Lidhu me ne

Temporal

Nuk e bëjnë dot Shqipërinë halabakët, hyzmeqarët, proletarët


Nga Edison Ypi

Kuja profetike

Zonjës së Eqerem Bej Vlorës i kishin mbetur nja 30 hyzmeqarë.
Kaq hyzmeqarë mund ti sillnin Bejlereshës, jo një gotë ujë, por tërë Vjosën.
Megjithatë Bejleresha vuri kujën me duart nga Qielli:
Boboooo si jemi katandisur. S’ka kush na sjellë një gotë ujë !
Kaluan 20 e kusur vjet.
Hyzmeqarët e bejlerëve u bënë ministra dhe nëpunësa.
Bejlerët e hyzmeqarëve përfunduan nëpër burgje dhe pushkatime.
Kuja e Bejlereshës kishte qënë profetike.
Pa bejlerë, pa hyzmeqarë, pa gota, pa ujë, pa brek në bythë, pa byth në brekë, pa asgjë prej gjëje, Shqipëria u bë e tëra shkretëtirë.
Po cilët ishin, në të vërtetë, “bejlerët dhe agallarët” e Shqipërisë, ata që, falë propagandës së kurvit mbështetur nga hyzmeqarët, për veshët e shqiptarëve të sotëm ende tingëllojnë si “xhindët dhe lugetët” ?
Bejlerët dhe agallarët e Shqipërisë ishin “barinjtë” më të mirë të Historisë së saj.
I gjithë mendimi iluminist është përpunuar dhe përcjellë prej Bejlerëve.
Pothuaj të gjithë rilindasit shqiptarë ishin Bejlerë.
Poeti më i madh rilindas ishte një Bej.
Eqerem Bej Vlora ishte eruditi dhe atdhetari më i madh i kohës së vet, dhe një nga më të mëdhenjtë e Historisë së Shqipërisë.
Dëshmitë historike më të besueshme për individët dhe situatat më të vështira të periudhës më problematike të Shqipërisë moderne, i ka dhënë pikërisht Eqerem Beu, konservativi më serioz dhe më i ndritur, i biri i Bejlereshës së kujës profetike.
Eqerem Beu, vendin e tij dhe popullin e tij, i donte dhe i sundonte.
Ta sundosh atë që do, dhe ta duash atë që sundon, për shumicën e shqiptarëve të sotëm, është paradoks, nuk bën sens. Derisa pohimin e mësipërm ta kuptojnë dhe ta pranojnë, shqiptarët do vuajnë.
Shqipëria ka nevojë për barinj të mirë, pra për bejlerë.
Kot lodhen parellinjtë e sotëm t’i konkurrojnë Bejlerët.
Nga Eqerem Beu tek gjyshi im që e mbushi Shqipërinë me kopilat e tij, bejlerët janë të pa konkurrueshëm.
Para se ta pushtonte hordhia e komunistave, në raport me popullsinë Shqipëria kishte aq Bejlerë, Agallarë, Zotërinj, fukarenj, hyzmeqarë, sa kishin të gjitha vendet përreth saj.
Pa u rivendosur ky raport, s’bën hajër Shqipëria.
U bëtë të gjithë hyzmeqarë dhe të gjithë bejlerë. I provuat të dyja, dhe përpikmërisht sipas Kujës Profetike të Bejlereshës, nuk i dhatë dot asnjë gotë ujë njëritjetrit.
Pa Bejlerë, ju hedh në erë tritoli, ju grin korrupsioni, ju përpin fukarallëku, ju zhduk krimi në familje. Pa Bejlerë nuk mund të arrini kurrkund. Pa bejlerë do kalbeni. Pa Bejlerë do ngordhni.
Nuk e bëjnë dot Shqipërinë halabakët, hyzmeqarët, proletarët.
Shqipërinë e bëjnë vetëm Bejlerët.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook