Lidhu me ne

Sport

Euro 2020/ Të gjitha detajet dhe kuriozitetet nga kompeticioni i shumëpritur evropian që nis sot



Euro 2020 nis sot me ndeshjen Turqi-Itali (në Romë) edicionin e 16 të këtij kompeticioni. Ndeshjet e Euro 2020 do të shtrihen në kohë në harkun e një muaji, nga 11 qershori deri më datën 11 korrik. Do të luhen 51 ndeshje gjithsej, pasi është hequr siç dihet nga programi takimi që luhej dikur, për vendin e tretë dhe të katërt. Franca konsiderohet si skuadra favorite, ndërsa vendet debutuese janë Finlanda dhe Maqedonia e Veriut. Titulli nga Kampionati i mëparshëm Europian i Futbollit i mbajtur në vitin 2016 u fitua nga Portugalia, kampione në fuqi.

24 SKUADRA TË NDARA NË 6 GRUPE

Grupi A: Turqi, Itali, Uells, Zvicërr.
Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia
Grupi C: Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedonia Veriore.
Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Republika Çeke.
Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia.
Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania.

FINALJA NË “WEMBLEY”

Italia, Gjermania, Danimarka, Holanda, Anglia dhe Spanja do të kenë privilegjin për t’i zhvilluar që të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në shtëpi, ndërkohë sfidat e fazës me eliminim të drejtpërdrejtë do të vijojnë nëpër qytete të ndryshme, ndërsa takimet e mbetur në “Final four”, pra nga faza gjysmëfinale e më tej do të mbahen në Londër në Wembley, më 11 korrik 2021.

PËR HERË TË PARË

Për herë të parë në histori, që nga krijimi, një evropian shtyhet, por ky është vetëm detaji i parë, pasi për herë të parë ekipet përfaqësueses grumbullojnë 26 lojtarë. Për herë të parë në një Evropian do të kryhen pesë zëvendësime dhe nëse ndeshja shkon në shtesë, gjashtë të tilla. Për herë të parë në Evropian do të aplikohet edhe sistemi VAR.

RISIA E EURO 2020

Risia tjetër e këtij Evropiani është shpërndarja në 11 shtete të ndryshme, duke nisur që nga Roma, San Petersburg i Rusisë e Baku i Azerbajxhanit, për të vijuar në Sevilla, Mynih, e të tjerë qytete për të përfunduar në Wembly të Londrës, ku do të luhet edhe finalja e madhe.

PARASHIKIMET: FRANCA FAVORITE

Të parashikosh në futboll shpesh është e vështirë aq më tepër në një turne të tillë, e ka bërë diçka të tillë Observatori i Futbollit, duke përfshirë në statistika, vlerën e lojtarëve, moshën etj. Në këtë klasifikim të veçantë, favorite shihet Franca, e ndjekur nga Gjermania, Spanja dhe Anglia.

FITUESI MERR 34 MILIONË EURO

Çdo federatë merr plot 9,25 milionë euro vetëm për pjesëmarrjen, ndërsa federata e skuadrës përfaqësuese që do të triumfojë në “Wembley” më datën 11 korrik do të përfitojë 34 milionë euro. Në fazën e grupeve një fitore vlen 1 milion euro, një barazim ndërkohë 500 mijë euro. Kalimi në 1/8 i garanton cdo skuadre 1.5 milionë euro, cerekfinalet vlejnë 2.5 milionë euro, ndërsa skuadra që shkon në gjysëmfinale përfiton 4 milionë euro. Për seicilën nga dy finalistet shkojnë 5 milionë euro.

NËNTË LOJTARË ME ORIGJINË SHQIPTARE

Janë nëntë lojtarë me origjinë shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë eveniment madhështor. Tre lojtarë shqiptarë janë të Zvicra, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Ndërkohë gjashtë shqiptarë të tjerë janë te Maqedonia e Veriut: Visa Musliu, Egzon Bejtulai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani.

11 STADIUME, 11 VENDE

Vendet e përzgjedhura janë Londra, Roma, Mynihu, Budapesti, Bukureshti, Kopenhageni, Sevilja, Amsterdami, Gllazgou si dhe qytete si Baku dhe Shën Petërsburgu. 9 nga 11 vendet që organizojnë këtë aktivitet përfaqësohen me skuadrat e tyre kombëtare, kështuqë në fazën finale të këtij kompeticioni mungojnë vetëm vende si Azerbajxhani dhe Rumania

QENI PREDIKUES I NDESHJEVE

Predikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke prediktuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve. Qeni parashikoi një barazim për ndeshjen hapëse (sot) mes Italisë dhe Turqisë.

LOGOJA ZYRTARE E EURO 2020

Logoja zyrtare e EURO 2020 u prezantua në një ceremoni të mbajtur në Londër më 21 Shtator 2016. Logoja përshkruan trofeun “Henri Delaunay” të rrethuar nga tifozët në urë, i cili sipas UEFA përfaqëson se si futbolli lidh dhe bashkon njerëzit. Përveç kësaj, secili qytet pritës do të ketë versionin e tij të kësaj logoje.

TOPI ZYRTAR “UNIFORIA

Topi zyrtar i UEFA EURO 2020 i quajtur “Uniforia” u prezantua më 6 nëntor 2019 nga Adidas. Emri i topit rrjedh nga fjalët unitet dhe eufori.
Maskoti zyrtar i UEFA EURO 2020, e quajtur “Skillzy” u prezantua më 24 Mars 2019 dhe u frymëzua nga stili i lirë i futbollit, futbollit në rrugë dhe kulturës “panna” (kalimi i topit ndërmjet këmbëve te kundërshtarit).

KALENDARI I NDESHJEVE

Orari i ndeshjeve të Kampionatit Europian 2020:

Grupi A
Turqi – Itali
Uells – Zvicërr
Turqi – Uells
Itali – Zvicërr
Zvicër – Turqi
Itali – Uells

Grupi B
Danimarkë – Finlandë
Belgjikë – Rusi
Finlandë – Rusi
Danimarkë – Belgjikë
Rusia – Danimarka
Finlandë – Belgjikë

Grupi C
Austri – Maqedonia Veriore
Holandë – Ukrainë
Ukrainë – Maqedonia Veriore
Holandë – Austri
Maqedonia Veriore – Holandë
Ukrainë – Austri

Grupi D
Angli – Kroaci
Skoci – Republika Çeke
Kroacia – Republika Çeke
Angli – Skoci
Kroacia – Skocia
Republika Çeke – Anglia

Grupi E
Poloni – Sllovaki
Spanjë – Suedi
Suedi – Sllovaki
Spanjë – Poloni
Sllovaki – Spanjë
Suedi – Poloni

Grupi F
Hungari – Portugali
Francë – Gjermani
Hungari – Francë
Portugalia – Gjermania
Portugalia – Franca
Gjermani – Hungari

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook