflikti izraelito-palestinez është bërë gjakatar brenda qyteteve dhe qytetarëve të Izraelit.
Ndërsa shkruaj, turma vrasësish enden rrugëve vetëm disa kilometra nga shtëpia ime, duke brohoritur “Vdekje arabëve!”.

Rrugëve të Bat Yam-it, afër Tel Aviv-it, një grup të rinjsh hebrenj ndaluan një makinë, nxorën jashtë zvarrë shoferin arab, për ta dhunuar, pa asnjë polic përreth.
Në fillim të javës, një burrë arab u qëllua për vdekje në Lod. Mbrëmjen e të martës, po aty, protestuesit arabë i vunë flakën një sinagoge dhe dogjën disa makina.
Nëpër “qytete të përziera” në të gjithë vendin – siç është edhe Lod-i (ku izraelitët hebrenj dhe arabo-palestinezët jetojnë së bashku), – në 48 orët e fundit kanë zbritur në “ferrin” e konflikteve etnike.

Të dyja palët, si hebrenjtë dhe arabët, kanë sulmuar njëri-tjetrin. Nga panorama e 48 orëve të fundit, do të ish e vështirë të gjendej fajtori.
Por në Izrael, një parti ka frerët e kontrollit. Izraelitët hebrenj kanë foltoret më me ndikim në vend: qeverinë kombëtare, lajmet kryesore – dhe ata, ne, kontrollojnë institucione shoqërore të panumërta, nga ushtria deri te sistemi arsimor, duke përcaktuar botëkuptimin e izraelitëve që në zanafillë.
Pasi kam parë së fundmi filmin e nominuar për Oscar’s “Quo Vadis, Aida”, ku flitet për gjenocidin e kryer forcat serbe të Bosnjës kundër myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, m’u rikthye në mendje pyetja më stërmunduese e asaj lufte të tmerrshme:
Si mundet njerëzit, të cilët jetojnë së bashku, shkojnë në të njëjtën shkollë dhe jetë sociale, zgjohen një ditë dhe vrasin njëri-tjetrin?

Përgjigjja është se kjo nuk mund të ndodhë në një ditë. Kultivimi i zemërimit etnik kërkon kohë. Dhe, për vite me radhë, në Izrael, udhëheqja e zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve të saj ka shpërndarë urrejtjen në ajër.
Nuk është vetëm një person. Në vitin 2009, Avigdor Lieberman zhvilloi një fushatë politike nën parullën “Pa besnikëri, pa shtetësi!” shprehimisht iu referuar qytetarëve arabë.
Prej atij viti, me qëllim diskriminimin ndaj qytetarëve arabo-palestinezë , partia e Lieberman-it, e qeverisë së Likud të Netanyah-ut, miratoi një sërë ligjesh dhe diskutoi disa projektligje, që godisnin izraelitët arabo-palestinezë.
Nga ajo kohë, dominimi i racizmit i politikanëve izraelitë hebrenj dhe paturpësia e programeve të tyre politike, është forcuar.

Në vitin 2013, Naftali Bennett i quajti palestinezët e zaptuar një çështje “rrënojash të mbetura pas”, me argumentimin se do të ishte më e dhimbshme t’i largoje ata, si një metaforë letrare për të justifikuar politikat e tij të aneksimit.
Dhe Bezalel Smotrich, i cili hyri në Knesset përmes partisë së Bennett-it, përdori në mënyrë të trishtë metafora të ngjashme.
Në vitin 2018, ai tha për palestinezët, “problemi është kur ju duhet të merreni me mushkonja: kur vrisni mushkonja, arrini të vrisni 99 prej tyre, dhe mushkonjën e njëqindtë që nuk e vratë, ju vret. Zgjidhja e vërtetë është tharja e kënetës”.

Disa nga këto deklarata ishin për palestinezët në territoret e zaptuara, por dallimet me siguri ranë në vesh të shurdhët nga audienca izraelite-hebreje. As vetë dallimi nuk do t’i kish ngushëlluar qytetarët palestinezë brenda Izraelit.
Dhe sigurisht, në vitin 2018, kur Izraeli miratoi legjislacionin me status kushtetues, duke riorganizuar hierarkinë e shoqërisë izraelite: sipas ligjit të shtet-kombit, hebrenjtë vinin të parët.
Nuk ka asnjë epitet tjetër për këto fjalë dhe veprime përveç nxitjes. Dhe nxitja është më e zhurmshme në krye.
Gjatë 12 viteve të tij në pushtet, Benjamin Netanyahu paralajmëroi për rrezikun e pjesëmarrjes së qytetarëve arabë në zgjedhje.
Ai ka thënë se politikanët arabë kërkojnë të na “asgjësojnë të gjithëve”, duke i quajtur ata një “një kërcënim ekzistencial”.

Ai u fsheh pas deklaratës, duke thënë se nënkuptonte vetëm politikanët, jo njerëzit, por në kontekste të tjera, ai quajti një grup të ndjeshëm si një kërcënim ekzistencial dhe kjo funksionoi si nxitje për krimet më të rënda të shoqërisë njerëzore.
Izraelitët janë thellësisht të shqetësuar për nxitjen palestineze dhe, për sa kohë ekziston, ata kanë të drejtë të jenë. Por në këtë pikë, akuza përdoret pothuajse ekskluzivisht si projeksion. Ky projeksion ka lënë në hije helmin e prodhuar në “shtëpinë” e Izraelit, brenda saj.
Netanyahu ka toleruar, kultivuar dhe promovuar politikanët e përmendur këtu (të cilët janë vetëm disa shembuj), dhe tani kjo gjeneratë e re po i merr përsipër gjërat.
Bennett mund të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit. Smotrich do të jetë një zë i fuqishëm opozitar. Partia e tij i ka dhënë jetë ringjalljes së Kahanizmit – supremacia haptazi hebraike – në politikën izraelite.

Hebrenjtë e rinj në Izrael janë ushqyer me këtë klimë. Thënë kjo, kur turmat u tërhoqën në rrugën e shtëpisë sime, duke shkatërruar një dyqan akulloresh në pronësi të arabëve, Smotrich më në fund pranoi se gjithçka po përshkallëzohet, çfarë donte të thoshte ai? Nuk mund të ndizni zjarrin dhe më pas t’i pështyni pasi keni shkatërruar jetën e njerëzve.

Raketat po bien ndërsa shkruaj. Dhe kam frikë të pyes se për kë angullijnë sirenat.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook