Lidhu me ne

Radar

Kush ishte Ebu Hanife?

Vendlindja e Imam Ebu Hanifes:

Imam Ebu Hanife lindi në vitin 80 hixhri në qytetin Kufe të Irakut të sotëm. Ai jetoi deri në vitin 150 hixhri kur edhe u nda nga kjo botë. Ai ishte i biri i Thabit ibnu Zuta El-Farisi, çka tregon se ai ishte me prejardhje persiane (nga Irani). Këtë e gjejmë edhe në shumë libra të dijetarëve të besueshëm ku vërtetohet se ai nuk ishte as nga arabët e as nga babilonasit, por i përkiste persianëve.

Jeta e hershme e Ebu Hanifes:

Ebu Hanife kaloi pjesën e hershme të jetës në qytetin Kufa, ku aty u edukua dhe jetoi pjesën më të gjatë të jetës. Aty mësoi, po aty veproi si mësues e edukues. Babai i tij ishte një tregtar si dhe një besimtar i sinqertë. Në shumë punime që flasin rreth Ebu Hanifes, gjejmë se babai i tij ishte takuar me Ali ibnu ebi Talibin r.a, ku ky i fundit ishte lutur për të dhe për pasardhësit e tij. Ebu Hanife vazhdoi rrugën e babait të tij ku edhe ai shkonte në tregje dhe bënte tregti. Në fëmijërinë e hershme të tij ai zuri Kur’anin të tërin përmendësh, dhe ishte nga ata që praktikonte leximin e shumtë të Kur’anit famëlartë. Rrëfehet se Ebu Hanife plotësonte leximin e tërë të Kur’anit deri në gjashtëdhjetë herë gjatë muajit të Ramazanit.

Dijetarët nga të cilët Ebu Hanife zuri diturinë:

Ebu Hanife në vendlindjen e tij Kufe mësoi nga shumë dijetarë të shquar të kohës në të cilën ai jetoi. Ai pas disa vite qëndrimi në qytetin Kufe më pas e lë atë për një periudhë kohore në mënyrë që të vizitoj qytetin e Mekës për të kryer obligimin e Haxhit si dhe për zënien e diturisë. Ai aty ishte takuar me disa nga tabi-intë (ata qe kishin arritur shokët e Muhamedit a.s.) nga të cilët kishte marrë mësime të cilët kanë zënë mësim nga Ibn Abbasi r.a.
… Rrëfehet në historinë e Bagdadit se një ditë Ebu Hanife kishte hyrë te mbreti i asaj kohe Ebu Xhafer El-Mensur ku aty gjendej edhe Isa ibnu Musa, i cili po i thotë mbretit se ky është dijetari i kohës sot. Atëherë mbreti Mensur po e pyet Ebu Hanifën se nga kush ke zënë mësimet? Ai iu përgjigj: Nga nxënësit e Omerit r.a, nxënësit e Aliut r.a, si dhe nga nxënësit e Abdullah ibnu Mes’ud, Zoti qoftë i kënaqur me ta.

Në vijim do te përmendim disa nga dijetaret prej te cilëve Ebu Hanife mori mësimet e tij, siç me poshtë:

Hamad ibnu ebi Sulejman El-Esh’arij – Ebu Hanife nga Hamadi mori mësimet në shkencën e fikhut (jurisprudencës), si dhe vazhdoi mësimet me të deri në vdekje. Ibrahim En-nah’ij dhe Eshsha’bij – Ebu Hanife mësimet në lëmin e fikhut i vijoi po ashtu edhe nga këta dy dijetar, të cilët kishin mësuar fikhun nga imam Sherih, imam Alkame ibnu Kajs, nga Mesruk ibnu El-Egjda të cilët morën mësimet nga sahabët e njohur si: Abdullah ibnu Mes’ud, Alij ibnu Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me ta. Ebu Muhamed Abdullah ibnu El-Hasen ibnu El-Hasen – Ebu Hanife ishte nxënës gjithashtu i po këtij dijetari nga i cili zuri mësimet në lëmin e Hadithit, i cili dallohej me besueshmërinë dhe sinqeritetin e tij.

Rrethanat kohore në të cilat u ballafaqua Imam Ebu Hanife:

Imam Ebu Hanife jetoi kohën në të cilën shteti islam udhëhiqej nga mbreti Abdul Melik ibnu Merwan. Gjejmë se Ebu Hanife jetoi pjesën më të gjatë të jetës ne kohën e sundimit Emewi, të cilët erdhën në pushtet pas hulefa err -rrashidin (Ebu Beker, Omer, Othman, dhe Alij, radijallahu anhum), dhe pjesën tjetër gjatë sundimit Abasij. Ebu Hanife jetoi në kohën kur shumë grupacione fetare e jofetare veç kishin filluar të formoheshin, si: El- Havarixh, Esh-shia, El-Kaderije, El-Murxhie, Ed-dehrije (ata që mohonin ekzistimin e All-llahut subhanehu we te’ala) etj. Gjejmë se Ebu Hanife kishte zhvilluar dialog me 22 nga këto grupacione. Në një rast ai dialogoi me ateistët ku atyre ua parashtroi një pyetje e cila kishte të bënte rreth njëshmërisë së Krijuesit ku u thoshte: Se ç’thoni nëse ndokush nga njerëzit ju thotë: Kam parë një anije e stërmbushur me mallra, e cila lundronte në det, të cilën nuk e drejtonte askush. A mund ta pranon mendja e shëndoshë një gjë të tillë? Ata iu përgjigjën: Jo assesi një gjë e tillë nuk mund të jetë e mundur. Ebu Hanife po i’u drejtohet atyre: I lartësuar është Ai i cili krijoi dhe nënshtroi çdo gjë. Nëse mendja e shëndoshë nuk pranon lundrimin e anijes në det pa drejtuesin e saj, atëherë, si mund te ekzistoj kjo botë kaq e gjerë me të gjitha bukuritë e saj si dhe me ndryshimin e gjërave përbrenda saj pa pasur drejtuesin dhe mbikëqyrësin e saj.

Gjërat që bënë Imam Ebu Hanifën të ndalet në shkencën e Fikhut (Jurisprudencës):

Një ditë nxënësi i Ebu Hanifës, Ebu Jusufi e pyeste Ebu Hanifën se ç’të bëri që ta zgjedhësh lëmin e fikhut? Imam Ebu Hanife iu përgjigj: Së pari falënderojë All-llahun subhanehu we te’ala, dhe tek Ai mbështetëm. Kur vendosa të studioja njërën nga shkencat islame i parashtroja të gjitha shkencat pranë vetës dhe filloja t’i lexoja njërën pas tjetrës. Kështu që mendova dhe i bëra pyetje vetvetes nëse merrem me shkencën e Akidës (Besimit) gjeja se të diskutuarit e vazhdueshëm në gjerat me të cilat preokupohet kjo shkence të shpie në dëme, dhe përfitimi nga ajo ishte i paktë, kështu që e bën njeriun të mos gjejë guximin të flasë hapurazi rreth këtyre gjërave, dhe njeriu do të gjejë vetën të ofenduar nga të tjerët, atij do t’i thuhet argumentues dhe folës nga mendja e tij. Më pastaj vazhdoja të hulumtoja e të lexoja në shkencën e letërsisë. Mirëpo në të gjeja se e tërë jeta do të më kaloj duke ua mësuar fëmijëve letërsinë, dhe kjo nuk me pëlqente. Më pastaj vazhdoja leximin në shkencën e poezisë, dhe vërejta që e tërë ajo shkencë përmban në vete lëvdata e tallje, fjalë e gënjeshtra, si dhe në të njëjtën kohë lojë me fenë. Pas kësaj fillova leximin në shkencën e Kiraeteve (metodologjive të leximit të Kur’anit famëlartë), dhe i parashtroja pyetje vetvetes, pasi që ta përfundoj këtë lëmi do të hasi në vështirësi dhe njerëzit do të lexojnë nga ajo që kam punuar, dhe të punuarit në këtë drejtim nuk ishte fare i lehtë. Kur u ndala në shkencën e Hadithit vërejta se grumbullimi i haditheve të shumta kërkonte jetë të gjatë, në mënyrë që njerëzit të kenë dobi nga puna ime. Po ashtu vëra re se njerëzit mund të më akuzojnë si gënjeshtar dhe memorizues i dobët, dhe kjo do të më mëveshët deri në ditën e gjykimit. Në fund zgjodha shkencën e Fikhut, sa herë që thellohesha në të vetëm se më bënte ta doja edhe aq më shumë, kështu që nuk gjeja në të asnjë të metë. Gjithashtu gjeja se të qëndruarit me dijetarë e juristë më bën të përfitoj nga dituria e tyre. Dhe nuk mund të jetë njeriu i përpiktë në kryerjen e obligimeve fetare vetëm nëse ai i përkushtohet këtij lëmi. Gjithashtu obligimet për të dy botërat nuk mund të plotësohen vetëm se me të.

Lëvdatat e dijetarëve drejtuar Ebu Hanifes:

Nuk njeh historia e Jurisprudencës Islame personalitet më të shquar se Imam Ebu Hanifen. Mu për këtë edhe gjejmë Ebu Hanifën të emëruar me titullin Imamu El-A’dham (imami më i dalluar apo imami më i madh). Gjejmë autorë të shumtë të cilët kanë punuar punime të veçanta, të cilat kanë të bëjnë vetëm rreth personalitetit të lartë të Ebu Hanifes. Imam Shafiu për Ebu Hanifen kishte thënë: “Sikur të thoshte Ebu Hanifja për një gjë se është nga ari, ai do ta vërtetonte atë.” Bashkëkohësi i Ebu Hanifës, El-Fudeil ibnu Ijad, i njohur për sinqeritet thoshte: “Ishte Ebu Hanife njohës i mirë i Fikhut, bujar, i njohur për zemërgjerësinë e tij për çdo njërin që e vizitonte, durimtar në zënien e diturisë ditë e natë, njëri që heshte gjatë, fliste pak, nuk fliste vetëm nëse i parashtrohej ndonjë çështje rreth hallallit dhe haramit, atëherë ai e sqaronte të vërtetën”. Gjejmë bashkëkohësin tjetër të tij i njohur gjithsesi për sinqeritet Abdullah ibnu Mubarek, i cili e cilëson Ebu Hanifen si ‘ Truri i Diturisë ’.
Transmetohet se Imam Ewzaiu, juristi i Shamit, i cili jetoi po në të njëjtën kohë me Ebu Hanifën, i tha njëherë Abdullah ibn Mubarekut: “Kush është ai shpikës për të cilin po flitet në Kufe që quhet Ebu Hanife? Ibnu Mubareku i mllefosur nuk iu përgjigj, pas pak ky i fundit filloi t’ia citoje zgjedhjen e disa nga çështjet e ndërlikuara, pasi që Ewzaiu i dëgjoi disa nga këto gjëra ibnu Mubareku iu drejtua dhe e pyeti atë se kush është thënës i këtyre fjalëve? Ai iu përgjigj: Një dijetar për të cilin veç kishe dëgjuar në Kufe, me pastaj Ewzaiu ia ktheu: Ky vërtetë na qenka një nga dijetarët fisnik, shko dhe merr nga dituria e tij aq sa mundesh. Në një rast tjetër takohet imam Ebu Hanife me imam Ewzaiun në Mekë, ku ata i diskutojnë po të njëjtat gjëra të cilat ibnu Mubareku ia kishte treguar Ewzaiut më parë. Pasi që ata të dy u ndanë nga ajo ndeje, Ewzaiu po i thotë Ibnu Mubarekut: “Vërtetë ia kisha lakminë këtij njeriu, ishte njohës i gjërave dhe mendjemprehtë, e lus Zotin të më falë, vërtetë isha gabimtar i hapur, ngase ai ishte plotësisht ndryshe nga gjërat që më kishin treguar për të.

Vdekja e Ebu Hanifes:

Kur flasim për vdekjen e Ebu Hanifes dhe mënyrën se si atë e gjet vdekja, gjejmë se pasi që Ebu Hanife kishte refuzuar propozimin e mretit Ebu Xhafer El-Mensur që të pranonte postin e gjykatësit suprem në shtet nga frika e përgjegjësisë së madhe, mu kjo bëhet shkak i acarimit të marrëdhënieve në mes Ebu Hanifes dhe mbretit. Më pas gjërat shkojnë deri në atë masë sa që mbreti Ebu Xhafer El-Mensur merr vendim për burgosjen e tij. Transmetuesit ndahen në dy mendime rreth asaj se si ai kishte vdekur: Disa thonë se Ebu Hanifen e kishte zënë vdekja në burg pas torturimeve që kishte pësuar. Ndërsa të tjerët thonë se ai kishte vdekur i helmuar në burg. Mendimi i parë është më afër të vërtetës.
Ja se si e gjet vdekja Ebu Hanifën. Ai vdiq ashtu siç vdesin të sinqertit e dëshmorët. Dhe ndodhi kjo në vitin 150 hixhri. Për sinqeritetin e Ebu Hanifes flasin edhe momentet e fundit të jetës kur ai porosiste të afërmit e tij që atë ta varrosin në tokë të pastër, tokë në të cilën mbreti nuk e kishte pronësuar me forcë. Ebu Hanife ishte një personalitet që rrallë herë e kishte përsëritur historia islame. Ai veçohej me dituri të shumtë, me moral të lartë, si dhe me ndikim të gjerë tek njerëzit. Për këtë tregon edhe pjesëmarrja e madhe e banorëve të Bagdadit në varrimin e tij, ku numri i atyre arrinte deri në 50 mijë vetë. Aty gjendej edhe vetë mbreti Ebu Xhafer El-Mensuri. Është e pamundur të dihet qëllimi i prezantimit të tij, se a ishte shkak personaliteti i lartë i Ebu Hanifes apo për të kënaqur masën, kjo nuk është e mundur të dihet. Sidoqoftë, vdekja e Ebu Hanifes ishte një humbje e madhe për tërë muslimanët. Allahu e mëshiroftë këtë dijetar të madh!
“Pasha Allahun, ti ishe njeriu më i devotshëm dhe njeriu që e njihte fenë më së miri në kohën tonë, i kishe të gjitha tiparet e një njeriut të madh, ishe aq i madh saqë askush pas teje nuk do ta arrijë madhësinë tënde (në dituri dhe në fe).”

MË TEPËR

Kioske21 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar21 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore21 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix21 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix21 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar21 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix21 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix21 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix21 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook