Lidhu me ne

Mix

“Helena e Shqipërisë”, kush ishte Nora e Kelmendit

Nora e Kelmendit

Nora e Kelmendit ishte një fisnike shqiptare e shekullit të 17-të që është shndërruar tashmë në legjendë për bukurinë dhe trimërinë e saj.

Ajo njihet edhe si “Helena e Shqipërisë” për bukurinë si dhe për faktin që shkaktoi një luftë të madhe. Është quajtur gjithashtu Brünhilde shqiptare, pasi ajo vetë luftëtarja grua më e rëndësishme e historisë së Shqipërisë. Ekzistojnë dy versione të Norës legjendare: të dyja përfundojnë me Norën që vret një Pasha të ushtrisë osmane, i cili kishte premtuar se do ta bënte Malësinë hi në qoftë se Nora nuk do bëhej gruaja e tij.

Ngjarjet ndodhin rreth vitit 1637, ndërsa sipas burimesh më të vjetra gjatë përplasjes së fisit Kelmendi me Osmanët në 1638 ose 1639. I ati i Norës, një luftëtar fisnik, donte një djalë që ta ndihmonte atë të luftonte kundër Perandorisë Osmane. Kur Nora lindi, ai e braktisi atë në një jetimore. Motra e tij (halla e Norës), duke i ditur veprimet e të vëllait e adoptoi Norën dhe e rriti atë si një djalë. I ati i Norës nga dëshira për ta trajnuar e për ta bërë luftëtar, dhe duke menduar që ky ishte djali i adoptuar i të motrës, vendosi ta trajnojë si luftëtar, pa e ditur që po trajnonte të bijën e vet. Kur Nora u rrit, ajo u bë vajza më e bukur e Malsisë. Thuhej se ajo ishte aq e bukur sa një Zanë e vërtetë mali. Fama e bukurisë së saj u përhap nëpër tërë vendin. Një pasha që banonte në Rozafat të Shkodrës, dëgjoi për të. Një ditë, Nora zbriti në qytet me prindërit e saj. E pashai doli nga kalaja dhe ra në dashuri me Norën sapo ia vuri sytë.

Duke qenë nga Bosnja, e cila ka tradita të ngjashme me ato të Shqipërisë, pashai donte të martohej me ligjet shqiptare të Kanunit, që do të thoshte që ai do të dërgonte një njeri i besuar te shtëpia e Norës e të kërkonte dorën e saj. Megjithatë, familja e Norës u përgjigj se Kanuni shqiptar nuk i lejon martesat e vajzave me jo-shqiptarë. E pashai nuk ishte e mësuar me të tillë refuzime dhe ndërkaq mbante një harem të madh. Ai turfulloi: “Ose Nora do të bëhet gruaja ime, ose unë do ta djeg gjithë Malsinë e do e bëj shkrumb e hi.” E pashai pastaj udhëhoqi ushtrinë e tij dhe e rrethoi Malsinë. Nora kishte provuar të ishte luftëtare, por tani ajo kishte për detyrë të provonte se ishte edhe e mençur, dhe për këtë duhet të kursente Malësinë nga shkatërrimi. Kështu që ajo hartoi një plan për të vrarë pashain boshnjak.

Ka dy versione të ngjarjes

Në versionin e parë, Nora pretendon se do të martohet me pashain pa lejen e familjes së saj. E veshur me xhubletë, ajo shkon në çadrën e pashait. Pashai, sapo sheh Norën, bie në gjunjë dhe filloi të lutet, duke besuar se Nora ishte një dhuratë e vërtetë nga Zoti për shërbimet e tij për atë. E pashai urdhëron trupat e tij të pushojnë dhe të përgatiten për t’u kthyer në Shkodër. Ushtarët, gjithë qejf, hedhin armët e tyre dhe fillojnë e festojnë duke futur hundët e tyre nëpër thesa me hashash. Kur çdo gjë ishte e qetë rreth çadrës së pashait, Nora nxjerr kamën që babai i saj i kishte dhënë me vete dhe që kish kaluar nëpër shumë breza të familjes (kjo kamë kishte fuqi magjike, sepse asnjë njeri që e kish mbajtur në dorë s’kish vdekur nga plagët e shkaktuara nga kundërshtarët — shumë e pazakontë në atë kohë dhe në atë rajon të trazuar) dhe ia ngul atë pashait, e shkelmon në pjesën e pasme të kokës, dhe ia zë frymën, kështu që ai nuk mund të bërtiste. E pashai ra mbi tij tapetin Persian. Në këtë pikë Nora nuk mund ta godiste më me thikë, pasi për shqiptarët është turp të godasin dikë që nuk është në këmbë. Nora ikën dhe, siç ish planifikuar, ushtria e Malsisë sulmon osmanët, dhe fiton përkohësisht mbi ta. Kurse pashai i mbijetoi plagët e tij, mblodhi ushtarët dhe ndoqi Norën deri në shtëpi, ku Nora e vret në duel.

“Helena e Shqipërisë”, kush ishte Nora e Kelmendit

Në një version të dytë të legjendës, Nora nuk shkon në çadër. Kur ushtritë luftojnë, disa nga osmanët shkëputen nga trupi i ushtrinë për të sulmuar fshatrat. Nora udhëheq një ushtri prej 300 grash kundër osmanëve qe ishin duke djegur, plaçkitur e dhunuar, i del përpara pashait dhe e vret në një duel. Në të dyja versionet, Nora vret pashain në një duel të drejtë. Në dy versionet emri i pashait është Vutsi Pasha nga Bosnja.

Ngjarjet historike

Burimet historike japin një version më pak folklorik dhe përqendrohen më shumë në betejën e vazhdueshme prej mbi një dekadë mes Osmanëve dhe malësorëve të Kelmendit, fillimisht për shkak të bashkëpunimit të tyre me malazezët, dhe famës së tyre si malësorët më kokëfortë në mes të fiseve shqiptare, në vend të portretit të Norës apo heroinave të tjera, edhe pse këto burime përmendin se gratë kanë luftuar bashkë me burrat. Sipas Pjetër Bogdanit, në Cuneus Prophetarum, ishin rreth 500 kelmendas që sulmuan ushtrinë Osmane prej 12,000 forcash. François Lenormant në veprën Turcs et Monténégrins (Paris, 1866) përmend një ushtri Osmane prej 30,000 burrash kundër 900 kelmendasve, ndërsa konflikti fillon në vitin 1624 dhe kulmon në vitin 1638.

Një tjetër përshkrim vjen nga Ati F. Arcangelo da Salto, teolog dhe këshilltar i Savojës dhe konsulent nga selia e Shenjtë, që përmend rreth 700 kelmendas, dhe 4,000 viktima Osmane, në botimin Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuolo Riformato, vol.II, Venecia, tetor 1722.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Roli i jastëkut tek dhimbjet e qafës – Kujdesi që duhet të tregoni

Cilësia e jastëkut është e një rëndësie thelbësore për gjumin. Ai mund të na ndihmojë të kemi një gjumë të...

Mix7 orë më herët

Arrat, bajamet, lajthitë – Fuqi të forta kundër diabetit

Konsumimi i arrorëve është një nga zgjidhjet natyrale më të mira për t’u mbrojtur nga mundësia e diabetit. Lajm i...

Mix7 orë më herët

“Krejt e thirrin Rexhon”: Filmi për largimin nga Maqedonia e Veriut

Një realitet që prek mijëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut tashmë është sjellë në ekran përmes një filmi që po...

Mix7 orë më herët

TikTok është fiksuar pas “dopamine drinks” – A e përmirësojnë vërtet humorin?

Një pije që të bën të ndihesh më i lumtur? Super, më sillni 14 të tilla tani! Ndoshta ke dëgjuar...

Mix7 orë më herët

Sot është dita e duhur për të hapur biznesin tënd, ja 20 arsyet

Nëse po mendon të hapësh një biznes tëndin, urime! Ky është vetëm fillimi i një aventure që mund të ndryshojë...

Mix7 orë më herët

Kufjet Apple Powerbeats Pro 2 tregojnë rrahjet e zemrës

Më në fund është këtu, Apple ka zbuluar Powerbeats Pro 2 të ri, kufjet që premtojnë të revolucionarizojnë botën e...

Mix7 orë më herët

Roblox, Discord, OpenAI dhe Google bashkojnë forcat për të mbrojtur të miturit

Google, OpenAI, Roblox dhe Discord kanë krijuar ROOST (Robust Open Online Safety Tools). Është një organizatë jofitimprurëse që synon të zhvillojë mjete të Ai...

Radar7 orë më herët

Edhe Ardit Gjebrea bën një insta story për Erion Veliajn

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt, prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka dalë publikisht në...

Radar8 orë më herët

Flamur Noka i sulet Taulant Ballës, hedh në tokë gardistin dhe godet me shishe socialistin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu sul Taulant Ballës në mes të tensioneve gjatë seancës plenare. Gjatë shkëmbimeve të...

Radar8 orë më herët

“Rama ka fshirë fotot me Alex Soros″, Evi Kokalari kundër Berishës: E ke humbur fare! S’ka postuar kurrë, nuk ka amerikan që ju shpëton

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros,...

Facebook