Lidhu me ne

Mix

Risia më e fundit nga seriali “The Rings of Power”!

The Lord of the Rings: The Rings of Power” do të ketë në plan të parë një personazh femër. Aktorja Morfydd Clark luan në serialin e ri si Galadriel, një luftëtare kukudh që dëshiron të parandalojë kthimin e së keqes në Tokën e Mesme.

Seriali i bazuar në romanet e J.R.R. Tolkien është një nga më të shtrenjtët ndonjëherë dhe do të fillojë transmetimin në Amazon ditën e sotme. Njëri nga producentët ekzekutivë të serialit, Patrick McKay, tha se Tolkien kishte “disa nga personazhet më të mëdha femërore në letërsi” dhe Galadriel ishte ndër të parët që u erdhi ndërmend shkrimtarëve të serialit. Pjesë e projektit janë gjithashtu edhe aktorët, si Robert Aramayo, Ismael Cruz Cordova, Sophia Nomvete dhe Nazanin Boniadi, dhe zhvillohet mijëra vjet përpara “Hobit” dhe “The Lord of the Rings”.

Seriali i ri i “Lord of the Rings” ka kushtuar 1 miliardë dollarë, por traileri i tij shkaktoi pakënaqësi të mëdha në rrjet. Arsyeja ishte se në role xhuxhësh dhe elfësh janë vendosur aktorë me ngjyrë, çka u konsiderua si diçka e pavend në fantazinë e konceptuar krejt ndryshe që në fillim. Sophia Nomvete interpreton një princeshë xhuxhe, gruaja e parë me ngjyrë dhe femër që luan një xhuxh. Lenny Henry vjen si një elf i zi. Fansat e “Lord Of The Rings” shpërthyen në kritika në Twitter.

Regjisori Peter Jackson ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se kishte menduar t’i nënshtrohej hipnozës. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte që ta bënte të harrojë “The Lord of the Rings”, në mënyrë që t’i shikonte ato filma si një shikues i zakonshëm. Regjisori fitues i çmimit Oscar, u shpreh për “Hollywood Reporter” se:

Kur i kemi realizuar filmat “The Lord of the Rings”, gjithmonë jam ndier sikur jam ai personi i pafat që nuk mund ta shikonte filmin kur erdhi për herë të parë në kinema. Në kohën kur fillonin xhirimet, unë do të isha i zhytur tashmë në ato filma për pesë apo gjashtë vjet. Fakti që nuk mund t’i shikoja si gjithë të tjerët, ishte një humbje e madhe për mua. Mendova seriozisht të shkoja te një hipnoterapist për të më hipnotizuar në mënyrë që të mund t’i harroja filmat dhe atë që kisha bërë për gjashtë apo shtatë vitet e fundit që të mund t’i shijoja ato filma.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Rama gjen zgjidhjen për ata që i hanë “dardha” pas shpine: Prokurimet Publike do jepen nga Inteligjenca Artificiale

Kryeministri Edi Rama zbuloi se mazhoranca po përgatit disa ndryshime në ligjin për prokurimet publike, duke përfshirë aty agjenci ndërkombëtare,...

Kryesore3 ditë më herët

Ata mikrofonë duheshin hequr!

Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për...

Mix3 ditë më herët

Revista Time shpall Taylor Swift si njeriu i vitit

Revista Time e ka shpallur këngëtaren si personin e vitit, një javë pasi platforma Spotify ka njoftuar se muzika e...

Mix3 ditë më herët

Angelina Jolie flet për ankthin pas divorcit me Brad Pitt

Angelina Jolie ka folur për herë të parë për problemet psikologjike të shkaktuara nga divorci i me Brad Pitt. Jolie...

Kioske6 ditë më herët

Askush nga ne nuk mund ta largojë nga pushteti një hajdut si ai, përveç SHBA-ve

Nga Erl Kodra: Shtetet e Bashkuara duhet të largojnë Edi Ramën Askush nga ne nuk mund ta largojë nga pushteti...

Temporal6 ditë më herët

Nga Edison Ypi: Peshkatari i Perlave

Edison Ypi Fundi i oqeaneve të bibliotekave dhe arkivave është plot me perla. Perlat presin peshkatarët të mbajnë frymën, të...

Radar6 ditë më herët

Mziu ‘braktis’ Berishën: PD-së i duhet një figurë e re

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është shprehur se Sali Berisha nuk vjen dot i vetëm në pushtet. Në një...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish flet për orientimin e saj seksual

Billie Eilish ka reaguar ndaj  një intervise të fundit që ajo bëri e cila u perceptua nga fansat si zbulimi...

Kryesore7 ditë më herët

Revolucioni i Berishës, përrallë po aq idiote sa Rilindja e Edi Ramës

Në Kuvendin e sotshëm të Partisë Demokratike – Rithemelimi – Sali Berisha ka cituar një studiues amerikan të revolucioneve, sipas...

Radar7 ditë më herët

Argita Malltezi pjesë e politikës? Çfarë thotë Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar?

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit. Ish-kryeministri...

Facebook