Lidhu me ne

Aktualitet

Pse Berisha kërkon të rikthehet në krye të PD? Ngjela: Dy politikanët më të frikësuar nga Amerika

ME VIDEO/ “Më ka hequr trurin”, Spartak Ngjela flet për gruan që po e 'luan  mendsh' kohët e fundit: Fizikisht dhe mendërisht… – Dosja AL

Nga Spartak Ngjela

Politika amerikane, në lidhje me Shqipërinë, e thekson hapur se: dy janë segmentet që cenojnë sigurinë e Amerikës në Shqipëri – korrupsioni i lartë shtetëror dhe, ndërhyrja e Rusisë me veglat e saj në Tiranë.

Korrupsioni në Shqipëri është multifunksional: në politikë, në media dhe në krimin e organizuar.

Goditja ka filluar…

l.

Këta janë, në fakt, dy aspektet themelorë të banditizmit politik dhe degradimit antishqiptar; të gazetarisë shqiptare dhe stacioneve televizive në Shqipëri.

Por, politika amerikane theksoi edhe faktin që ka një konflikt të hapur interesash në Ballkanin Perëndimor midis Amerikës dhe Rusisë.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni deklaroi që “Shqipëria është partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor”. Dhe, me influencën e tyre, e zgjodhën Shqipërinë anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Njëherësh me këtë, Amerika shpalli nongrata edhe ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe, njëherësh, politika amerikane theksoi se ajo “do t’a likuidojë në Shqipëri të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror”.

Po korrupsioni i lartë si po vepron?

Më të shqetësuar, që po e shprehin hapur shqetësimin e tyre, dallojnë të jenë Meta dhe Berisha. Kurse Rama deklaroi në kongresin e Partisë Socialiste se “të gjithë të akuzuarit për korrupsion nuk do të mbrohen nga partia”.

Domethënë që çështja është bërë tashmë konkrete.

Në të njëjtën kohë, Berisha po u thotë amerikanëve: “unë do të marr sërish Partinë Demokratike”. Siç shihet, këtij po i duket se po merr kryesinë e Partisë Demokratike në Uashington. Është në rënie mendore, prandaj amerikanët po qeshin me të për gjendjen psikike që paraqet, sidomos për atë “dashurinë e tij të madhe” për Amerikën, që i ngjan si dy pika uji “dashurisë” së Enver Hoxhës për Bashkimin Sovjetik, kur politika sovjetike e kish quajtur armik të Bashkimit Sovjetik. Historia e një vendi e përsërit vetveten edhe në përsëritjen e liderëve me marrëzi të barabartë. Kjo është e njohur tani.

Po tabloja shqiptare si duket sot?

ll.

Shqiptarët sot janë të pushtuar nga korrupsioni. Por kjo nuk është një gjë e re, sepse deri tani sunduesit e qeverive shqiptare kanë qenë të egër, zhvatës të shtetit dhe të shqiptarëve, kanë qenë edhe shitës të pështirë të interesit kombëtar. Por kohët ndryshuan.

Pas njëqind vjetësh, erdhi koha që këta zhavatës të shkallmohen me gjithësej, me prona, me para, dhe më pas, edhe me dënim penal.

Kjo është ajo që po përgatitet dhe pritet të shfaqet me forcë këto ditë të para të kësaj vere.

Dhe duhet theksuar që kjo është një gjë e sigurt tani. Përditë po dalin prova dhe korrupsioni i lartë shtetëror duket si i pashpresë. Dhe realisht nuk ka shpresë, sepse reforma antikorrupsion, në spektrin e drejtësisë, ka marrë ndërkaq formën e një sistemi të plotë juridik.

Por, likuidimi i korrupsionit në Shqipëri, do të krijojë realisht atë mundësi të humbur historike që shqiptarët e humbën në vitin 1912, dhe e vuajtën në 109 vjet.

Shqipëria do bashkohet me Kosovën, dhe shqiptarët do të fillojnë një jetë të re kombëtare, me ngjarjet proshqiptare, në të katër shtetet me kombësi të gjerë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Mos harroni! Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, shtete shqiptarësh janë. Dhe, mos harroni gjithashtu, se edhe Greqia një shtet shqiptarësh është…

lll.

E gjithë kjo situatë me frymë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, do të vijë menjëherë pas rrëzimit me akuzë penale dhe konfiskim të pronave të grabitura të kryeministrave dhe ministrave të korruptuar, hajdutë në tri dekada.

Këtë, në fakt, po e përsërit prej tre vjetësh politika amerikane. Por, për të arritur këtë, duhen eliminuar sa më shpejt liderët historik të korrupsionit shqiptar, të cilët kanë shitur e po duan të shesin interesin kombëtar. A e di politika amerikane këtë? Nga shenjat dhe lufta që po iu bën të korruptuarve, kuptohet që politika amerikane është në dijeni të plotë të gjithçkaje. Madje ka shkuar deri në një proces me akuza që po vijnë nga shpallja non grata e krerëve të korrupsionit të lartë në Shqipëri.

Në vendet me fe islame, korrupsioni i lartë shtetëror, si rregull, është bashkuar me terrorizmin islam. Dhe ky dihet tani që është shqetësim amerikan.

Po në Tiranë, çfarë po ndodh aty, mbas goditjes drastike që politika amerikane i dha Sali Berishës për korrupsionin e tij familjar?

Asgjë e veçantë, dallon: mbrojtja pa sens logjik e Saliut, frika e të korruptuarve, shqetësimi i korrupsionit mediatik; dhe, më në fund, pritja optimistike e shqiptarëve për çlirimin e tyre.

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore17 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix17 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook