Lidhu me ne

Kryesore

Rama poston foto nga plazhi i Velipojës, por pendohet dhe e fshin; disa orë më parë aty ndodhi ngjarja e rëndë me 4 viktima

Rama poston foto nga plazhi i Velipojës, por pendohet dhe e fshin; disaKryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një postim në rrjetet sociale për Velipojën, aty ku disa orë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Rama postoi një foto nga plazhi i Velipojës, krahas së cilës shkruante: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur.

Por kryeministri e fshiu postimin, pasi pati reagime të shumta, ku i kujtonin ngjarjen e rëndë. Pasi e fshiu foton ai ka publikuar një video për shërbimet e reja në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Rama poston foto nga plazhi i Velipojës, por pendohet dhe e fshin; disa

U konfliktuan për shezlongët/ Katër të vrarë dhe dy të plagosur në Velipojë, mes tyre një 20-vjeçar; detaje mbi ngjarjen

U konfliktuan për shezlongët/ Katër të vrarë dhe dyFoto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesantës në Velipojë. Për pasojë kanë humbur jetën katër persona dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Konflikti i armatosur ka ndodhur mes pronarëve të dy hoteleve që ndodheshin afër njëri-tjetrit. Palët dyshohet se  u konfliktuan për shezlonget pasditen e djeshme. 

Viktimat janë Kujtim Ferracaku, dhe 2 anëtare të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj. I pajetë ka mbetur edhe Myzerim Zeneli punonjësi i shezlongëve, 20-vjeç.

Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, i cili është vrarë në një atentat të ndodhur ne vitin 2018. Ndërsa të plagosurit janë Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmedin Dyli.

Pas ngjarjes së reëndë forca të shumta policie kanë blinduar dje Velipojën. Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj përmes një prononcimi për mediat dha detaje lidhur me këtë ngjarje.

Ai tha se në konflikt është përdorur më shumë se një armë dhe se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dhe vënë para drejtësisë autorët. Brahimaj ka theksuar se konflikti ishte për motive të dobëta dhe ndodhi para hotel “Gocaj”.

“Rreth orë 00.30 minuta në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet të  jashtëm të hotel Gocaj, ku për shkak të konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta. Motive të dobëta, duhet të them për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.

Si rezultat ka gjetur vdekjen Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, dhe 2 anëtare të familje Gocaj, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç. I vdekur ka mbetur edhe Myzerim Zeneli 20 -vjeç punonjësi i shezlongëve, vetëm 20 vjeç. I plagosur në ngjarjen e rëndë ka mbetur Hasan Ferracaku 54-vjeç, si dhe Elmilind Dyli 17-vjeç.

Policia ka marrë masa dhe ka mbërritur në vendngjarje. Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë. Një pistoletë është sekuestruar. Janë sekuestruar një numër kamerash sigurie. Shumë shpejt do të ketë persona të arrestuar”, tha Brahimaj.

MË TEPËR

Mix38 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix40 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix42 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix45 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore50 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix55 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook