Lidhu me ne

Radar

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit të Europës!?

“Jeta ime, ashtu si e presidentëve të tjerë, është shumë e ngarkuar. Zgjohesh në mëngjes dhe vazhdon të vraposh. Si është të jesh në këtë ritëm për 25 vjet? Unë tani u mësova. Është si ajo rrota e minjve që rrotullohet pandalur dhe t’i thjesht nuk largohesh dot prej saj. Se edhe nëse ndalon, ajo do fillojë të lëvizë mbrapsht dhe vrapi rinis nga fillimi. Është një mënyrë jetese. Jam mësuar me të”!

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Emri i tij po lakohet gjerësisht në media për shkak të ngjarjes së fundit me uljen e avionit në Minsk për të arrestuar një gazetar- kritik të tij, me emrin Roman Protasevich.

Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorurisë, ka nxitur zemërimin e ndërkombëtarëve duke u quajtur edhe diktator, dhe në vendin e tij po protestohet për ta larguar nga kolltuku i presidentit.

E gjithë kjo dramë politike që vërtitet rreth vendit të Europës Lindore qëndron tek vetë Lukashenko. 66 vjeçari ka mbajtur një kontroll të fortë të pushtetit në Bjellorusi prej më shumë se 26 vitesh, dhe nuk ka asnjë shqetësim për protestat apo edhe nga sanksionet ndërkombëtare si ndëshkim të sjelljeve të tij.

Si erdhi në pushtet Lukashenko?

Historia e ngritjes së tij në pushtet daton prej fillimit të vitit 1990. Mosha 30 vjeç e gjeti me një karrierë të suksesshme ushtarake, dhe me një plan ambicioz të një të riu. Ai fitoi për herë të parë zgjedhjet ku siguroi një vend parlamentar në Republikën Sovjetike.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Lukashenko mburret për lidhjet e forta që ka me Bashkimin Sovjetik. Më parë ai ka mbajtur poste me rëndësi në Ushtrinë Sovjetike, si dhe anëtarësimin në krahun të rinjve komunistë sovjetikë. Në vitin 1993, Lukashenko u emërua kreu i Komisionit të Anti-Korrupsionit të Parlamentit Bjellorus.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit
Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Në vitin 1994, Lukashenko u zgjodh president me 80.3% të votave. Ai kandidoi me premtimin se do nxjerrë vendin nga humnera. Prej asaj kohe ai mban pushtetin në duar. Vitet e fundit ka pasur lëkundje teksa u përball me një opozitë më të fortë. Në vitin e kaluar, frikës së mund të rrëzohej nga pushteti, bënë që të falsifikonte rezultatin e zgjedhjeve. Vetë ai, më po atë pushtet në duar, deklaroi se kishte fituar 80 % të votave, duke i dhuruar kështu vetes dhe njerëzve pranë tij një mandat të gjashtë qeverisës.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Kjo lëvizje shkaktoi protesta në të gjithë vendin. Ndërkombëtarët u acaruan gjithashtu. Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sanksione kundër zyrtarëve të Bjellorusisë, të cilët u përpoqën ta mbanin Lukashenkon në detyrë duke përdorur manipulimin e zgjedhjeve, dhe ndalimin e protestave demokratike.

Më shumë se 35,000 Bjellorusë u arrestuan gjatë protestës së fundit më masiven, me mijëra që u përballën me abuzime dhe tortura në qelitë e paraburgimit.

Gjatë protestave, Lukashenko u përpoq të shfaqej si një njeri i rrezikuar, i veshur me një jelek antiplumbi, për t’u treguar ndëkombëtarëve se kërkonin ta sulmonin ‘të këqinjtë’.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë një aleat i fortë i liderit Bjellorus- madje i ka dhënë një hua prej 1.5 miliard dollarësh në vitin 2020 si një gjest mbështetjeje dhe ndihmë vullnetare nga policia ruse gjatë protestave.

Rusia dërgoi gjithashtu gazetarë të lidhur me Kremlinin për të ndryshuar mënyrën e mbulimit të protestave në mediat shtetërore Bjelloruse.

Disa media e quajtën Lukashenkon si “diktatori i fundit i Evropës” megjithëse disa argumentojnë se ai mund të jetë i radhës por jo diktatori i fundit.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit
Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Edhe gjatë pandemisë, atij iu kërkua të largohej se nuk diti të menaxhojë situatën, por Lukashenko vazhdoi të mos lëshohet.

I bindur për pushtetin e tij, ai mbajti edhe një qëndrim publik duke thënë: ‘Në i bëmë zgjedhjet. Derisa të më vrisni nuk do ketë zgjedhje të tjera’!

“Jeta ime, ashtu si edhe presidentët e tjerë, është shumë e ngarkuar. Zgjohesh në mëngjes dhe vazhdon të vraposh. Si është të jesh në këtë vrapim për 25 vjet? Unë tani u mësova. Është si ajo rrota e minjve që rrotullohet pandalur dhe t’i thjesht nuk largohesh dot prej saj. Se edhe nëse ndalon, ajo lëviz dhe të kthen mbrapsht dhe vrapi rinis nga fillimi. Është një mënyrë jetese. Jam mësuar me të”, thotë Lukashenko në një biografi të tijën.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

Galina Rodionovna Lukashenko, është gruaja e Presidentit Bjellorus, Alexander Lukashenko dhe është Zonja e Parë aktuale e Bjellorusisë. Galina ka pasur një lidhje tjetër jashtëmartesore ku lindi një djalë me emrin Nikolai.

Galina dhe Lukashenko kanë dy fëmijë bashkë, Viktor Lukashenko dhe Dmitry.

Historia e presidentit Alexander Lukashenko, ose Diktatorit të fundit

*Përkthyer nga Tiranapost.al.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook